7 libra që duhet t'i lexojë çdo ndërmarrës

Libra

7 libra që duhet t'i lexojë çdo ndërmarrës

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 07:21
Ilustrim

Jo më kot thuhet që libri është miku më i mirë i njeriut, në të ndeshemi me realen, imagjinatën, situatat dhe subjektet që e karakterizojnë jetën tonë.

Librat janë shtyllë e ndërtimit të personalitetit dhe intelektit të njeriut. Sa më shumë që lexojmë dhe kuptojmë, aq më mirë do të arrijmë të pasqyrojmë dhe njohim çdo gjë rreth nesh. Andaj të posedosh një libër, do të thotë të kesh një pasuri të madhe nga e cila çdoherë do të korresh fryte.

Edhe në biznes, librat janë gjithmonë një burim i mirë për të nxjerrë ide të reja dhe për të rritur mundësitë drejt suksesit.

AkademiPune ju sjellë një listë me disa libra, të cilët është mirë të jenë pjesë e bibliotekës së secilit ndërmarrës.

1. “Zero te një” Peter Thiel bashkë me Blake Masters

I pari në listën tonë është “Zero të një”, një libër i shkruar nga bashkëthemeluesi i PayPal dhe investuesi i parë i jashtëm i Facebook, bashkë me studentin e tij Blake Masters. Ky libër nga fusha e ekonomisë sjellë ide inovative për bizneset fillestare dhe ka të bëjë me mënyrën e krijimit të kompanive që sjellin gjëra të reja.

2. “Si të flasim me këdo” Leil Lowndes

Në librin "Si të flasim me këdo", autorja e njohur Leil Lowdnes ka shpalosur sekretet e komunikimit të suksesshëm me të tjerët. Ky libër i domosdoshëm për të gjithë ndërmarrësit, mëson 92 mjeshtëri të vogla për të pasur sukses të madh në fushën e gjerë të komunikimit.

3. “Më mençur, më shpejt, më mirë” Charles Duhigg

Fitues i çmimit Pulitzer dhe autor i librit të njohur “Fuqia e shprehisë”, Charles Duhigg me këtë libër ju mëson sekteret për të qenë më produktiv në jetë dhe në biznes, duke u bazuar në kompani dhe individë të suksesshëm. Siç e thotë edhe titulli, me pak fjalë, ky libër mëton t'ju mësojë të veproni më mençur, më shpejt dhe më mirë.

4. “Deep work” Cal Newport

"Deep work" apo në shqip "puna e thellë" është një udhëzues i domosdoshëm për të gjithë ata që duan të jenë të suksesshëm në një botë të shpërqendruar. Në librin Puna e thellë: Rregullat për sukses të përqendruar në një botë të shpërqendruar, profesori Cal Newport flet për zhvillimin e aftësive të nevojshme për të arritur kulmin e produktivitetit.

5. “Mendësia” Carol Dweck

Një bestseller botëror, ky libër patjetër që duhet të jetë pjesë e bibliotekës se çdo ndërmarrësi. Përpos biznesit, libri "Mendësia" shërben edhe si një udhëzues për vlera në familje, jetë bashkëshortore apo edhe shkolla. Në këtë libër, autori jep këshilla dhe teknika së si të realizojmë potencialin brenda nesh duke ndryshuar mënyrën e të menduarit.

6. “Meetings Suck” nga Cameron Herold

Të gjithë janë të kënaqur kur takimet janë efektive. Eksperti i njohur i biznesit, Cameron Herold në këtë libër jep këshilla sesi të mbahen takime efektive për t’i ndihmuar të gjitha ndërmarrjet të jenë të suksesshme.

7. “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm” nga Stephen R. Covey

Botuar për herë të parë në vitin 1989, “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm” nga Stephen R. Covey është një libër biznesi i jashtëzakonshëm. Me më shumë se 15 milionë kopje të shitura, në këtë libër autori jep leksione për ndryshimin individual.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat