7 punë për njerëzit që e duan leximin

Libra

7 punë për njerëzit që e duan leximin

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 07:57
Libra

Për të pasur një karrierë të suksesshme, duhet të jeni duke e bërë punën që e doni apo diçka që keni pasion. Nëse kohën tuaj më të mirë e kaloni duke lexuar ndonjë libër, apo jeni prej atyre njerëzve që leximin e kanë pjesë integrale të jetës, atëherë mbase duhet ta shqyrtoni një karrierë që ju mundëson të jeni vazhdimisht afër librave.

Ka shumë punë që ju mundësojnë të diskutoni rreth librave, të shkëmbeni mendime me të tjerët, të merreni me punime, me shkrime të ndryshme, të diskutoni për letërsinë, etj. Ne ju sjellim disa prej këtyre punëve.

Librashitës

Ndër punët e para në listën tonë është librashitës. Nëse përpos leximit, dëshirë tjetër e madhe e juaja është edhe të flisni me të tjerët rreth librave dhe të shkëmbeni mendime, atëherë ideale do të ishte të konsideroni hapjen e librarisë tuaj.

Bibliotekar

Një tjetër profesion që mund ta konsideroni nëse jeni libradashës është të punoni si bibliotekar. Aktiviteti kryesor në këtë punë është kryerja e shërbimeve në bibliotekë dhe menaxhimi i saj. Një bibliotekar ka për detyrë t’i asistojë njerëzit rreth materialeve apo informacioneve që ata kërkojnë, për arsim, shëndetësi, punë ose tematika tjera.

Lektor

Një lektor merret me redaktimin e materialeve të shkruara për t’i përshtatur ato, për të korrigjuar stilin, për t’u siguruar që materiali është i lirë nga gabimet e mundshme si dhe për të ndikuar në përmirësimin e lexueshmërisë. Prandaj, nëse leximin e librave e keni më shumë se hobi, puna si lektor do të ishte po ashtu e duhur për ju.

Recensues i librave

Kjo punë mund të jetë edhe një punë dytësore sepse si recensues i librave jo gjithmonë kërkohet të punohet me orar të plotë. Në këtë punë, ju mund të fitoni para shtesë dhe në të njejtën kohë të bëni një punë që e doni. Një tjetër gjë e mirë që vjen si recensues i librave është se autorët e librave shumë shpesh ua dhurojnë librat e tyre recensuesve.

Narrator i audiolibrave

Edhe puna si narrator i audiolibrave ua mundëson ndërlidhjen e pasionit dhe dashurisë për librat me një punë që do ta doni dhe nga e cila mund të siguroni edhe të ardhura njëkohësisht.

Arkivist

Nëse jeni prej atyre njerëzve që keni aftësi të mira organizuese, e keni pasion mirëmbajtjen e librave, dorëshkrimeve, sistemimin e tyre, atëherë duhet ta konsideroni karrierën si arkivist. Këtë profesion mund ta ushtroni nëpër spitale, universitete, muze, biblioteka e shumë vende të tjera.

Avokat

Ndonëse profesioni i avokatit mund të tingëllojë si profesion i një natyre më ndryshe, e vërteta është se avokatët duhet të lexojnë jashtëzakonisht shumë. Prandaj, në listën tonë të punëve më të mira për ata që e kanë pasion dhe e duan leximin është edhe avokat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat