Një dhuratë hyjnore në bibliotekën e sentiemnteve letrare

Libra

Një dhuratë hyjnore në bibliotekën e sentiemnteve letrare

Nga: Lucian Gruia Më: 7 gusht 2020 Në ora: 06:14
Lacrimioara Iva

Një aforizëm është një thënie koncize, shprehëse dhe e paharrueshme që përmban një mendim të thellë ose një vështrim për jetën, me zbatueshmëri relativisht të përgjithshme. Për dallim nga proverbi, i cili ka një origjinë të vjetër dhe të popullarizuar, aforizmat zakonisht njihen (shkrimtarët, filozofët, politikanët, etj.), si dhe rrethanat në të cilat janë shkruar ose folur. Aforizmi është një mënyrë shumë më e shpejtë dhe bindëse e komunikimit me lexuesin se sa poezia dhe filozofia. Një aforizëm është një roman me një rresht. Hipokrati dha aforizmat e para, por ato ishin të kufizuara në fushën e mjekësisë dhe kishin kuptimin e gjetjeve të përgjithshme mbi sëmundjet dhe simptomat e tyre. Aforizmi është shërbëtori i mendimeve dhe mjeshtri i fjalëve. Aforizmi është tempulli më lapidar.

Aforizmi është një roman që lexohet me një psherëtimë. Aforizmat janë fjalë lakonike, thënë me kuptim. Aforizmi është eliksiri i mençurisë, i fjalimit të drejtë dhe të mençur, rrufeja e pavdekshme, zjarri pa flakë, rënia e së vërtetës së përjetësisë. Pas një seri vëllimesh poezish për fëmijë dhe të rritur, kryesisht të përkthyera në anglisht, italisht dhe shqip, Lăcrimioara Ivă vjen para publikut me një buqetë të bukur aforizmash, interpretuar nga shqiptari ynë, Baki Ymeri, një urë e lidhjes midis dy popujve, një shpirt fisnik dhe bujar që pothuajse të gjithë poetët tanë i ka përkthyer në gjuhën e tij amtare. Aforizmat e Lăcrimioarës janë jashtëzakonisht interesante, të bukura dhe moderne. Bëhet fjalë për fragmente të përkohshmërisë, në të cilat shndrisin lulet e përjetësisë. Fjalitë e shkurtra me kuptim të thellë dhe kuptim të gjerë do të tërheqin vëmendjen e poetëve të mëdhenj rumunë dhe shqiptarë. Autorja ndërton një botë ku mbizotëron ndjeshmëria, përsosja dhe inteligjenca.

Në librin "Flamuri i dëshirave", Lăcrimioara Iva vjen me tekste të zgjedhura që paraqesin pasqyrimin e një shpirti të shkëlqyeshëm, me mendime plot sarkazëm dhe satirë, një zonë me mençuri dhe lirikë të zotëruar nga energjia. Rruga historike e aforizmit është e gjatë, duke filluar nga Hipokrati e deri te Françesk Baconi, Goethe, Nitzsche, Karel Capek etj. Mendimet e saj janë shkëndija që ndikojnë në lindjen e shpresës së dritës. Aforizmat e saj lexohen me një "frymë". Në një epokë kur shumica e bashkëkohësve tanë "konsumojnë" ide të gatshme, merita e madhe e aforizmave të Zonjës Lăcrimioara Iva është që ajo stimulon gjendjen tonë reflektuese, duke na detyruar të mendojmë për veten tonë. Filozofia, shkenca kuintesenciale e mendimit, një veprimtari njerëzore specifike për njeriun, është prerogativë e gjithë njerëzimit, por edhe nëse të gjithë njerëzit filozofojnë, jo të gjithë mund të zhvillojnë një sistem filozofik. Është një situatë e ngjashme me atë në letërsi, ku, edhe nëse rumuni ka  lindur si poet, sipas Alecsandrit, jo të gjithë mund të shkruajnë një poezi me madhësinë e ”Ciganiadës|, etj.

Shumica e njerëzve të kufizohen në formulimin e një ose disa ideve filozofike ose përbërjes së një katreni. Nga ky këndvështrim, mund të themi se, meqë epigrami konsiderohet motra e vogël e poezisë, aforizmi është vëllau më i vogël i filozofisë. 100 vjet më parë, Lucian Blaga (1919) bëri debutimin e tij në vëllim, me poezi në aspektin letrar dhe me aforizma dhe mendime në fushën filozofike. Në të njëjtin vit, poeti i ri bëri debutimin e tij me poezinë në vëllimin "Poemat e dritës", i shoqëruar me filozofi, aforizma dhe mendime në pllaketën "Gurë për tempullin tim" (Sibiu, 1919). Se aforizmat dhe mendimet i përkasin krijimit filozofik të Blagës, dëshmohet, midis të tjerash, nga fakti që, pjesërisht, ato u ribotuan nën titullin "Përpjekjet Filozofike" (Timișoara, 1977).

Lăcrimioara Iva argumenton idenë e ekzistencës së themelimit, jo sipas konsideratave shkencore përmes realitetin material që ne e ndiejmë dhe matim, por mbi realitetin e brendshëm të ëndrrave që duam t’i realizojmë. Sipas Lucian Blagës, "Kënga e një zogu në heshtjen e një pyll sekular është zëri i Zotit në heshtjen e përjetësisë". Sipas Lăcrimioara Ivës, "Kam mësuar të mbaj shënime të momenteve, të mbledh katrorin e një mendimi, të lëviz një detyrë, të rrisë shpejtësinë e një reagimi, të fshihem në një kon me hije. Mësova ta zbërthej trishtimin në lot, por... ende nuk e kam gjetur antidotin për dashuri. A e gjeti dikush?”. Mendime, ide, përsiatje të tilla janë të mirëseardhura në një libër që mbetet si një dhuratë hyjnore në bibliotekën e ndjenjave tona.

Aforizma të zonjës Lacrimioara Iva

Aforizma

1. Shikoj në sytë tu dhe shoh zemrën. Mund të marr frymë e qetë: zemra ende troket!

2. Ylberi në horizont – një dhunti ngjyrash për shqiponjat!

3. Qëro një qepë. Mashtrim për të fshehur lotët e trishtuar nga të dashurit.

4. Ndonjëherë e di se çfarë do të ndodhë dhe atëherë preferoj të harroj dhe të jetoj momentin. Do të vijë koha për të përjetuar edhe çastin e nesërm!

5. Dikurë, në një tjetër jetë, doja të isha grua dhe u bëra. Tani dua të mendoj shumë para se të shpreh një dëshirë që mund të shënojë të ardhmen time.

6. Të gjithë zogjtë kanë zemër. Të gjithë peshqit kanë zemra. Të gjitha pemët kanë zemër. Jo të gjithë njerëzit kanë zemër. Si mund të njihen njerëzit që kanë zemër? Ata kurrë nuk e dëbojnë hënën nga dritarja! Kurrë!

7. Jeta e ka kthyer kohën kundër meje, dhe tani më kafshon deri në kockë. Unë e kafshoj një dru dhe ulërima mbetet e mbyllur brenda meje.

8. Meqenëse u përqafova nga karroca e gjyshit tim në rrugët e fshatit, tani e mbështes, madje do të thoja me kënaqësi, atëherë kur përqafohem nga karroca e kohës në rrugët e jetës!

9. Vetëm gjatë natës e heq maskën time. Përndryshe, nuk do të njihesha nga yjet, nga hëna dhe nga engjëjt që e vegojnë gjumin tim!

10. Sa herë i hapa pëllëmbët dhe i zgjasja te të tjerët. Kështu, unë e njihja goditjen e një thuprre, peshën e monedhave të papërpunuara, ftohtësinë e një shikimi. U bëra më e mençur? Duket se... po! Tani, megjithëse duket si një shenjë e rritjes së dobët, i mbaj duart e mia të fshehura në xhepa. Pothuajse gjithmonë i mbaj duart e fshehura në xhepa! Pothuajse gjithmonë!

11. Për ca kohë i kam vënë dry zemrës sime. E fsheha çelësin në lot. Kush do të jetë aq naiv sa të zbulojë vendin e tij të fshehjes?

12. Dëgjoje këngën e dëborës dhe do të ndjesh ngrohtësinë që buron! Shiko burimin pas shiut dhe do të zbulosh çmimin e qartësisë së tij! Më përqafo kur jam e mërzitur dhe do të zbulosh se sa shumë të dua!

13. Gjshja e tjerr leshin. Unë ulem në një shkëmb dhe i tjerr mendimet.

14. Dua të më shesish ose të më marrësh me qira një sekondë. Do spërkas sheqer mbi to. Nuk dua që ajo të jetë aq e hidhur porsi shumë sekondat e jetës sate!

15. Më dhemb fyti. Ndoshta kam shqetësim të laringut! Ndjej shpime në gjoks. Nuk është takikardi, por taki-shpresë. Luledielli në sytë e mi. Kam hepatitë! Kur isha në pyll zgjodha një kërpudhë. Kur shikova lart, pata një hernie të rrezikshme, rrezikun për t’dashuruar!

16. Është koha për të dërguar kopetë e shqetësimeve në dimërim. Do të duhej të blej disa shpresa besnike, për ta këmbyer buçitjen e zbuçitjes me një fyell të përmallimit. Është koha për t’i dërguar ndjenjat e mia tek ti!

17. Foleja ime është në zemrën tënde. Atje fluturoj kur më mungon. Në atë fole mbledh forcën time, i ushqej ëndrrat. Nga dashuria e madhe çër ty, unë kurrë nuk shpërngulem. Kurrë!

18. Të gjitha rrugët të çojnë në zemrën tënde: rrugë nëpër fusha misri, rrugë nëpër fusha thekre, rrugë nëpër hije… Disa morën trenin, anijen, aeroplanin. Për dallim prej tyre, unë mora krahë. Mora krahë!

19. Shkel mbi kujtime si mbi thëngjijtë e ndezur. Porsi një fakir, nuk ndiej dhimbje. Ngjitem në një litar, fundi i të cilit nuk mbaron askund. Vetëm ti mund t’ia gjesh fundin, do ta kesh më lehtë për të më gjendur. Levitoj që mos të ta shtyp lotin. Teleportoj një ndjenjë të heshtur... zi e di se sa e vështirë është heshtja. Do të përpiqesha të të hipnotizoj, por... kam frikë. A do të jem në gjendje të të nxjer nga transheja?

20. Disa njerëz hapin sytë në kohën e duhur dhe kapin poza qesharake: një iriq që lejon të përkëdhelet nga një kaktus, duke menduar se është nëna e tij; një delfin duke kaluar nëpër një unazë fejese; në mbretërimin e tij, Era, duke mbledhur dokumentet dhe pastaj duke i skeduar!

21. Lotët e mia u pranuan në instancë! Sentenca do të shqiptohet së shpejti. A do të dënohem me romatizëm të përjetshëm?

22. Kur jam e trishtuar, përqafoj një pemë. Kur jam e lumtur, i bëj vetes pyetje të cilave ua gjej përgjigjen!

23. Isha duke rendur nëpër lëndinat e jetës, tani vesh rroba kamuflimi dhe vajosem me të gjitha vajrat, në mënyrë që të mos ndjehem e babëzitur, por... ende nuk ndjehem e sigurtë. Dridhem në fëshfërimën e një gjethi dhe mendimet e mia dremisin lepurisht. Atje, në lëndina, humba besimin tek njerëzit, si dhe vetëbesimin. Gjunjëzohem dhe lutem që kurrë të mos jem gjahtari. Jap dorëheqjen nga kjo gjendje për të qenë gjithmonë e gjuajur. E gjuajtur nga ti, nga koha, nga trishtimi!

24. E gatova një mendim derisa tavani të avullohej. Pasi të ngjesht, do ta pjek. Furra është e nxehtë, jeta është e nxehtë! Kush e mban flakën?!

25. Në portë të fqinjëve ai shkruan: "Vëmendje, qen i keq, kafshon!" Në portën time shkruan: "Vëmendje, qenia e trishtuar, po qan!" Fqinjët flenë paqësisht, unë... jo. Kush ka dëgjuar ndonjëherë për hajdutët që kanë frikë nga një qenie e trishtuar?

 26. Kam goditur një gozhdë në mur. Në të e vara zemrën time. Kush kalon pragun e shtëpisë sime mbetet i befasuar. Kush tjetër ka parë një zemër të ekspozuar në shikim? Nesër do të godis një gozhdë tjetër në mur. Nëse dëshiron, mund të ta var edhe ty zemrën në të. Me kusht që të mos kesh një zemër të rëndë, unë kam vetëm thonj, nuk kam kaçavida!

27. Kam hedhur kaq shumë fjalë në erë sa nuk kuptoj se cilat janë gjethet, cilat fjalë janë!

28. Natë. Kantier në ndërtim. Midis rrënojave, dashuria jonë hyn në dhimbjet e ndërtimit. Mundohem ta thyej me dhëmbë kordonin që na lidh. Uji u shkëput kaherë. Dhimbjet janë gjithnjë e më këmbëngulëse. Natën, rrënojat, uji, qenjtë endacakë dhe unë, të paaftë për ta thyer kordonin që na lidh!

29. Po ngec çuditërisht në rrugë, ajo shpresë e vjetër rri në një stol dhe inspekton rrugën. Pluhuri i ngritur nga një karrocë ia shpupuris fustanin. Kaherë kishte kërkuar një arsye për tu grindur. – Të haftë fati për të të  ngrënë, a nuk ke parë se sa e pispillosur jam? Vizituesi, njeri i mençur, e injoroi atë dhe çoi karrocën e kohës përpara. Kush e vë mendjen me një shpresë të vjetër?

30. Hej o gjysh, mos u fshih pas asaj reje! Eja tu japim ujë kuajve! Murgu, Șarga, Nela hingëllojnë nga malli.

31. Nuk i besoj lumturisë! Ajo zakonisht më përshëndet kur ec, mezi më shikon. Trishtimi është diçka tjetër. Ajo ndalon dhe më udhëzon, me dëshirë ose pa dëshirë, ajo kurrë nuk duket me nxitim të them lamtumirë.Gjithmonë ka kohë për një kafe!

32. Fëshfërijnë gjethet e dëshiruar e të padëshiruar! A mund të mbështetesh në fjalët e tyre? Harabeli rrinte i bezdisur, duke e pritur më kot një përgjigje. Më është dashur të rrezikoj veten të kem besim tek gjethet!

33. Ky kancer është një lloj ... "kafshëplenonazmi"! Po ecën përpara apo po tërhiqet prapa? Ose korrigjent në gramatikë, ose i dashuruar. Dikurë ngjiteshim në shkallët e padukshme që lidhshin tokën me qiellin. Unë isha një ... "i dashuruar me pleonazmin". E rëndë kjo temë gramatikore!

34. Të përkëdhelësh kreshtën e një kodre, të puthësh qepallën e një syri të njomë, të vraposh me lumturisht në majë të hundës ... Ka kaq shumë shumë mundësi për të mos humbur momentin!

35. Kam mësuar të mbaj llogarinë e çasteve, të katroroj rrënjën e një mendimi, të lëviz një detyrë, të rrisë shpejtësinë e një reagimi, të fshihem në një kon të hijes. Mësova ta zbërtheja trishtimin në lot, por ... ende nuk e kam gjetur antidotin për dashuri. E ka gjetur dikush?

36. Jeta - pak gëzim në barkun e një balene!

37. Një qark bosh - shpirti. Ndjenjat kullosin mbi imazh, të papenguara!

38. Një nga strategjitë e gruas është të zgjas litarin, por jo shumë, vetëm sa të jesh e falur!

39. Rrah një gozhdë në mur – verëse për kujtime!

40. Fjalët e nënës janë krahë fluturash: nuk mund të përkëdhelen!

41. Aftësi - të lansosh një ndjenjë të brishtë me hobenë!

42. Unë shes lesh pambuku në shkop! Bletët gëlojnë, duke u fëmijëzuar!

43. Kajsitë kanë marrë formë - mbledhësit do të vijnë t’i peshkojnë!

44. Rrokullisje mbi kërthizë... një tjetër rrudhë erdhi për ta strehuar!

45. Fëmijërinë time e fsheha në rrënjën e një katrori. Duke menduar gjeometrikisht, nuk do të jetë vështirë për ta gjetur!

46. ​​Vesa humbi syzet e veta nëpër bar. Për të mos i shtypur, mendimet e mia morrën krahë!

47. Kush ia tërhoqi rrotën orës sime biologjike? Ekzistoj apo ëndërroj?

48. Erë gëlqereje. Gjyshja i pikturoi kujtimet!

49. Filozofia - të mrekullohemi në heshtje. Një fëmijë ka sukses!

50. Buajt e tërheqin zgjedhën. Vendi është një fushë beteje. Unë – një kokërr në këllëf!

51. Fakir është molla. Dremit mbi gjilpëra. E hipnotizuar nga një iriq!

52. Zemra rri në një kafaz. Tundimet e lira rrinë në pritje!

53. Të nxituara jashtë rrugës janë disa ndjenja! Për të arritur në destinacion marr biçikletën. Nga nxitimi i madh ato bien, duke shkaktuar ose një palosje, ose një zhvendosje ose një thyerje. Jam e kujdesshme, kurrë nuk i dërgoj ndjenjat e mia në rrugë pa një pajisje të ndihmës së parë! Kurrë!

54. Uji që kalon mbi tre gurë pastrohet! Jemi të rrethuar nga misteret: misteri i fshehur i numrit tre, misteri i fshehur i gurëve të lumit, misteri i fshehur i ujit... Cili nga këto mistere të shumta i pastron mendimet? Cili?

55. Nuk i kam prerë pemët, frutat e të cilëve më kanë gërryer dhëmbët, dhe as nuk i kam larguar njerëzit, veprat e të cilëve dukeshin mëkate në sytë mi! Naive apo jo, unë fluturoj sa më afër njerëzve, duke qenë e tërhequr nga rrahjet e zemrës së tyre!

56. Për të qenë përsëri një tërësi, kërkoj gjysmën tjetër. Po e kërkoj me ngulm, madje mund të thoja me kokëfortësi. E kërkoj midis yjeve, në thellësinë e ujërave, në kraterat e vullkaneve, në pikat e shiut. Por nuk gjendet!… Pas derës, gjysma tjetër e pret momentin kur do ta gjej!

57. Shikuar përmes një kryqi, qielli është aq afër saqë të preket me një lutje!

58. Mos qeshni me shëtitjet hezituese të zogjve! Të paktën ata arrijnë të ecin, ndërsa ne as nuk mund të përplasim krahët! Të paktën një!

59. Secila erë dekonspiron një zanat! Bari i proshkët - kositje, brumë i majave - byrek, qymyr - mekanik i lokomotivës me avull, lëkurë - këpucëtar, medikamente - infermiere, teneqe - kallaj. Hmm! Barra e rëndë për engjëjt! Zot, sa zejtarë kanë arritur në parajsë!

60. Në lotët e mi shtrihej midis dy muzgjeve një mënz që shqeponte!

61. Gjyshi ia kishte futur një tel në fyt derrit. Dukej elegancë, por... grahma e tij ishte e njëjtë... Era e hapi portën dhe një tufë kujtimesh hyri në kopsht. Të gjitha kanë tela në gojë, që të mos derdhen në zemrën time!

62. Më fal, o Zot! Ndonjëherë jam e lumtur pa e ditur pse!

63. A i bien dhëmbët diellit? Nëse po, një ditë ai do të ketë nevojë për një protezë. Tani për tani ai kafshon gjithçka që mundet, por... veçanërisht ai më kafshon mua. Shikoni si po shkrihem nga një moshë në tjetrën!

64. Modestia - arti për të fluturuar duke ta mbajtur brendësinë në ekuilibër të përsosur në majë të hundës!

65. Arti i joshjes - sytë e vesës që tundin qerpikët e tyre!

66. Daljen nga labirinti e gjeti era. Të gjithë do ta dinë atë!

67. Jam një fletë e bardhë! Edhe pse nuk je filozof, ti di të mendosh për mua!

68. Modestia - megjithëse ka yje në ballë, qielli shikon nga poshtë!

69. Të nxitosh ngadalë drejt vdekjes! Strategjia e kërmillit thotë shumë për mençurinë e tij!

70. Kjo fontanë gjithnjë më shikonte si një krijesë e çuditshme. Ajo kurrë nuk ishte e sigurtë nëse isha një gjeth, apo nëse isha një lot!

71. Isha aq e dashuruar saqë gëlltita një sy prej vese, duke menduar se ishte syri yt. Tani, unë kam tre sy dhe shoh zogjtë që e dekorojnë qiellin me vargje. Kush e di, mbase një ditë do ta gëlltis diellin duke besuar se është shpirti yt!

72. Megjithëse mban një kapelë - një shenjë dallimi mashkullor, ky mendim nuk ka mënyra të zgjedhura, siç do të ishte e natyrshme për një fisnik. Ai u ul në karrige dhe shikoi jashtë dritares së tramvajit. Pranë karriges së tij, në këmbë, është një shpresë shtatzënë dhe një keqardhje me tempujt gri. "Hej, i dashur zotëri, po pretendon se po bie shi?!" Edhe pse u injorova, ndjehem sikur e bëra detyrën time, isha përpjekur të dilja me një mendim të pagdhendur!

73. Sa mirë! Askush nuk mund ta shohë shpirtin: ai gjithmonë del jashtë duke e përveshur vetëm një krah!

74. Në pasqyrën e avullit vizatoj momentet e kaluara dhe e mbaj mend vetëveten. Ku kam qenë deri tani? Isha e gatshme të kthehem pa mua me flokë të thinjura!

75. Shalqi i copëtuar. Milingonat në marshim të dasmës. Sytë gjithandej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat