Dy fjalë reflektuese për librin “SYTË E SAJ PIKONIN DASHURI” të autorit Mikel Gojani

Libra

Dy fjalë reflektuese për librin “SYTË E SAJ PIKONIN DASHURI” të autorit Mikel Gojani

Nga: Lekë Mrijaj Më: 20 gusht 2020 Në ora: 00:07
Dy fjalë reflektuese për librin “SYTË E SAJ PIKONIN DASHURI” të autorit Mikel Gojani

Bibliotekës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë i shtohet edhe libri i radhës qe titullohet “SYTË E SAJ PIKONIN DASHURI” (Me Verën, 4 dekada bashkë), të cilin libër autori Mikel Gojani, ia ka dedikuar bashkëshortes së tij të ndjerë: Vera Zefi-Gojani, e cila është pesha apo subjekti kryesor i librit e që vetë autori është përqendruar në kohën dhe ngjarjen e së vërtetës me subjektin e librit, me të cilën vetë autori ka kaluar për afro katër dekada të tëra me një dashuri të sinqertë me të dashurën e tij tashmë, të amshueshmen Verën. Tek po e lexoja me kureshtje çdo faqe të këtij libri “SYTË E SAJ PIKONIN DASHURI” (Me Verën, 4 dekada bashkë) të autorit Mikel Gojani, në gjuhë, art, stil dhe kulturë, bindemi plotësisht se ai, vërtetë, është një gjeni i llojit të vet (i cilësuar edhe nga disa autorë të afirmuar të letërsisë shqiptare), nga i cili mund të informohesh e të mësosh apo edukohesh për shumëçka. Njëkohësisht veç tjerash konstatoj se autori i rryer e me një përvojë të duhur dhe me një mjeshtri të rrallë në krijimtari ka arritur në mënyrë koncize ta mbarështojë mirë e mbarë gjithë atë mal faktesh të jetës, të buruara nga shpirti i tij, mal me një ditar të sojit biblik me plot e përplot kalvare kujtimesh, rrëfime, ese e psalme apo poezi nga më të ndryshmet etj., dedikuar bashkëshortes së tij-Verës, të cilët së bashku si një shpirt i përbashkët me dashuri, ndërtuan një familje të shëndoshë e të kompletuar me një kujdes të veçantë ndaj fëmijëve dhe mbarë të dashurve të tjerë të tyre e gjithçka tjetër.

Autori në fjalë apo rrënimtari i librit prof. Gojani në librin e tij, e potencon se vërtetë ka ndjerë obligim tepër modest, madje për t’i dedikuar një libër bashkudhëtares së tij, pikërisht duke i renditur disa fjalë homazhi, përjetësie dhe kujtimi për të, pikërisht një lum fjalësh të thella e të skalitura mirë mrekullisht, i cili veç tjerash po e shkëpus një fjalë të tij testament që thotë: “Fjalë do të mbesin si një palimpsest i tejkohshëm dhe nesër brezat tyre ta kenë një profil të tyre jetësor, që, një kohë, ata që nuk kanë mbërritur të i njohin, t’ju mundësohet ti shpalosin dhe ti njohin më nga afër se në ç’ kohë dhe në ç ‘rrethana kanë jetuar dy paraardhësit e tyre”.

Libri “SYTË E SAJ PIKONIN DASHURI” (Me Verën, 4 dekada bashkë) është sistemuar e konceptuar në tre kapituj (Pjesa e parë: KTHIMI NË REMINISHENCË (Me Verën, 4 dekada bashkë). Pjesa e dytë: FJALË TË
PIKËLLIMTA DHE LAMTUMIRE. Pjesa e tretë: MUNGESA E VERËS, ZBRAZËTORE NË JETËN TONË), paraprakisht në fillim me një prolog dhe fare në fund me një epilog tejet konciz të cilat koncepte janë të ndërlidhura me njëri- tjetrin, si të dy shpirtëra të pandarë apo me konkret si mishi me thoin e qe si moto ky libër radhës i autorit Gojani, bartë me vete një thënie lapidare të Visar Zhitit: “Unë jam larg, edhe nga jeta tani, edhe nga bota, siç e dini, jam vetëm dhimbje, që e ndjen dhimbjen nëpërkudo…” gjë që autorit i ka krijuar një dramë trazimi me shumë plagë të shpirtit të cilat i kanë krijuar emocione dhimbjeje edhe nga këto dhimbje. Ndaj, nga këto dhimbje të mëdha tek autori ka rilindur ditari i kujtimeve të tij, psalmet e skalitura mjeshtërisht të cilat e kanë formën e një dialogu mes autorit dhe subjektit të librit - Verës e cila zgjodhi jetën të jeton mes yjeve të universit të përjetësisë hyjnore.

Në librin disafaqësh, autori përmes ditarit të kujtimeve, eseve dhe poezive dedikuar bashkëshortes së tij të ndjerë Verës, me të cilën për afër katër dekada bashkëndau krajatat, mundimet, kujdesin për familje e gjithçka tjetër gjë qe kjo ndjenjë e autorit, e që përputhet po ashtu me mesazhet e romansierëve e poetëve më kulmorë të artit të cilët ndër të tjera shprehen poetët: “Poezia lind nga dhimbjet”.
Megjithatë prof. Gojani, prehjen shpirtërore, pos në libra e shkrime po e vijon me trashëgimtarët e frytit të dashurisë (djemtë Matjanin, Gramozin, vajzat Lura, Vlora si dhe nipat e mbesat e tij) por krijuesi i mirënjohur dhe tejet i frytshëm i letrave shqipe, profesor Goajni, shpresojmë se nuk do "ligështohet" në asnjë pikëpamje: as njerëzore, as shpirtërore, as letrare, pavarësisht këtyre sprovave të tij të ndodhura (nga elementet turbullues antikombëtare ndër epokë të ndryshme, paraluftës, gjatë luftës dhe të pasluftës), presim vepra të reja prej muzave mesazh-dhënëse e optimiste nga autori i këtij libri, prof. Gojani. Ndaj në cilësinë e recensentit në përmbyllje të dy fjalëve për librin: “SYTË E SAJ PIKONIN DASHURI” (Me Verën, 4 dekada bashkë), autorit i cili e ka humbur më të dashurën e tij-Verën i dëshirojmë qetësi e freski shpirtërore, shëndet për të personalisht si dhe për brezat e tij si duke i dëshiruar suksese të mëtejme në fushën e
krijimtarisë së librit mirëpritje nga adhuruesit e tij, lexuesit dhe bibliotekat tona kombëtare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat