Figura e Viron Konës në optikën e Bashkim Saliasit

Libra

Figura e Viron Konës në optikën e Bashkim Saliasit

Nga: Isak Ahmeti Më: 7 shtator 2020 Në ora: 07:48
Kopertina e librit

Mësuesi , gazetari dhe shkrimtari i njohur Bashkim SALIASI , në Takimin që kam pasur në Durrës me disa  poetë dhe shkrimtarë nga Tirana dhe Durrësi(14 gusht 2020), më ka dhuruar miqësisht , me dedikim ,  librin e tij më të ri me titull:

PARNASI SHEH ME BISHT TË SYRIT, që i është kushtuat shkrimtarit të njohur VIRON KONA , i spikatur në Letrat Shqipe, autor i më se 40 librave të botuar  dhe i qindra artikujve studimorë , kulturorë e letrarë në gazeta e revista  brenda dhe jashtë vendit , fitues i shumë çmimeve e trofeve në fushën e letërsisë etj.

*PARNASI SHEH ME BISHT TË SYRIT

Në labirintet e krijimtarisë së shkrimtarit Viron Kona , Tiranë 2019

(Intervista , bashkëbisedime  me lexues , artikuj letrarë e artistikë ).

Ky libër me vlera shumështresore  , të cilin po e marrim në shqyrtim ,  ka 654 faqe dhe është ndarë në tri pjesë, në tre kapituj ku zbulohet ,shkëlqimisht , figura madhore  e shkrimtarit Viron Kona , personaliteti krijues i tij  si shkrimtar , si publucist dhe si studiues.Krejt kjo është bërë përmes analizave dhe intervistave , sentencave dhe vlerësimeve që i bëhen shkrimtarit në fjalë.Nëpërmjet të këtij libri ,siç e thotë edhe vetë autori te shkrimi:FJALA E AUTORIT TË LIBRIT(fq.3-14), ka shfaqur portretin si shkrimtar dhe formimin e gjerë letrar e kulturor të Viron Konës(edhe Viron Kona ishte në Takimin e Durrësit me ç'rast më ka lënë mbresa të pashlyeshme), ka zbuluar vlerat dhe pikëpamjet e tij për jetën , artin dhe letërsinë , ashtu dhe mendimet plot tharm në fushën e gazetarisë dhe të pedagogjisë.Viron Kona , sipas autorit të librit në fjalë, por edhe sipas një vlerësimi të albanologut suedez Ullmar Qvick(të cilit i refetohet autori i librit , Bashkim Saliasi , është tipi i njeriut që duhet të shohim më shpesh në kohën tonë kudo , në tërë botën shqiptare , kur njerëzit në shumë raste kanë rënë në kllapi pa kuptuar identitetin e tyre shqiptar dhe rrugën e tyre drejt së ardhmes.Për më tepër , Viron Kona , sipas vlerësimit të U.Qvick-ut ,me fjalët e tij përhapë vetëm dritë  , dhe me këtë dritë sigurisht do të frymëzojë shumë nga bashkatdhetarët e tij.

-----------------------------------------------------------------

*Pak biografi për Viron Konën

Viron Kona u lind më 24 qershor 1950  në qytetin e Vlorës.Është diplomuar në UT , dega Gjuhë-Letërsi.Ka punuar në administratën e lartë shtetëore dhe në sektorë të edukimit  , artit , kulturës dhe arsimit ; mësues dhe drejtor në gjimnaze të kryeqytetit ; në vitin 2004   filloi punën në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës... Është anëtar i LSHA të Shqipërisë që nga viti 1981 , pas viteve 2004  , anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit dhe kryeredsktor i revistës "Siguria rrugore".

Ka botuar rreth 45 vëllime me tregime , novela  e romane për fëmijë  dhe për të rritur , është fitues i 7 çmimeve në gjininë e tregimit dhe novelës , fitues i çmimit UNICEF- AMC për librin më të mirë për fëmijë "EH , MORE BUBULINO!"që është përkthyer edhe në gjuhën suedeze .Deri tash ka zhvilluar rreth 300 takime me lexues nëpër Shqipëri dhe në disa vende të botës.Për jetën dhe krijimtarinë  letrare-artistike të Viron Konës janë shkruar dhe botuar dy libra:

1  BLERIMI I NJË FUSHE ME KRIJIME TË BUKURA(2010) me autor Ibrahim Hajdarmataj dhe

2.PARNASI SHEH ME BISHT TË SYRIT (2017-2019)me autor Bashkim Saliasi.

------------------------------------------------------------------

Duke iu referuar studiuesit Prof.dr.Hektor Veshit , autori Bashkim Saliasi shkruan me të drejtë kështu:VironKona: një"galeri" dashurie njerëzore  dhe krijimtarie , të pasur e të vyer .. kush s'e njeh , dëshiron me zjarr ta njohë...Portretin e Viron Konës , shkruan Bashkim

Saliasi , e zbukurojnë sinqeriteti  dhe thjeshtësia  , mirëkuptimi dhe butësia  , kthjellësia e mendimit dhe gjakftoftësia , miqësia e pastër dhe besnikëria.Temperamenti i tij i qetë , bën që ai të flasë edhe kur hesht.Përmes fjalës së matur dhe buzëqeshjes së tij të sinqertë (që e kam vërejtur edhe unë që në takimin e parë me të), ai përçon tek shokët dhe miqtë e tij mesazhe të ngrohta solidariteti dhe miqësie , respekti dhe dashurie ...(fq.12).

Krejt në fund të këtij shkrimi le të shprehem me fjalët e studiuesit të letërsisë,  Sejdo Harka , i cili në recensën e tij ,veç tjerash, shkruan , citoj:"Viron Kona , protagonisti kryesor i këtij libri të papërsëritshëm për nga gjuha dhe mënyra e konceptimit , shfaqet para lexuesve sa i thjeshtë  , aq edhe shumë dimensional , sa krijues , aq edhe punëtor i rrallë , tepër miqësor dhe atdhetar zemër-zjarr , që ,tërë jetën e ka karakterizuar butësia , sinqeriteti , mirëkuptimi dhe serioziteti .Prandaj dhe gëzon një respekt të padiskutueshëm të miqtë(tash edhe tek unë pas Takimit miqësor në Durrës), te shokët , qarqet krijuese , tek te gjithë ata që e njohin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat