Hapet Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2020”

Libra

Hapet Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2020”

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Pandemia ka shkaktuar digjitalizimin e shumë organizimeve. Një ndër to është edhe Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2020”, i cili në edicionin e tij të 7-të erdhi në formatin online.

Hapja e këtij Panairi u bë nën praninë e personazheve të ndryshme të letërsisë, ndërkaq drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli e cila përshëndeti të pranishmit duke vënë theksin tek rëndësia e librit si prioritet kombëtar.

Këtë vit në agjendë të këtij organizimi ka konferenca shkencore, prezantime librash, tryeza diskutimesh dhe interpretime.

Panairi i Librit i cili filloj më 10 shtator do të zgjat deri me datën 13 dhe blerjet e librave do të kryhen online.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat