“Receta pa Komb” i Saimir A. Lolja, ndoshta libri më i rëndësishëm i historisë 120 vjeçare të shqiptarëve

Libra

“Receta pa Komb” i Saimir A. Lolja, ndoshta libri më i rëndësishëm i historisë 120 vjeçare të shqiptarëve

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

“Receta pa Komb” i Saimir A. Lolja, është ndoshta libri më i rëndësishëm për historinë 120 vjeçare të shqiptarëve, me shpjegime jashtë klisheve zyrtare komuniste e neokomuniste të historisë sonë moderne.

Modest nga përmasat por aspak modest në trajtimin e shkaqeve të fshehta e të padukshme që sollën si pasoje ngjarjet më të rëndësishme të shqiptarëve qysh me pjesëmarrjen e zhgënjimin e tyre nga lëvizja e xhonturqve, copëtimi i territoreve shqiptare nga 2 konferencat e ambasadorëve në Londër, ndikimi i dy Luftërave Botërore mbi shqiptarët, marrja e pushtetit nga komunistet, grabitja e arit të popullatës në Shqipëri nga komunistët shqiptarë-jugosllavë-rusë dhe Britania prapa tyre, “incidenti” i organizuar me dijeninë e britanikeve i shkatërrimit të anijeve të tyre në Kanalin e Korfuzit.

Pasojat dhe ndikimi i brendshëm dhe i jashtëm mbi komunizmin, prapaskenat e ardhjes se demokracisë dhe instalimi ne pushtet i figurave te reja postkomuniste në pushtet në vitet e para të pluralizmit politik; një libër i shkruar me një gjuhe lakonike dhe shume profesionale nga shqiptaro-kanadezi profesor Saimir Lolja;

Një libër i përkthyer nga anglishtja nga Mirela Cako e që të “lehtëson bibliotekën…”, i sjellë nga novatorja nonfiction e enteve botuese në shqip, “Helga’s Secrets’.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat