Një dokumentar i hollësishëm për atdhetarin emblematik Nezir Zasellën

Libra

Një dokumentar i hollësishëm për atdhetarin emblematik Nezir Zasellën

Nga: Prof. Fetah Bahtiri Më: 17 shtator 2020 Në ora: 13:15
Kopertina e librit

”NEZIR ZASELLA LUFTËTAR DHE ATDHETAR I PËRBETUAR” është titulli i këtij libri me autor Avdyl Ukën. Që në fillim dua të theksoj se libri është një dokumentar me shumë e shumë të dhëna interesante e të hollësishme për jetën dhe heroizmat e një tribuni – Nezir Zasellës. Libri nuk e mban titullin monografi, por ai është një lloj moniografe historike e pasur për njeriun emblematik të rezistencës shqiptare ndaj sunduesve turq e serbë mbi trojet shqiptare. Gjithashtu dëshiroj të cek se Avdyl Uka ka bërë shumë mirë që i ka hyrë kësaj pune serioze dhe i ka vënë në letër gjërat të cilat shpejt me kalimin e kohës mund t´i mbulojë pluhuri i harresës. Tani e tutje çdo gjë, çdo fakt është i dokumentuar dhe i shkruar në libër dhe libri do t´u shërbejë edhe gjeneratave të ardhshme për t´i Avdyl Uka 274 pasuruar njohuritë për sfondin e ngjarjeve historike për një kohë e një njeri i cili pothuajse i përket historisë së re të shqiptarëve, konkretisht për heroizmat e trimit nga Shala e Bajgorës që quhet Nezir Zasella. Para se të thellohem më shumë në brendinë e librit, dua të theksoj se edhe autori, zotëri Avdyl Uka është një Nezir Zasellë i kohës më të re, i epokës së tanishme, i cili duke mbrojtur familjen e vet dhe pragun e shtëpisë, më 22 qershor 1991 shtiu me pushkën e burrërisë, trimërisë dhe të krenarisë kombëtare, pushkë kjo që jehoi në të gjitha trojet shqiptare. Avdyl Uka vrau në shtëpinë e vet paramilitarin serb Sllavenko Tomasheviq, i cili u kishte hyrë brenda në pikë të natës për ta masakruar familjen e Avdylit me rreth 20 anëtarë. (Për më shumë, shih librin prej 470 faqesh të autorit Hysen Ibrahimi me titullin “Avdyl Uka hero i dëshmuar i atdheut”, 2020). Kështu, pra, heroi Avdyl Uka shkruan libër për heroin Nezir Zasella. Aferim! Përndryshe, në librin ”Nezir Zasella luftëtar dhe atdhetar i përbetuar” lexuesit i prezantohen faktet që dëshmojnë se Nezir Zasella (1885 – 1945) ishte një atdhetar i devotshëm dhe luftëtar i madh për çlirimin e trojeve shqiptare. Ai kishte marrë pjesë në shumë beteja kundër okupimit turk dhe atij serb. Libri është i ndarë në katër kapituj, si vijon: Kapitulli i parë mban titullin ”JETA DHE VEPRIMTARIA E NEZIR ZASELLËS (1885-1945)”, Kapitulli i dytë ka titullin ”PORTRETE LUFTËTARËSH”, i treti ”MENDIME E VLERËSIME PËR NEZIR ZASELLËN” dhe i katërti – ”TRIMI DHE KËNGA”. Vërehet se ky dokumentar për Nezir Zasellën është redaktuar nga një dorë e vyer dhe e aftë për NEZIR ZASELLA LUFTËTAR E ATDHETAR I PËRBETUAR 275 materiale me përmbajtje historike, gjë e cila ia shton vlerën librit. Me të dhëna bindëse argumentohet se për Nezir Zasellën mbi të gjitha ishte Kombi dhe Atdheu. Faktet që i hasim dhe i lexojmë këtu dëshmojnë se emri i tij ia rriti nderin dhe ia shtoi namin Zasellës dhe Shalës së Bajgorës, ku në atë kohë për veprimtarinë luftarake si burrat më të shquar ishin Isa Boletini, Beqir Voca, Tafil Boletini, Sherif Vocan dhe pikërisht Nezir Zasella, protagonisti i këtij libri. Sipas të dhënave të paraqitura në kapitullin e parë të librit, Nezir Zasellën e gjejmë të angazhuar qysh në vitin 1903, kur ai ishte vetëm 17-vjeçar, në luftën e shaljanëve tek Ura e lumit Sitnicë, kundër garnizonit turk.

Neziri me bashkëluftëtarët e tij e kundërshtonin me forcë vendosjen e konsullatës ruse në Mitrovicë. Nezir Zasellën e gjejmë të mobilizuar edhe kundër forcave serbe në trojet shqiptare deri në Novi Pazar, e gjejmë në kullën e tij në kuvendime të shpeshta e të shumta me Isa Boletinin, Azem Bejtë Galicën, Xhemë Tërnafcin e shumë luftëtarë të tjerë, e gjejmë në të gjitha kuvendet rajonale dhe ndërrajonale si në Boletin, Melenicë, Vesekofc, Bare, Vidishiq, Selac, Kurillovë, ku u lidh besa e Shalës dhe Llapit, në Kuvendin e Bradashit, të Murgullës, të Ferizajit më 20 Korrik 1908, në Kuvendin te Verat e Llukës më 1910, ku u zgjodh Isa Boletini komandant i forcave të armatosura, në Kuvendin që u mbajt në Junik e në kuvende të tjera, të cilat i paraprinë Kryengritjes së Përgjithshme për çlirimin e Kosovës, në pranverën e vitit 1910 e gjejmë edhe si ushtar sypatrembur e vigjilent në ushtrinë e Isa Boletinit në Grykën e Carralevës kundër hordhive turke në betejat fytafyt me forcat osmane, e gjejmë si pjesëmarrës edhe Avdyl Uka 276 në shumë luftëra për mbrojtjen e Shalës së Bajgorës, duke qenë gjithmonë në lidhje të drejtpërdrejtë me luftëtarët e Shalës, Llapit, Drenicës dhe viseve të tjera të Kosovës, në vitin historik 1912 e gjejmë në mesin e kalorësve të armatosur, që i drejtonte Isa Boletini për të marrë pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, e gjejmë edhe në Lëvizjen e Kaçakëve në Kosovë në koordinim me Azem Galicën, Emin Boletinin, Arif Lisicën etj., në odën e tij në kuvende të shumta të udhëheqësve të çetave kaçake për të organizuar dhe vepruar për çështjen kombëtare, për t'i mbrojtur trojet shqiptare nga pushtimi serb e malazez, e gjejmë në bashkëpunim e bashkëveprim me të gjitha personalitetet e dalluara të rezistencës deri në vitin 1927 kur kaloi në Shqipëri, siç ishin: Azem Bejtë Galica. Arif Lisica, Bajram Zhazha, Bejtullah Shupkovci, Dibran Shosholli, Emin Boletini, Hajdar Shosholli, Hoxhë Kadriu, Isa Boletini, Jetullah Jetullahu, Lah Rashani, Mehmet Konjuhi, Mehmet Hasani, Osman Melenica, Osman Zhazha, Qerim Boletini, Rifat Banjska, Rizak Qabra, Shaban Buliqi, Shaqir Uka, Tafil Boletini, vëllezërit Bajçinovci, Xhemë Tërnafci, Ymer Kutllovci, Nezir Melenica, Xajë Kosova, Lah Rzhana, Lah Kotorri, Behë Mihaliqi etj., e gjejmë ne bejeta kundër xhandarmërinë serbe së bashku edhe me djemtë e tij – Manin e Zeqirit të cilët vriten, e gjejmë anëtar aktiv të Komitetit për Çlirimin e Trojeve Shqiptare me seli në Shkodër, e gjejmë në Fier të Shqipërisë gjatë viteve 1927 – 1941 aktiv sidomos prijës e drejtues të grupeve që organizonin aksione atdhetare e humanitare për pajtimin e gjaqeve, ngatërresave dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet shqiptarëve, e gjejmë të kthyer nga Shqipëria pas 14 vjetësh të qëndrimit atje në fshatin e vet, në NEZIR ZASELLA LUFTËTAR E ATDHETAR I PËRBETUAR 277 fshatin e lindjes – në Zasellën heroike, ku vdiqi dhe u varros në vitin 1945, e mbi varrin e tij valon ditë e natë Flamuri Kombëtar Shqiptar, me të cilin dhe për të cilin ai punoi dhe luftoi gjatë tërë jetës për t'i mbrojtur trojet tona shekullore dhe bashkimin e tyre. Në kapitullin e dytë të librit janë dhënë portretet e disa luftëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të Nezir Zasellës, dy luftëtarëve nga lufta e fundit për çlirim e Kosovës. Këta luftëtarë janë: MULLA HYSENI-PREKAZI (1890- 1952), RIZAK SELIMI-ÇABRA, MEHMET KONJUHI 1853-1925, BISLIM BAJGORA, MUHARREM SHALA, SHEMSI (ARIF) AHMETI 1969-1999, BEDRI RRAHMANI 1953-2013, QERIM BOLETINI 1892-1976 dhe LAH ZEJNULLAH ASLLANI (LAH RËZHANA) 1873-1946. Në kapitullin e tretë lexojmë opinione, mendime dhe vlerësime për figurën e Nezir Zasellës, ku gjejmë (i përmendim shkrimet të titulluara ashtu si janë dhënë në libër): TV MITROVICA, REPORTAZH NGA ZASELLA DHE NGA HAVALEASI I FIERIT, opinionet e gazetarit Hysni Syla, pastaj - HILMI RRAHMANI - NIP I NEZIR ZASELLËS, Dr. SKENDER SKENDERI, EMIN MORINA- një kosovar, nga Shupkovci, me prejardhje nga Zasella që jeton në Fier, NIPI ME EMRIN E GJYSHIT NEZIR RRAHMANI, MUSTAFË HAZIRI PËR NEZIR ZASELLËN, HAMDI SHYTI, HYSEN TËRNAFCI, UKSHIN SHOSHOLLI, BEJTULLA SYLA, REMZI MUJA, SABIT HASANI, REXHEP RRAHMANI NIPI I NEZIR ZASELLËS, MINATORI GREVIST QË LA GJURMË TË PASHLYESHME NË LËVIZJEN KOMBËTARE E SINDIKALE, HAJZER ISTREFI - BEDRI RRAHMANI RJEDH NGA NJË FAMILJE PATRIOTIKE E ATDHETARE, XHEVAT (SHAQIR) Avdyl Uka 278 UKA - ZASELLA NEZIR ZASELLA MERITON MË SHUMË, LIBRI DHE KULLA, NË ZASELLË PRANË KULLËS SË NEZIR ZASELLËS, U përuruan librat "Thesari Kombëtar" 7 e 8 dhe disa libra tjerë. U zgjodh ky vend historik, pranë kullës historike të atdhetarit Nezir Zasella, ku tema e bisedës ishte kryesisht për Nezir Rrahmani-Zasella, Dr. MEHMET RUKIQI NEZIR ZASELLA SHQUHEJ ME VIRTYTET MË TË LARTA TË PERSONALITETIT QË IA DHUROI TRADITA SHEKULLORE E POPULLIT TË VET, Nga dr. Nuhi Vinca VEPËR ENCIKLOPEDIKE PËR ÇËSHTJE JETIKE, AVDYL UKA PRANË KULLËS TË NEZIR ZASELLËS, Fjalimi me rastin e promovimmeve e librave MIRËNJOHJE PËR ZASELLASIT, HYSEN IBRAHIMI. Në kapitullin e fundit, të katërtin, janë dhënë disa poezi të frymëzuara nga atdhedashuria, trimëria dhe luftërat e Nezir Zasellës. Autor i poezive KËNGË PËR NEZIR ZASELLËN (2004), KËNGË PËR NEZIR ZASELLËN (Varianti i shkurtër) - 2007 dhe LUFTA E KAÇAKËVE NË MAJDAN (Nezir Zasella me shokë, viti 1918) është Nazmi Sadiku, pason vjersha e Rexhep Rrahmanit (Nipi i Nezir Zasellës) E kujtoj gjyshin tim. Autori i librit Avdyl Uka ka prezantuar edhe burimet e informacioneve në të cilat është mbështetur kur e ka përpiluar këtë libër. Këto burime janë: INFORMATORËT: Familjarët e autorit - Gjyshi, Shaqir Uka, babai, Xhevat Uka, vetë autori, axhallarët: Murat Uka, Ferat Uka dhe Ramadan Uka, vajza e madhe e Nezirit, Hanifja, nipërit e Nezirit: Nezir Rrahmani, Rexhep Rrahmani, Hilmi Rrahmani, Vehbi Rrahmani, Bashkëfshatarët: Skender Skenderi, Hysni Syla, Bejtulla Syla, Sabit Hasani, -Të tjerë: Prof. dr. NEZIR ZASELLA LUFTËTAR E ATDHETAR I PËRBETUAR 279 Mehmet Rukiqi, Dr. Nuhi Vinca, Mustafë Haziri, Hamdi Shyti, Hysen Tërnafci, Ukshin Shosholli, Remzi Muja, Emin Morina, Afrim Peci, Ramë Kutllovci, Latif Peci, Adem Buliqi, Mustafë dhe Sylejman Musa, Mon Hajzeri Vllahija, Hysen Ibrahimi etj., Libri, "Thesari Kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi" vëllimi 7, 2017, Libri, "Zasella", autor Hysni Syla, 2018. Si përfundim, mund të theksoj se autori Avdyl Uka ka bërë një punë të shkëlqyeshme me përpilimin e këtij libri jashtëzakonisht të vlefshëm për një person dhe për një periudhë të lavdishme të pupollit tonë për çlirim nga okupatorët turq e sllavë. Puna e autorit ka qenë voluminoze e mundimshme, por ia vlen sakrifica kur merret parasysh pesha dhe rëndësia e librit i cili bazohet në burimet, faktet dhe argumentet e cituara. Ajo që nuk shkruhet – harrohet. Por Avdyl Uka me këtë libër e bën të paharruar trimërinë, guximin, angazhimin, veprimtarinë dhe luftën e një atdhetari emblematik siç ishte Nezir Zasella, gjithnjë në shërbim të Atdheut dhe Kombit. Urime për këtë dokumentar të rëndësishëm për historinë kombëtare, Avdyl Uka!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat