Ismajli vjen me librin ‘Rrugëtime’, shpalosë dashurinë, kërkimin, mllefin e imagjinatën

Libra

Ismajli vjen me librin ‘Rrugëtime’, shpalosë dashurinë, kërkimin, mllefin e imagjinatën

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 19:57
Anisa Ismajli

Ju deshën disa vite për të bërë bashkë tregimet dhe prozat e saja, të cilat ishin shkruar e vazhdonin të shkruheshin përgjatë kohës. Ndonëse nuk është libri i saj i parë, ‘Rrugëtime’, synon të udhëtoj në jetë, së bashku me autoren e tij, Anisa Ismajli.

Në një intervistë për KultPlus, Anisa Ismajli ka rrëfyer se ‘Rrugëtime’ është titulli me të cilën ajo ka rënë në dashuri. Madje ajo ka treguar se libri sjell dashurinë, kërkimin, mllefin e imagjinatën, e të cilat synon ti dërgoj sa më larg që të jetë e mundur.

“E dua këtë titull, sepse kam pritë një kohë edhe unë si Anisë, por edhe tregimet e mija që bashkë të rrugëtojmë nëpër jetë. Temat që trajtohen janë të ndryshme, thjesht aty ka dashni, ka kërkim, ka mllef e ka imagjinatë e cila e dërgon larg e më larg”, ka thënë Ismajli.

Tutje ajo ka shtuar se ‘Rrugëtime’ dallon nga libri i saj i parë ‘Momente’, ngase ky libër vie ndryshe, me personazhe të imagjinuara.

“Për dallim nga libri im i parë “Momente”, të cilën e kam shkruar në vetën e parë, të tërën, kjo vjen ndryshe, me personazhe të imagjinuara, por edhe veta e parë nuk mungon”, ka shtuar autorja.

Ismajli ka treguar se libri deri në fund të javës do të jetë i qasshëm për publikun, si dhe ka falënderuar shtëpinë botuese Buzuku dhe Avdullah Zenelin.

Autorja Anisa Ismajli krejt në fund të intervistës ka pohuar se tashmë ajo ka menduar mënyrën e saj të promovimit, si dhe aktorët që do të interpretojnë tekstet e saja. ‘Rrugëtime’ autorja i dedikon të dy fëmijëve të saj, Melisës dhe Dalmatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat