Paragraf nga libri “Pushtimi i lumturisë”

Libra

Paragraf nga libri “Pushtimi i lumturisë”

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 13:37
Bertrand Russell

“Shikojini njerëzit gjatë farë mbrëmjeje gazmore. Të gjithë vijnë me qëllim që të jenë të lumtur dhe këtë e bëjnë me njëfarë vendosmërie të fuqishme ashtu siç është ajo kur njeriu niset për të shkuar te stomatologu, i vendosur që të mos bërtas.

Konsiderohet se pija dhe vardisja janë rrugë që shpiejnë drejt kënaqësisë, për këtë arsye burrat dehen shpejt dhe përpiqen të mos e vënë re se sa të neveritshëm janë për të dashurat e tyre.

Pas një sasie të mjaftueshme të pijes, burrat fillojnë të qajnë dhe të vajtojnë se sa të padenjë janë, moralisht, për dashurinë e nënës së tyre. Krejt çka bën alkooli tek të gjithë është t’i çlirojë nga ndjenja e mëkatit, të cilën arsyeja e ndrydh në gjendje të esëllt.

Shkaqet e këtyre llojeve të ndryshme të palumturisë gjenden pjesërisht në sistemin social, pjesërisht në psikologjinë – individuale – e cila, natyrisht, është vetë në një pjesë të mirë prodhim i sistemit shoqërorë. Më parë kam shkruar për nevojën e ndryshimit të sistemit shoqërorë që të ngrihet më lart lumturia.

Nuk e kam për qëllim që në këtë libër të flas për ndërprerjen e luftës, shfrytëzimin ekonomik dhe për edukimin me dhunë dhe frikë. Nevojë jetësore e qytetërimit tonë është që të zbulohet një sistem për flakjen e luftës; gjithnjë deri sa njerëzit në njëfarë mase janë aq të palumtur sa shkatërrimi i ndërsjellë u duket më pak i tmerrshëm se sa vazhdimi i jetës, nuk ka gjasë se do të krijohet një sistem i tillë.

Është e duhur që prodhimet e begatshme të makinave të shtohen në të mirë të atyre që kanë nevojë më së shumti që të pengohet vazhdimi i varfërisë: mirëpo çfarë dobie ka nga ajo që të jenë të gjithë njerëzit të pasur, kur të pasurit vetë janë të mjerë…”

– Bertrand Russell, “Pushtimi i lumturisë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat