Habib Limani - Bibi, libër me tregime "Për dashurinë"

Libra

Habib Limani - Bibi, libër me tregime "Për dashurinë"

Nga: Remzi Limani Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:03
Habib Limani - Bibi

Në leximin e parë të librit me tregime "PËR DASHURINË" me nëntitull (sa jep aq merr), shkrimtari Habib Limani - Bibi, na shpalosë një tablo të madhe pikturale të ndarë në tre pjesë, me dyzetë e tre tregime të natyrave të ndryshme. Pra, në tablonë e tij të mbështetur në një kavalet gjigant, autori vëndosë imazhet e mbamendshme të jetës si koncept narrativ dhe filozofik, ku brenda një kornize rrëfimtare fut të përzgjedhurat e tij, siç janë fushat e shtrira rrëzë maleve, shtëpinë e lindjes, bashkëatdhetarët e tij,  njerëzit e veçantë si protagonistë brendapërbrenda rrëfimeve të tij dhe, pashmangshëm na shfleton edhe  botën veçane të vejushave në krye me kryevejushën e fshatit.

Së këndejmi, z. Bimi, në tregimet e tij ngërthen dhe nxjerrë në pah dashurinë si koncept universal dhe individual mbi të cilën ndërtohen kallëzimet e shumta, për ta kuptuar frutin e dashurisë ndërnjerëzore, e cila, na serviret si sukses i ndërsjellë i fjalës natare, mbi të cilën shpërfillet një botë e tërë nga paragjykimet dhe diskrepancat e panevojshme të një kohe, e cila flinte nën influencën e një kodi të papranueshëm, kur bëhet fjalë për dashurinë e përzgjedhur nga vetë vajza, pa i përfillur "rregullat" e shkukesisë (si një dukuri e rrallë ndër malësorë të kohës së koduar...).

Në këtë libër, shtjellohen meseletë me interes dhe ato të natyrës humoristike, që në vetvete bartin mesazhet e qarta, si argumente ndodhish të nduarnduarshme, nga të cilat lexuesi nxjerrë mësimin e duhur për kohën e ikur dhe për të sotmën si reformë ndryshimesh dhe zgjidhjesh solomone të një kontesti nëpër shtjellat e kohës. Tani, thuarja e tregimit brilant të shkrimtarit tonë, Bibit, na jep edhe sentencën në kuadër të fjalës së urtë siç e kemi në faqen 106 të librit ku thuhet: egoizmi është vetëvrasje në fund, egoisti thahet tamam si një pemë e vetmuar pa fryte. Pa ashtu në faqen 122 thuhet: "çdo e mirë është pasojë e mendjes së mirë, dhe "çdo e keqe është pasojë e mendjes së keqe".

Pra, përveç rrëfimeve të cilat lexohen me një frymë të vakët njeriu, lexuesi ka çka të mësojë për jetën dhe të bëmat e jetës, e cila na fut nëpër shumë shtigje të panjohura, nga të cilat duhet mësuar të dalim, mundësisht pa një therrë në këmbë. Të tjerat, po ia lë lexuesit t'i shpslosë dhe t'i lexojë me ëndje, ashtu siç i lexova unë me një frymë kënaqësie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat