Thënie të Dostojevskit: Të gjitha idealet e kësaj botë nuk i vlejnë lotët e një fëmije

Libra

Thënie të Dostojevskit: Të gjitha idealet e kësaj botë nuk i vlejnë lotët e një fëmije

Nga: B.S. Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 09:40
Fjodor M. Dostojevski

Shkrimtari i famshëm rus Fjodor Mihailoviq Dostojevski ka lindur në këtë ditë, më 11 nëntor 1821.

Dostojevski ka lindur në Moskë dhe është një nga përfaqësuesit më të njohur të realizmit në letërsinë evropiane.

Ai la gjurmë të pashlyeshme në skenën letrare ruse dhe botërore.

Veprat më të famshme të këtij shkrimtari janë "Krimi dhe ndëshkimi", "Vëllezërit Karamazov", "Idioti", "Kumarxhiu", si dhe shumë të tjera.

Në një moment, Fjodor Dostojevski madje u dënua me vdekje për veprimet e tij kundër qeverisë së atëhershme, por ai dënim më vonë u ndryshua në tetë vjet pune të rëndë.

Ishte i martuar me Maria Isaevin deri në vdekjen e saj, të cilën ai e përjetoi rëndë, pas së cilës besohet se ishte në depresion.

Kishte probleme me lojërat e fatit, për shkak të të cilave shpesh ishte në borxhe. Për të shlyer borxhet e tij, shkroi disa nga veprat e tij më të famshme, të tilla si "Krimi dhe ndëshkimi" dhe "Kumarxhiu".
Vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Petersburg.

Ja disa thënie të tij:

Të gjitha idelate e kësaj botë nuk i vlejnë lotët e një fëmije.

Të gënjyerit është i vetmi privilegj të cilin nuk e kanë organizmat tjerë.

Ta duash dikë është ta shohësh ashtu siç e ka paramenduar Zoti.

Fshehtësia e njeriut nuk është në atë që vetëm të jetojë, por në atë pse të jetojë.

Njeriu ka prirje t'i numërojë telashet e tij, por kurrë nuk i numëron gëzimet e tij. Sikur t'i numëronte ashtu si e meritojnë ato, do të shihte se gjithkush ka mjaft lumturi në jetë.

Të bësh hapin e parë, ta thuash fjalën e re, janë ato që njerëzit më së shumti u frigohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat