Botohet romani ‘Intimët’ i shkrimtares Elona Zhana

Libra

Botohet romani ‘Intimët’ i shkrimtares Elona Zhana

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 22:02
Foto Ilustrim

Është botuar romani i shkrimtares Elona Zhana, “Intimët”, nga shtëpia botuese OM.

Dashuria e çmendur na transformon çmendurisht. Po çfarë mbetet kur mbaron marrëdhënia mes dy të dashurve? A munden ata ta kthejnë pasionin e tyre në miqësi të sinqertë, apo dashuria është një takim i shtyrë në kohë, një rendez-vous e munguar?

Këto janë disa nga pyetjet që dy personazhet kryesore, Iliri e Ana, i shtrojnë gjatë pesëdhjetë e-maileve që përbëjnë librin, pa pasur asnjëherë pretendimin të ju japin përgjigjet e duhura.

Librin mund ta gjeni ne librari, si dhe të porositet online.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat