Heronjtë iliro-shqiptar janë kushtrim i ndjenjave të zgjueme për Atmëmëdhe

Libra

Heronjtë iliro-shqiptar janë kushtrim i ndjenjave të zgjueme për Atmëmëdhe

Nga: Prof. asoc. dr. Bedri Muhadri Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:18
Prof. asoc. dr. Bedri Muhadri

Libri Zanafilla e rrënjëve tona Pellazgët - Ilirët- Shqiptarët, i autorit Avdi Ibrahimi vë në pah historinë e kombit shqiptar që nga zanafilla e vet Pellazge - Ilire e deri në çlirimin e Kosovës qershor 1999. Libri shpalos identitetin Iliro – Shqiptar pasardhës të Pellazgëve. Pellazgët janë popull para helen të cilët kanë banuar në trojet e tyre autoktone që u quajtën më vonë “Heladë” (Greqi) si dhe Ballkan, ata kanë jetuar në brigjet perëndimore të Azisë se Vogël, ishujve të Egjeut dhe Italisë të cilët kanë jetuar 3000 mijë vjet para erës sonë. Gjuha e lashtë pellazge nga studimi i autorit mbijetoi nëpërmjet gjuhës ilire, thrake dhe së fundi gjuhës shqipe.

Pikësynimi i autorit është të argumentuarit se Iliret e kishin origjinën nga Pellazgët dhe gjuha shqipe aty i kishte rrënjët. Gjuha e lashtë pellazgjike është futur padrejtësisht sipas autorit në terrenin kinse e gjuhëve të zhdukura. Andaj kërkohet studime të tilla si ky libër për ti dhënë vendin e merituar gjuhës pellazgjike – ilire- shqipe si gjuhë indoevropiane. Pellazgët të cilët iu kanë mbijetuar rrënimeve të pushtimeve, janë Ilirët, të cilët gjetën strehë në malet e tyre stërgjyshërore dhe u mbrojtën nga shfarosja e plotë. Pikëvështrimi autorit bazohet në shkencën e re të etimologjisë në embriomorfemave të shqipes, që vetë emri Pellazgë shpjegohet përmes gjuhës shqipe “Pelion” formohet nga dy fjalë pellazgo – shqipe “Pellë” dhe “ “ionë” (Pell e onë) që dmth “pyellynë, që nënkuptohet Pyelli i Pellazgëve të cilët Homeri pellazgët i quan popull hyjnor. Studjues shqiptarë si Kondo, Pilika, Aristidhi, etj. dhe studiues të huaj si: Anjeli, Manjani, Katapano, Falaski etj, kanë këmbëngulur pa rreshtur në prejardhjen pellazgjike të shqipes. Këto vitet e fundit kjo tezë po fiton një mbështetje më të gjerë. Studiuesi i njohur Prof. Mathieu Aref, me origjinë shqiptare, për disa dekada me radhë ka bërë studime për të zbuluar fakte dhe dokumente të cilat mund të provojnë lidhjet midis pellazgëve, ilirëve dhe shqiptarëve. Këtyre studiuesve me këtë vepër i bashkohet edhe studiuesi Ibrahimi. Sipas Ibrahimit, Rrënja e gjuhës botërore është pellazgjishtja – ilirishtja – shqipja, Autori vë në pah se Heroglifet e Thotit të autorit Catapanto, shërbjenë si “çelës” për deshifrimin e librave të shenjtë, pra edhe të Kuranit që nga profeti Ibrahim (Abrahimi) deri te profeti Isa (Jezuesi) që ky i fundit ka kuptim Je –Zeusi, të gjithë profetët ishin pellazgë Ilirë: Përmes gjuhës pellazge – shqipe autori shtjellon prejardhjen e fjalëve të cilat shënohen mitet. Kështu Arbërit janë popull hyjnorë që thurin mitin e krijimit.

Emri biblik Adam, gjen shpjegimin mitik vetëm në gjuhën shqipe: A – adam dmth A-i- pari + i damë, i ndarë i krijuar nga Zoti. Besimi pellazg ka qenë besim monoteist që do të thotë se Pellazgët adhuronin një Zot. Nata e Buzmit, i cili shfaqet me ndezjen e zjarrit, sipas besimit të lashtë, Pellazgjikë është një akt liturgjik i fesë së adhurimit të ringjalljes së Hyjit të Diellit (Zeusi) i cili konsiderohej Perëndi e perëndive dhe i njerëzve gjithashtu. Nata e buzmit simbolizon ringjalljen. Mbasi Ilirët – shqiptarët shkruan autori Ibrahimi, kaluan në besimin e krishterë, Nata e buzmit u bë Nata e Krishtlindjeve që simbolizon ringjalljen e Jezuesit.

Plisi është sipas autorit simbol i ndriçimit hyjnor i besimit në zotin për të dalluar të mirën nga e keqja. Plisi është mbajtur edhe nga Pellazgët edhe sot e kësaj dite mbahet edhe nga shqiptarët që përcakton si shenjë identitetin e tij si dëshmi e një tradite autoktone – pellazge – ilire – shqiptare që qëndroi të gjitha kohërave.

Lufta e Trojës shek. XII, mes Pellazgëve dhe Ilirëve trojan, në shekullin XIII para erës sonë është shumë e rëndësishme për autorin për ndriçimin e lashtësisë shqiptare. Dinastia Akeje, sipas autorit ishte një dinasti Frigase, pra Ilire dhe populli i saj ishte Pellazg dhe Ilir. Dinastia Trojane ishte një dinasti Dardane, pra me prejardhje Ilire dhe popullsia e saj përbëhej nga fiset Iliro-Trake si Dardan, Frigas, Myzë, Kaon, por edhe nga Pellazgët, Lelegët, Karianët etj. Prandaj përdorimi i termit Grek nga historianët e mëvonshëm për Akejtë, Danajtë dhe Pellazgët është një përdorim anti-shkencor, jo i saktë, e i manipuluar shkruan autori. Në Luftën e Trojës nuk ka emërtim Grek apo Helen për fiset Akeje. Aty Akejtë janë me prejardhje Pellazge dhe Ilire dhe veten e quajnë me emrat Akej, Danaj, Argej, Pellazg por jo Grek dhe Helen. Termi Grek del shumë më vonë, qindra vjet pas luftës së Trojës dhe përmendet tek Herodoti si një fis Epirot (në Shqipërinë e Jugut) që lidhet me Dodonën Pellazge. Trojanët dhe Akejtë ishin të një origjine të përbashkët Pellazgo-Ilire. Luftën e Trojës autori e zbërthen me zakonet dhe tradita që gjenden në kanunin e Lekë Dukagjinit. Shkelje e mikpritjes, “shkelje e besës”, “u pre miku në besë”, (sipas Kadaresë) “dhunimi i tryezës”, janë gurë themeltar të Kanunit shqiptar, të tilla që shkaktojnë hakmarrje meritore jo vetëm ndërmjet fiseve apo edhe ndërmjet krahinash të tëra. Kështu u pa akti i Paridit biri i mbretit te Trojës Priami, i cili e rrëmbeu gruan e mbretit Spartan Menelaut, Helenën, nga ana e malësorëve pellazgë - shqiptarë si shkelje mbi mikpritjen, që qoi në luftën 10 vjeçare. Personazhi kryesor Akili që njihet si hero “grekë” e kundërshton autori, i cili nuk ka mundësi pasi grekët shfaqen tek në shek... VIII para erës sonë, me çka edhe pikëpamjet e disa studiuesve të huaj se grekët janë të lashtë sa pellazgët, dhe se grekët janë pasardhësit e Pellazgëve. Autori Ibrahimi kërkon nga autoritete përkatëse shkencore shqiptare ta ndriçojnë sa më shumë çështjen e Pellazgëve nga ku buron autenticiteti ynë. Emri i lasht pellazg, Akil shpjegohet falë gjuhës shqipe së sotme “Aspeitos” fjalë që rrjedh nga rrënja “ a shpeit” në gjuhën pellazgë, e në gjuhën ilire “i shpejtë”.

Lavdinë historike shqiptarët e përjetuan në kohën e Skënderbeut epokë kjo që i dha famën që ndriçoi rrugën e lirisë. Ai ishte përfaqësues më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare që e udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës kundër osmanëve. Ai realizoi të parin bashkim kombëtar Lidhjen e Lezhës, apo Besëlidhjen Shqiptare. Autori në Krujë në kështjellën e pamposhtur të Gjergjit, e gjen kupolën e historisë shqiptare në qiellin e saj të përflakur ku lundronin 5 re të bardha të ndara me një vijë nga njëra tjetra, ashtu siç janë ndarë trojet e Skënderbeut.

Pas epokës se Skënderbeut ngjarja e madhe për historinë e popullit shqiptarë përbën Lidhja e Prizrenit, e formuar me platformë mbarëkombëtare shqiptare për mbrojtën e tërësisë së trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm me status autonomie, e cila u rreziku shumë nga lufta grabitqarë të Serbëve dhe Malazezeve. Fatkeqësisht Perandoria Osmane e trajtoj shumë padrejtësisht kombin shqiptar që ishte nën sundimin e saj. Për fatin e keq shkruan autori, populli shqiptar përkundër përpjekjeve të madha me luftë heroike dhe me misione politike shqiptare, nuk pati një mik mbështetës nga Fuqitë e mëdha. Me 13 korrik në Kongresin e Berlinit, fatkeqësisht çështja shqiptare as që u fut në rend të ditës, dhe u tha që nuk ekziston kombi shqiptare në Gadishullin Ilirik. Kongresi i Berlinit u mbaj për të rishikuar vendimet shumë pansllaviste të Traktatit të Shën Stefanit, që pikat e saj ishin imponuar nga Rusia. Vendimet e 17 korrikut 1878 padrejtësisht e trajtuan çështjen shqiptare, e ndan në disa shtet dhe pjesa tjetër mbet në sundimin e Perandorisë Osmane. Megjithatë vë në pah autori, Lidhja e Prizrenit pati ndikim të fuqishëm në idetë për formimin e kombit shqiptar, nga ajo u morën një varg mësimesh të rëndësishme për të vazhduar të ardhmen, lëvizjen çlirimtare për liri e bashkim kombëtar. Në rilindjen kombëtarë u spikatën disa personalitet të dalluar që prezantohen aspektet kryesore historike të tyre në vepër. Personalitetet si: Avdyl Frashëri, Isa Boletin, Oso Kuka janë emblema të Rilindjes kombëtare.

Hap i rëndësishme ishte hapja e shkollës shqipe në Korçë 7 mars 1887. Nga Naum Veqilhrxhi e deri të Fazli Grajqevci janë shumë personalitete shqiptarë të trajtuar nga autori, që dhanë kontribut dhe jetën e tyre me burgosje e vrasje për të zhvilluar arsimin dhe mësimin në gjuhën shqipe në kohë të sundimit nga osmanët dhe serbët.

Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, autori argumenton se dështimi i nacionalistëve të legalitetit dhe ballit për tu bashkuar me palën fituese me fuqitë e Antantës, u hapi rrugën për të ardhur në pushtet Parti Komuniste Shqiptare me Enver Hoxhën në krye që rithemeloi shtetin brenda kufijve të viti 1921. Duke parë PKSH si forcën më progresive të kohës autori nisë që me ideologët dhe celulat e para të PKSH. Ali Kelmendi ishte njëri ndër kryesorët në përhapjen e ideve komuniste në Shqipëri, i cili ishte i lidhur me Komiternën e Moskës që në vitin 1930.

Ideologët komunist si Enver Hoxha e Mehmet Shehu, të shkolluar jashtë vendi, u bënë personalitete kryesore të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Nën organizimin e tyre, në PKSH u përfshinë të gjitha shtresat popullore, të cilat u rreshtuan përkrah aleatëve të mëdhenj dhe organizuan Luftën Antifashiste. Autori vë në pah rolin historik të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare nën udhëheqjen e Enver Hoxhës. 28.110 luftëtarë shqiptarë dhanë jetën e tyre në LDB përkrah koalicionit të gjerë botërore antifashist. Enver Hoxha ushtroi funksione të larta shtetërore, Komandant i LANÇ, themelues i PKSH (më vonë Partia e Punës), Drejtues i pushtetit popullor, arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Enver Hoxha, burrështetas, diplomat, publicist, u bë edhe inspirator i rinis shqiptare të Kosovës dhe shtresave tjera të mbetura jashtë trungut të Shqipërisë amë. Figura e Enver Hoxhës ka qenë, dhe do të jetë burim frymëzimi për të gjithë popujt e shtypur, proletariatin botëror, janë bindjet e autorit të bazuara në hulumtimin shkencor të veprimtarisë së gjerë të Enver Hoxhës. Autori nuk e konsideron liri periudhën e Zogut madje e sheh si tradhti të mbërthyer në kthetrat e agjenturave të huaja, nuk kishte qeverisje të vërtet, siç ishin qeveria e Nolit dhe e Hasan Prishtinës. Vetëm në qeverisjen e Enver Hoxhës u arrit, u sigurua, u mbajt, u zhvillua liria, barazia, pavarësia, sovraniteti i vërtet shtetëror në historinë shqiptare sipas autorit.

Kapitull më i rëndësishëm për shqiptarët autori e vlerëson Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të popullit të Kosovës në periudhën 1997 – 1999. Lufta e UÇK me 28 shkurt 1998 kundër federatës Serbi dhe Mali i Zi përfundoi me 11 qershor e cila u ndihmua nga sulmet ajrore të NATOS. 800.000 shqiptarë nga Kosova u dëbuan dhunshëm, 15.000 të vrarë, 2400 ushtarë të UCK, 20.000 mijë dhunime, 120.000 shtëpi të shkatërruara nga forcat serbe e malazeze shënime këto të prezantuara saktësisht nga autori.

Ngjarjet dhe lufta më e rëndësishme për çlirim kombëtar nga robëria turke e serbe janë të lidhura me emrin Prekaz dhe më e dalluara familja Jashari nga prijës Shaban Jashari, i cili ishte veprimtar politik, atdhetar, arsimdashës, ishte mësues në vitet 1949 – 1952. Autori më të dhëna shkencore jep kronologjinë e ngjarje të luftës së UÇK. Në nëntor 1991 në Surrel në Malin e Dajtit nga pedagogët e Ushtrisë shqiptar u bënë përgatitjet ushtarake të grupit të Zahir Pajazitit. Në dhjetor 1991 mbi 50 vetëve të grupit të Adem Jasharit. Me 30 dhjetor 1991 sulmohet kulla e Jasharëve. Maj 1993 në Drenice u bë sulmi i armatosur i gueriles shqiptare. Me 25 nëntor 1997 një patrullë policore në Vojnik ndeshi në zjarr nga ana e Adem Jashari me bashkëluftëtar. Me 27 nëntor përsëri sulmojnë Vojnikun, porse hasen në zjarrin e UÇK. Forcat policore serbe në tërheqje me panik, qëllon me breshëri plumbash dhe qëllon befas mësuesin e shkollës në Llaushë, Halil Gecin. Me 28 nëntor 1997, me rastin e varrimit të mësuesit, dalin publikisht përfaqësuesit e UÇK. Këto të dhëna historike shënojnë një fillim të një realiteti të ri në Kosovë dhe po shkonte drejt çlirimit. UÇK gjeti përkrahjen e masës popullore. Lufta e UÇK me komandantin Adem Jashari më vështrimin shkencore të autorit i dha historisë shqiptare gjakun e pakursyer të tërë familjes së tij Jashari për lirinë e Kosovës, e cila u bë monument mbarëkombëtar shqiptarë ku rrezaton bashkimi dhe liria e popullit shqiptar.

Autori duke vlerësuar lartë secilin ushtarë të UÇK ka sjell biografinë e heroit të dalluar të UÇK të Kosovës të Kolonel Tahir Sinani nga Tropoja e Republikës së Shqipërisë pjesëmarrës i shumë betejave luftarake kundër forcave ushtarake serbe, malazeze dhe maqedonase e i rënë në altarin e lirisë me 29. 7. 2001 në Gostivar si pjesëtarë i UÇK të Maqedonisë në luftë për çlirim kundër forcave sunduese Maqedonase.

Autori me këtë vepër dhe me shkrime tjera, dëshmon se është njohës i thelluar në çështje politike të cilat reflektojnë në çështjen shqiptare në aspektin global të gjeopolitikës në rajon. Autori, në përmbyllje të veprës, del me propozim projekti politik: Bashkimin e gjithë lëvizjeve shqiptare që në programet e tyre kanë për synim Ribashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë Shqipërinë të formohet një “Besëlidhje e Re Shqiptare me Këshillin Drejtues Botëror Shqiptarë me qendër në Prizrenin historik nga i cili këshill Nacional si organ qeverisës i cili mundëson bashkëjetesën mbarë shqiptare, për një Shqipëri të Ribashkuar mënyrën më të mundshme për ardhmërinë e kombit shqiptarë.

Nuk ka dyshim, se me këtë vepër të tij, historishkruesi Avdi Ibrahimi, ka hedhur një hap të vendosur në rrugën e shkrimit shkencor, duke i bërë vetes nder dhe historiografisë shqiptare.

Image
Kopertina e librit Zanafilla e rrënjëve tona Pellazgët-Ilirët-shqiptarët të autorit Avdi Ibrahimi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat