​Përurohet monografia e dy vëllezërve Istogu e autorit Vehbi Kajtazi

Libra

​Përurohet monografia e dy vëllezërve Istogu e autorit Vehbi Kajtazi

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 13:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Letërsisë shqiptare iu është shtuar edhe monografia "Një shekull rrugëtim lirie" nga autori Veli Kajtazi kushtuar dy vëllezërve Vehbi e Kadri Istogu të rënë gjatë masakrës së Drenicës në vitin 1944.

Përurimi i të cilës është bërë sot në Bibliotekën Kombëtarë " Pjetër Bogdani" në Prishtinë.

Autori i këtij libri Veli Kajtazi tha se qëllimi i këtej libri nuk është që të shkaktojë mëdyshje por të tregojë një ngjarje të vërtetë.

"Qëllimi i kësaj nuk është të shkaktojë mëdyshje thjesht është një ngjarje e vërtetë që duhet të vlerësohen që punuan për të mirën e kombit. Në këtë libër jam përpjekur të preku ndërgjegjen e lexuesve të rrëfejmë brena të kësaj familje. Kjo vepër e tyre ishte shembull i një mundi që duhet të bëhet për atdhë. Nga Drenica rrjedhin dy vëllezër Vehbi e Kadri Istogut. Artikulimi i kërkesave popullore duhet të kishin edhe heronjtë e vet të tillë ishin edhe Vehbiu dhe Kadriu për të cilët po mundohemi të shkundim pluhurin e harresës", ka thënë Kajtazi

Redaktori i kësaj monografie, Bedri Tahiri, tha se në kapitullin e parë të këtij libri flitet për vëllezërit Istogu, ku rrugën e babit në krah të Shaban Polluzhës e vazhdoi Abdyl Istogu.

Profesori i historisë por edhe recenzenti i këtij libri, Safet Hasani, tregon veprat e shquara të dy vëllezërve, ku shton se autori i këtij libri ka siguruar materiale të dorës së parë.

"Ky libër përfshin 250 faqe duke folur për vëllezërit Istogu dhe familjen në përgjithësi. Të gjitha këto në libër janë ndarë në kapituj përkatës. Gjatë luftës së dytë botërore këta burra radhiten në krah të Shaban Polluzhës. Burrat e kësaj familje u keqtrajtuan nga sunduesit e atëherëshëm", shton ai.

Kurse vajza e Kadri Istogut, Fazile Ahmeti, tregon ngjarjen dhe periudhën e asaj kohe, ku shpreson që kjo vepër të përcillet nga gjeneratat e reja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat