Dashuri dhe luftë

Libra

Dashuri dhe luftë

Nga: Ilir Muharremi Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 07:40
Ballina e librit

Fragment nga romani "Ti"  i Ilir Muharremit.

"Breshëri plumbash dëgjohen në të gjitha anët. Qielli është ngjyrë gri. Flaka dhe tymi i bashkohen qiellit, duke e gërryer kaltërsinë. Fasadat e shtëpive janë me vrima të plumbave.

Sikur po e dëgjoj ulërimën e njerëzve dhe vajin e foshnjeve. Çdo sekondë po ma shqyen zemrën. Kjo urrejtje ndaj çetnikëve rritet çdo çast. Vetura u kthye me vështirësi në rrugën me baltë.

Fenerët e saj u këmbyen papritur në terrin tokësor, nga njëra anë e rrugës, pastaj nga tjetra, duke ndriçuar dy baraka druri të mbuluara me llamarinë. Aty pranë barakës së dytë, në anën e djathtë, në tisnajën mjegullore shquhej një kullë e ndërtuar me gurë të gdhendur në mënyrë trashanike.

Si duket gëzhojat e plumbave më kot janë përplasur, sepse kanë përfunduar gjithandej në tokë. Nga maja e kësaj kulle niste një kabëll metalik, i dallueshëm me nyjë lidhëse, por që shkëndijonte në dritën e makinës sa më shumë që zbriste, gjersa dukej pas shpatit që priste rrugën. Vetura ngadalësoi dhe qëndroi disa metra larg barakave..."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat