Roman me temë më interesante

Libra

Roman me temë më interesante

Nga: Ilir Muharremi Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 08:15
Foto e kopertines së librit

"Jeta ime ndryshoi me Marinë. Dilnim bashkë nëpër qytet, nëpër kafene, nëpër rrugica të ngushta. Pinim alkool, tymosnim. Përhumbeshim edhe në ekstazi. Të mirat dhetë këqijat i ndanim bashkë. Fiks u bëmë një trup, një mendje, një shpirt. Dëshirat tona për kërkesa të përbashkëta tashmë ishin plotësuar.

Çdo mungesë ishte plotësuar me dashuri. Dukej sikur Dielli po lind për ne të dytë dhe po buzëqesh çdo ditë. Nga krejt kjo bukuri që përjetonim nganjëherë e ndiej se dashuria nuk ekziston.

Thjesht janë feromonet, duke luajtur marifete me njerëzit. “Të dua!”, - i thashë Marisë me të cilën nga mëngjesi e deri në mbrëmje e kalonim bashkë kohën. Ishim të ulur në një park të rrethuar me gjethe të verdha, ajo kishte mbështetur kokën te këmba ime.

Më shikoi, jo ndoshta me një fokus serioz, e ktheu kokën më shumë kah unë dhe sytë i fokusoi te bebëzat e mia. “Faleminderit!”, - më tha. U shmang nga përfqafimi im. Ishte kjo një ikje e ngadalshme, sepse Maria ishte e dashuruar me mua.

Të paktën e ndieja unë..." Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat