Drita Nikoliqi Binaj dhe lirizmi i saj me cilësi të lartë

Libra

Drita Nikoliqi Binaj dhe lirizmi i saj me cilësi të lartë

Nga: Baki Ymeri Më: 1 janar 2022 Në ora: 06:45
Ballina e librit

Poezia femërore nxjerr në pah identitetin e vet nëpërmjet frymëzimeve të larta dhe krijimeve lirike që përqafojnë realitetin e një ndjeshmërie brilante që modifikon të dhënat e dashurisë tokësore dhe besimit në Zot. Drita Binaj na dhuron një poezi tipike femërore, duke u radhitur në korpusin pragmatik të  emrave më të njohur të poezisë shqipe. Lirizmi i saj është është një vlerë tipologjike konstante. Lirikat e Dritës na japin harmoni dhe ekuilibër, një  strukturë tiplogjike përmes frymëzimeve të vetëdijes së akteve ekzistenciale,  dhe parashikimeve të moderuara imagjinare. Poezia e saj mbetet në vetëdije si një kujtesë dinamike, me subjekte mbresëlënëse si natyra, dielli, fusha, acari, stuhia dhe dashuria që duket si një nuse e ndritshme që fluturon nga gëzimi.

Monedha me buzëqeshjen e fjalëve duket se ka ardhur në botë për të sjellë gëzim dhe bukuri, që të vishen shpirtrat tanë në mjaltin e fjalëve. Nëpërmjet hyjnores së poezive të saj, Drita N. Binaj pushton simpatinë dhe admirimin e lexuesve, të shkrimtarëve dhe atdhetarëve. Shpirti është tema kryesore e poezisë. Poezitë e saj paraqesin një ishull të paqes, të mirësisë dhe dashurisë, të një bote ku shpresat dhe ëndrrat shndërrohen në një mirazh që poezisë i jep jetë. Imagjinata e Dritës, ndonjëherë e zhytur në mendime, ndonjëherë e reflektuar në sipërfaqe, ndonjëherë e fshehur, është e thellë, e rrumbullakët dhe e ndritshme si perlat, me rrezatime dhe me një ngarkesë të lehtë të energjisë hyjnore.

Poezia e Dritës është ajo që ne e duam, diçka që na ndihmon të ndjejmë një frymë të re, diçka që na siguron, na harmonizon dhe na frymëzon.Lirika e saj është një bibliotekë sentimetesh letrare, një burim i kristaltë, i rrjedhshëm, meditativ, erotik, psikologjik dhe filozofik. Poetja ka arritur një thjeshtësi të shquar, një aftësi për qartësi dhe për një muzikalitet të shkëlqyer. Poezia është testament i jetës, i miqësisë dhe dashurisë. Ky libër me perla poetike, ka një aromë delikate që buron nga një lirizëm me cilësi të lartë, që dëshmon se  poetja e ka përvetësuar dhe përsosur stilin e saj. Hyjnia e vërtetë gjendet në ligjet e materies që rregullon ekzistencën e universit dhe me të, edhe ekzistencën e njerëzimit me rrënjët e shenjta. Një zgjerim i tillë i shkëlqyer është një certifikatë brilante e elegancës dhe performancës.

Image
Drita Nikoliqi Binaj

Drita Binaj dallohet përmes një reflektimi të thellë. Në vargjet e saj  modifikon ligjet e natyrës dhe etapat e tyre. Dritat, heshtjet dhe shpirti, janë  elemente të përbashkëta me risi që gërshetohen me lumturinë e një akti sentimental, me dashuri dhe pa defekte.  Ligjërimi poetik i Dritës fokusohet në fusha të vendosura në afërsi ekzistenciale dhe më gjerë, ku të gjitha të dhënat e nevojshme për një ideal të sinqertë, vijnë para nesh në një formë të tradicionalizmit, romantizmit dhe realizmit. (Bukuresht, Dimër 2022)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat