Nga lufta, droga, dashuria e deri te erotika ekstreme

Libra

Nga lufta, droga, dashuria e deri te erotika ekstreme

Nga: Ilir Muharremi Më: 2 janar 2022 Në ora: 09:02
Ballina e librit

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

"Shëmbëllente më fort si një çupëlinë. Tentova ta puth, por ajo m’i hiqte buzët dhe i mbante të ngrira. Buzët ia putha, por gjuha nuk depërtoi brenda. Tentova shumë herë, mezi e putha. Ishte një e puthur e ngadaltë dhe e gjatë. Buzët e saj ishin të njoma dhe të freskëta.

S’më shqiteshin nga mendja leshrat e gjata.

 “Çfarë po ndodh me Klodianën?”, - ma ndërpreu puthjen. “E kam harruar.”, - iu përgjigja.

Maria pak u largua dhe filloi të zhvishej, i hoqi të gjitha rrobat. Kishte një trup të përkryer, fati më kishte buzëqeshur edhe këtë radhë. Zotat ishin me mua.

“Mendoj se të adhuroj.”, - i thashë kësaj bukuroshe. U shtri në divan. Ishte lakuriq, ndërsa drita që i

binte nëpër trup, krijonte ca hije të ndriçuara dhe asnjë qime nuk e kishte në trup.

 “Baj çfarë të duash me mua.”, - më tha.

 Iu afrova, ia preka barkun lehtë, ajo sytë i kishte të mbyllur dhe kokën e ktheu kah dritarja. Rrezet e diellit kishin pikturuar peizazh mbi fytyrën e saj të njomë.

Ndonjëherë ndihem sikur e kam parë që çdo gjë që ka për të ndodhur dhe është një makth. Loti doli nga sytë e mi, rrodhi kah faqet drejt buzëve të mia. E kishte shijen e ujit të detit, sepse lotët e të gjithë atyre të dashuruarve i kanë mbushur detrat dhe oqeanet.

“Çfarë?”, - më pyeti Maria, e cila e vërejti fytyrën time.

 “Asgjë, thjesht, më fal, më fal, më fal!”, qaja, nganjëherë edhe me zë..."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat