Dy libra të botuara në prag

Libra

Dy libra të botuara në prag

Nga: Ragip Guraziu Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:39
Rasim Thaqi dhe gruaja e tij, Sherife Thaqi-Berisha

Në Therandë (ish Suharekë), në cilësinë e recensionistit e redaktorit gjujhësor, së bashku me një staf të shtypshkronjës dhe shtëpisë botuese Lena Graphic nga Prishtina: në vizitë familjes së Sherife Thaçit. U dorëzuan dy librat e botuar kushtuar Rasim Thaçit: "RASIM THAÇI, IDEALISTI QË KRIJOI URA MES NJERËZVE”, përgatitën për botim: Sherife Berisha – Thaçi dhe Luljeta Thaçi – Osmani. Rrëfime, punime dhe "Do të flas me diellin" i autorit i lënë në dorëshkrim - Rasim Thaçi (post mortum), ppërgatitur po nga familajrët krijues Sherife Berisha – Thaçi dhe Luljeta Thaçi – Osmani.

Mbi 400 gazetar,krijues,poet,botues ,redaktor, dhe profesor,akademik,etj,të profileve të ndryshme,kanë falenderuar,uruar,nga gjithë trojeve shqiptare,që na le të kuptojëm se edh unë si goleg i tij, në IGK -BALLKANI, Theranda,ishi Suhareka,nuk e kishim njohur se kush është Rasimi, dhe po ne dy edhe Gazetar, ai kishte filluar me 1970,derisa unë , 2000-të si profeionist,edhe pse shkrimeve,kam filluar nga 1977 si bashkpuntorë,në gazeta dhe Radio, TVP- të asaj kohe,Radio prizreni etj.

Meqenëse isha shumë i lidhur me Rasim Thaçin shumë ngusht, me lot në sy nuk punohet,por arsyeja desha edhe unë të shkruaj diç rreth botimit të dy librave të posa botuara të tij, nga shumë gazetar, shkrimtar, botues,profesora,e shum e shumë tjerë,do e kuptojmë atëherë kur ju bie këto dy libra në dorë.

Fatbardhsisht,hasa në shkrimin të Sejdi Berishës, nga Peja,dhe posa rash në kontakt me gruan e Rasimit,dhe e pyta se nga është ku person, morra kete përgjegjeje se Qytetit të Pejës me rrethinë,por edhe e gjithë Kosovës,i vyen edhe 50-100 vjet të lind një Sejdi Berisha,që Kosova ka nevojë për këso njerëz të shkolluar,.......

Ja e vërteta se kush ishte Rasim Thaci

Sejdi Berisha: Krijuesit nuk vdesin kurrë

KRIJUESIT NUK VDESIN KURRË, ATYRE EDHE NË ATË BOTË ZEMRA U RRAHË DHE U TROKET PËR TË MIRËN E NJERIUT, PËR KOMBIN DHE PËR ATDHEUN...!

(Kushtuar krijuesit dhe njeriut të kauzës kombëtare, Rasim Haxhi THAÇIT)

Nga Sejdi Berisha

Se duhet dhe është e nevojshme që njerëzit e mirëfilltë dhe figurat që tërë jetën i janë përkushtuar njerëzores, fatit të njeriut, kombit dhe atdheut, t’u japim meritat dhe t’i afirmojmë veprat e tilla, padyshim se jo vetëm që bëjnë një veprim dhe obligim të qëlluar, por kështu i mësojmë dhe u krijojmë taban edhe gjeneratave të reja për ta shkruar, afirmuar dhe ruajtur historinë tonë, rrugëtimin tonë i cili në asnjë periudhë kohore dhe historike nuk ka qenë i lehtë. Dhe, duke qenë kështu, kujtoj se duhet t’i vëmë në spikamë veprat dhe punën e të gjithë atyre që së paku sado pak kanë dhënë kontribut në drejtim të asaj që quhet madhështi njerëzore dhe kombëtare, gjithnjë pa i kategorizuar njerëzit e “mëdhenj” dhe të “vegjël”. Kështu, jo vetëm se i bëjmë nder atyre, familjes dhe të tjerëve, por e vëmë nga një gur në murin e historisë në të gjitha fushat e jetës.

Me qëllim i vura këta rreshta sipër këtij shkrimi, sepse, m’u kujtuan shumë figura, shumë njerëz të devotshëm, puna e të cilëve shpeshherë ka ngelur apo ngelë nën hije apo edhe e harruar, dhe kështu edhe madhështia jonë historike mbetet edhe e varfër por edhe e mangët, e nënçmuar dhe pse jo edhe peng e harresës.

Edhe në fushën e kulturës, letërsisë dhe të arsimit, deri me tash kemi bërë përpjekje, ndoshta më shumë individuale se sa institucionale, që t’i përjetësojmë ata që me punë dhe përkushtimin e tyre u sakrifikuan tërë jetën për ta quar përpara kauzën kombëtare në të gjitha aspektet.

____________

Njeri me qëndrim modest e me shpirt të madh, që gjithnjë nderonte dhe respektonte fatin e njeriut, kurse krijimtaria dhe vargu i tij ngelën dokument i ndritur në letrat shqipe...

Andaj, njeriu i arsimit, i penës dhe i kulturës, Rasim Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë para afro një viti, respektivisht, me 06 dhjetor 2020, ma provokoi arsyen për t’i vënë në spikamë disa nga kontributet dhe angazhimet e tij, që duken ndoshta modeste, por e kanë atë thelbin dhe vulën e veprës së atdhetarisë, por edhe të arsyes e të obligimit që secili njeri duhet angazhuar për të qenë pjesë e pandarë e mendjes, e kujtesës dhe e madhështisë shpirtërore për mirëqenien e njeriut të kësaj toke, për afirmimin e tërë asaj që ka të bëjë me atdheun e kombin, e të cilat virtyte, duke u informuar për jetën e Rasim H. Thaçi, i cili u lind në fshatin Shkarashnik të komunës së Malishevës, e që pas mbarimit të shkollimit fillor dhe atij të mesëm dhe shkollën e lartë në Prizren, sikur mendja, arsyeja dhe shpirti e zemra, plotësisht i ishin përkushtuar punëve që njeriun e bëjnë të lumtur, që kauzën kombëtare e qojnë përpara, që diturinë e bëjnë themel për të ecur tutje dhe gjithmonë për të qenë vetvetja, për të ngadhënjyer mbi të gjitha sfidat dhe barrikadat e problemet tjera që i sjellë jeta.

Sa herë që e kam takuar këtë njeri të urtë por të etur deri në palcë për fatin e kombit, tek ai sikur gjithmonë e kam vërejtur një mori fjalësh të pathëna që ia përcëllonin shpirtin, pakënaqësinë për realitetin aktual të shoqërisë, për fatin dhe përplasjet e kombit!

Në orët dhe takimet letrare, kudo që jemi takuar, e që gjithnjë ishte me bashkudhëtaren e jetës së tij, kushërirën time, krijuesen, znj. Sherife (Berisha) Thaqi, me qëndrimin e tij, me shpirtin e tij të urtë por zjarr, me përkushtimin më të madh e përcillte dhe e respektonte çdo fjalë, çdo varg poetik, që padyshim thellë i përjetonte, e që po ashtu ia ngacmonin edhe mendjen edhe shpirtin... Andaj, e ku mos të shkruash për këtë njeri, i cili për asnjë moment e deri në frymën e fundit nuk kishte prajtur duke dhënë kontributin e tij, si në letërsi e më përpara edhe në arsim. Por, ai, gjithnjë ishte modest, kurrë nuk dëshironte të tregohej apo edhe të imponohej për atë që e realizonte, por atë mirë e njihte dhe mirë e transmetonte si këshillë!

Më duhet të them se ishte e padrejtë ikja e tij, sepse, ende kishte forcë e gatishmëri për t’i dhuruar kombit, kulturës dhe letërsisë. Ishte e padrejtë, sepse, ende nuk i kishte thënë të gjitha ato që dëshironte për t’ia ofruar njeriut për mendim të njëjtë, për unitetin, për bashkimin dhe për dashurinë e secilit, si forcë dhe madhështi të cilën duhet herdokur ta ketë dhe përqafojë njeriu dhe kombi ynë ende i pa rehatuar, mbase edhe i shkapërderdhur...!

Ai, jo vetëm si njeri i kulturës dhe arsimit, dha kontributin e tij edhe në fushën e informimit. Duke e pasur parasysh se informimi me kohë dhe i drejtë i opinionit dhe i popullatës ka rëndësi jetike për të ecur përpara, ai, nuk ngurroi për t’u bërë bashkëpunëtorë i shumë gazetave, e më vonë, kontributin e tij në informim e dha edhe te gazeta “Koha Ditore”, “Kosova Sot” dhe te “Bota Sot”, ku pothuaj se deri në pension punoi në këtë gazetë.

Pra, kontributi i tij në informimin e popullatës, padyshim se është kapitull në vete, duke pasur parasysh profesionalizmin dhe qëndrimin e tij prej gazetarit dhe njeriut të përkushtuar për lirinë, pavarësinë, për mirëqenien dhe lumturinë e kombit.

Krijimtaria e tij i ka begatuar shumë antologji, ndërsa, madhështia letrare dhe jo vetëm letrare e tij dhe e bashkudhëtares së jetës, znj. Sherife Thaçi, ishin fortë të lidhura në mes vete, si rrënjët e rrapit...!

Ndërkaq, krijimtaria e tij dhe pesha e fjalës së shkruar me mesazhin shumëdimensional, është përjetësuar në shumë libra dhe antologji, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, respektivisht, puna e tij letrare dhe krijuese e tij është përfshirë në më shumë se trembëdhjetë libra-antologji, që për çdo vit tradicionalisht botohen nga Shoqata për Art e Kulturë “Elena Gjika” në Suharekë, me titull: “Brerore Lirie”, ku me qëllim të afirmimit dhe të mbështetjes së krijuesve nga ky qytet, zakonisht përfshihen vetëm krijuesit nga ky qytet.

Është karakteristike të theksohet se në tërë rrafshin kombëtar, si gjithnjë, pak u kushtohet krijuesve të cilët janë më të dalluar, apo që kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në afirmimin e vlerave shpirtërore, kulturore, historike dhe shkencore kombëtare, për çfarë, edhe sot e kësaj dite ende është i varfër opusi krijues-dokumentar, dhe po ashtu, ende shumë krijues dhe punëtorë të kulturës janë nën hijen e pakujdesisë dhe të nivelit të vetëdijesimit dhe të ndërgjegjësimit, se vetëm afirmimi i letërsisë, i artit dhe i vlerave shkencore dhe filozofike e afirmojnë kombin jo vetëm përbrenda vetvetes, por edhe gjithandej Evropës dhe botës.

Për ta dëshmuar këtë, ka shumë dëshmi por edhe shumë vlera krijuese të shumë autorëve. Ndërsa, në këtë drejtim, shembulli më i mirë kujtoj se është edhe rasti i z. Rasim H. ThaçI, i cili edhe pse është i përfshirë në shumë antologji të niveleve të ndryshme, sikur angazhimi dhe cilësia e tij krijuese megjithatë ka ngelur bukur shumë e tkurrur, ndoshta gjithnjë me nivelin e ultë të respektit dhe të përkujdesjes së shoqërisë që krijimtarisë t’i jepet afirmim gjithnjë e më i madh dhe njëherësh të respektohen edhet autorët, pa marrë parasysh se prej nga vijnë, nga metropolet apo nga qytetet dhe krahinat më të vogla.

Por, tërë këtë konstatim, megjithatë, e demanton puna dhe vepra e këtij krijuesi dhe njeriut të kauzës kombëtare, z. R. H. Thaçi, e cila u përjetësua në librat-antologji, si: Antologjia “Korsi e Hapur”, e përgatitur dhe e botuar nga LNPSHA “Pegasi Albania”, e drejtuar nga prof. Kristaq F. Shabani – Tiranë. Pastaj, te Antologjia “Jehona Shqiptare”, që drejtohet nga Kryetarja e kësaj Shoqate, Mira Korance, po ashtu në Tiranë.

Krijimtaria e tij është përjetësuar edhe tek veprat që tradicionalisht botohen për çdo vit, si, “Dita e Plisit”, të cilin manifestim e drejtojnë krijuesit nga Klina me në krye, Ismet Krasniqi Lala dhe Prend N. Buzhala. Po ashtu, Rasim H. Thaçin, pothuaj se çdo vit e hasim tek antologjitë vjetore të Bibliotekës Rajonale të qytetit të Prizrenit, e cila aktivitetin vjetor të saj e rrumbullakon me botimin e nga një vepre-antologji.

Krijimtaria e tij i ka begatuar edhe antologjitë tjera të shumta, siç është, Antologjia “Albania Shqipëri Natyrale”, të cilën e drejton kryetari i Shoqatës Kulturore “Zahir Pajaziti”, krijuesi i devotshëm, Rudi Berisha dhe shumë vepra të tjera.

Dhe, nga e gjithë kjo që e theksova, jo pa shkas, dua të them se veprat e mira dhe me vlerë, shpeshherë fshihen skutave nëpër raftet dhe sirtarët e bibliotekave, por ato gjithmonë janë thesar dhe sihariq i kulturës, i historisë, i mendjes së njeriut dhe i shkencës, që janë si stralli dhe gjithmonë vetëm bëjnë dritë...!

Ndërkaq, puna e palodhshme e Rasim H. Thaçit, ka qenë e veçuar edhe në fushën e arsimit, në ç’drejtim ai është angazhuar për sigurimin e pagave punëtorëve të arsimit, por edhe për mbarëvajtjen e mësimit në shtëpitë-shkolla, në kohën kur regjimi i armikut i mbylli shkollat shqiptare në Kosovë.

Kapitull në vete është edhe rrugëtimi jetësor me bashkudhëtaren e vetë, me krijuesen, znj. Sherife Thaçin. Ata, jo se nuk i ka ndarë dita as nata, dhe pothuaj se kudo në manifestime kanë qenë së bashku, por krijimtaria e tyre është e lidhur fortë në mes vete, si rrënjët e rrapit. Dhe kjo, që të dyve, ua ka krijuar madhështinë e këndimit poetik, të krijimtarisë që buron nga mendja, nga zemra e pastër edhe e çiltër. Në këtë kontekst, ai e ka dashtë edhe familjen si gjënë më të shtrenjtë, dhe kështu, ata si pak kush i kanë dhënë kuptim jetës, ndershmërisë, njerëzores dhe lumturisë...!

Andaj, për këtë arsye, njerëzit e tillë nuk vdesin kurrë. Bile bile, artistët dhe krijuesit e kanë zemrën e madhe, e cila edhe në atë botë u rrahë dhe troket për të mirën e njeriut, për kombin dhe për atdheun... U rrahë dhe i flet tokës e qiellit për gjithçka...!

Dhe në fund, këtë shkrim do ta përfundoj me mendimin e Sokratit: “Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve, e unë them, edhe të krijuesve, janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë...”!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat