Mes jetës dhe vdekjes

Libra

Mes jetës dhe vdekjes

Nga: Ilir Muharremi Më: 15 janar 2022 Në ora: 09:06
Ballina e librit

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

"Po bëhesha shumë keq”, - ia ktheva. “Po, e po tani jam unë e sëmurë dhe më duhet t’i anuloj të gjitha klasat, sepse e bëj në brekë.”, - ma ktheu ajo, derisa ma hodhi qesen me drogë në fytyrë. Nuk kisha forcë as dorën ta ngritja, e lëre më të merresha me

Marinë. “Po përpiqem shumë të bëj diçka.”, - tha ajo. “Thjesht dua të rri në shtëpi ta shijoj divanin tim dhe efektin e tij.”, - pëshpëriste në vete Mari. Ajo po dridhej, mori një lugë e mbushi me pak drogë dhe me shkrepsë e nxente lugën përfundi, derisa droga u bë lëng. Qante dhe vetëm qante. Më dhimbsej pse e kisha futur në këtë rrugë edhe Marinë. “Nuk

mundem, nuk mundem, nuk mund ta bëjë. A mund të më ndihmosh?”, - bërtiti ajo. “Në rregull është zemër, në rregull.”, - ia ktheva dhe iu afrova, e shtrëngova, derisa flakërimat e dritës shpërthenin në trupin e saj. Unë i shtrëngoja nofullat. “Është në rregull. Këtu lidhe krahun.”, - i thashë, derisa ia lidha krahun dhe e mbusha shiringën me drogë, por mezi ia gjeta

një damar të freskët, për ta mbushur me lëngun e drogës. U shtri në divan dhe unë lehtësisht e putha në faqe. U afrova afër saj, e mbështeta kokën te krahu i saj dhe i mbylla sytë. Më doli gjumi. Gjendja e Marisë keqësohej. Mezi merrte frymë, bënte ca lëvizje me kokë majtas e djathtas. Nuk dija se çfarë të bëja.

Sillesha rreth dhomës, ajo nuk përmirësohej. E thirrja në emër, po ashtu ia dhashë ca shpulla. Ajo i humbi komplet ndjenjat. Nuk i hapte sytë. E thirra ambulancën, u vonua një çikë, por erdhi." ..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat