Botohet në Amerikë romani “Shtatori i gjëmës së madhe” i shkrimtarit dhe komentatorit sportiv Skifter Këlliçi

Libra

Botohet në Amerikë romani “Shtatori i gjëmës së madhe” i shkrimtarit dhe komentatorit sportiv Skifter Këlliçi

Nga: Beqir SINA Më: 20 janar 2022 Në ora: 16:05
Ballina e librit

Këto ditë u botua në Amerikë, romani 'Disatrous September', botuar në shqip në vitin 2011 nën titullin  'Shtatori i gjëmës së madhe'. Kjo vepër i kushtohet tragjedisë së 11 shtatorit në kullat binjake të Nju Jorkut, ku, si pasojë e sulmeve të terroristëve islamikë, mbetën të vdekur rreth 3000, ndër të cilët edhe tre shqiptarë.

Deri  tani, bazuar në listën e romaneve kushtuar kësaj tragjedie në gogle, është i vetmi roman që përshkruan si terroristët rrëmbyen dy avionë dhe me ta goditën kullat binjake, ngjarjet e tmerrshme  në këto kulla dhe në aeroportin e Bostonit, nga ku u nisën terroristet, ku aso kohe punonte dhe vetë autori i këtij romani, njofton Bota sot në Nju Jork.

Po botojmë një përmbledhje të zgjeruar të tij.

Image
Skifter Këlliçi

Një ditë maji në vitin 2000, në Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostonit.

Të ulur diku në  hyrje të Terminalit B të  këtij aeroporti, po bisedojnë Mohamed Ata dhe Marvan Shehini, dy terroristë arabë. Venë re se si pasagjeret  lenë sendet prej metali ne rripin lëvizës, brisqe me te vogla, shishe… për te kaluar në pikën e kontrollit, “Ja cili është kyçi që do të na ndihmojë  të kryejmë detyrën tonë të shenjtë para Allahut”,- thotë Marvani.

Po atë ditë në katin e 107-te  të Kullës së Parë Binjake të WTC (Qendra Botërore e Tregtisë), në  New York.

Gazetari i njohur i CCN-së, Stiv Robertson, i fejuar me Zhaklina Kramerin, stjuardesë e kompanisë ajrore “Delta” në Boston, do të shkruajë një skenar  televiziv, kushtuar punëtorëve që punojnë për pastrimin e xhamave të dritareve të  Kullave Binjake, që janë dy shqiptarë: Besim Istrefi,  me prejardhje nga Kosova, dhe tjetri  Marko Muzaka, arbëresh. Pastaj të katër zbresin në zyrën  e Saidit, me origjinë nga Libani, që punon menaxher. Saidi  fton  aty edhe  Jaserin me origjinë nga Siria, fundamentalist i  maskuar islamik.

Aeroporti Ndërkombëtar Logan, Boston, 11 shtator 2001.

Sokol Kama, shkrimtar, ish-gazetar i Radiotelevizionit Shqiptar, dhe tani supervajzer, bisedon me Xhaklinën, qe do te kryeje  fluturimin e fundit, sepse  me 20 shtator do të martohet me Stivin. Ndërkohë, në  piken e kontrollit, veç pasagjerëve të tjerë, futen dhe pasagjerë terroristë. Sipas rregullave, kalojnë me brisqe dhe shishe të mëdha dhe të vogla. Terroristët Mohamed, Satem dhe Abdyl kanë zënë vend në klasën e  parë, kurse dy vëllezerit, Vaili dhe Rashiti, në klasën e dytë. Befas sulmojnë me shishe lotsjellëse dhe me brisqe dy stjuardesa, përkatësisht në njërën dhe tjetrën klasë. Të tërë udhëtarët mbeten të tmerruar.

Muhamedi dhe Satemi  vrasin pilotët, me brisqe dhe me  shishe. Mohamedi pastaj  nis  të drejtojë avionin. Me mikrofon  njofton pasagjerët që të qetësohen dhe të mos bëjnë marrëzira, se avioni po te kthehet sërishmi ne Boston dhe  ata do te lihen të lirë. Kurse në të vërtetë avioni si dhe një tjetër, i rrëmbyer po nga terroristë arabe, fluturon drejt Nju  Jorkut dhe pastaj drejt Kullave  Binjake.

Në ato çaste Mohamet Ata merr në telefon Jaserin, që ndodhet në zyrën e tij, në kullën e parë, dhe i njofton se kanë rrëmbyer  një avion. Abduli, terrorist i penduar, kërkon të mënjanoje avionin që drejtohet nga kulla e parë. Dyluftimi tij me Muhamedin. Por është vonë. Avioni, si bombë e stërmadhe, përplaset në mesin  kullës së parë, katet e së cilës  fillojnë të digjen. Po kështu edhe avioni i dyte godet kullën tjetër.

Marko dhe Besimin që po punojnë mbi njërën kullë, mezi zbresin shkallët bashkë me të tjerë, por ashensorët kudo janë bllokuar. Të dy, si qindra e qindra  të tjerë, përpihen me pas nga flakët.

Stivi në këto çaste, po transmeton drejtpërdrejt ngjarjet me mikrofon nga një pikë shumë larg kullave, që po digjen. E kupton se ç'i ka ndodhur Zhaklinës.

Ndërkohë, Saidi që ndodhet në katet e poshtme, del  në korridor dhe habitet  kur sheh Jaserin, i cili kërkon të mbylle nga jashtë dyert e portave që të shpien në shkallët e sigurimit, nga ku qindra punonjës kërkojnë të zbresin poshtë, që ata të mbeten të vdekur. Dyluftim midis tyre. Saidi vret Jaserin dhe hap dyert  e mbyllura prej tij dhe kështu shpëton qindra njerëz që vërshojnë poshtë shkallëve.

Bin Ladeni, së bashku me krahun e tij te djathtë, Khalid Sheik Mohamedin, arkitektin e  këtij plani satanik, në strofkullën e tyre ndjekin  nga stacioni televiziv Ala Zhazira, çka ndodhur...Bin Ladeni ka një moment ekzaltimi. Por i duket se profeti Muhamed e qorton me fjalët: ”Kurani dënon ashpër ata që vrasin njerëz të pafajshëm, siç vret ti”.

Përsëri në Aeroportin Ndërkombëtar Logan, Boston.

Terminali B i aeroportit  rrethohet nga forca të policisë  dhe  ushtrisë. Midis tyre ndodhen funksionarë të lartë të FBI-se dhe FAA-së. Dyshojnë se mos në një pikë  kontrolli janë futur terroristë me armë.

Sokoli  shpalos shkakun e tragjedisë: brisqet më te vogla se fotoja e identitetit, shishet alkoolike  dhe shishka me sprucim të mbushura me lëndë lotsjellëse, që lejohen nga rregullorja. Punonjësit e  FBI-së dhe FAA-së mbeten të topitur.

Duke u kthyer për në shtepi, Stivi ndal makinën para hotelit “Astoria”, ku pas një jave do të bëhej dasma e tij me Zhaklinen tashmë  e vrarë në avion. I duket sikur e sheh atë të gjallë, veshur nuse, me të bardha, që po i afrohet atij. Dëgjohet zilja e telefonit. Është Sokoli që e ngushëllon plot dhembje…

”Ti je shkrimtar" -i thotë Stivi Sokolit.- Shkruaj një roman për të tëra këto që ndodhën, shkruaj se Amerika u godit rëndë, por nuk dorëzohet kurrë”. Dhe Sokoli i  premton./Bota Sot/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat