“Vilhelme Vranari Haxhiraj e quaj “Musine Kokalari e Vlorës””

Libra

“Vilhelme Vranari Haxhiraj e quaj “Musine Kokalari e Vlorës””

Nga: Bujar Leskaj Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 21:53
Ballina e librit

Vilhelme Vranari Haxhiraj ka qenë e ngelet një luftëtare e veçantë dhe stoike e demokracisë dhe e emancipimit, të drejtave të grave, ndërtimit të një shoqërie të mundësive të barabarta, por veçanërisht letërsisë e artit. Në vitin 2005 në përurimin e trilogjisë së saj “Vështroni Meduzën”, të cilën e quajta “Saga e Vranajve” ose “Saga e Vlorës” vlorlëse kam vlerësuar: “Nëse Gjirokastra ka Musine Kokalarin, qyteti ynë ka bijën e vet, Vilhelmen, të cilën pa druajtje e quaj “Musine Kokalari e Vlorës”.

Sikundër thotë për të prof.dr. Eshref Ymeri: “Krijimtaria e saj është një ngrohtësi që përcjell dridhërimën e zemrës, delikatesën e ndjenjave dhe fisnikërinë e shpirtit të saj bujar. Ështe gatishmëria për të ndarë me njerëzit e mirë pasurinë shpirtërore dhe zjarrin e zemrës së saj. Është aftësia për të ndarë me njerëzit e afërt hapësirat e gëzimit dhe honet e trishtimit. Është aftësia për të përjetuar bashkërisht lartësitë e haresë dhe tatëpjetat e dëshpërimit.”

Ndaj sot në Vlorë ishte kënaqësi që në një datë jubile, ditën kur 30 vite më parë u krijua dega e LDG- Vlorë, të promovohej libri i saj “Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë”, i cili nën lajtmotivin “Demokracia nuk ndërtohet kurrë nëse nuk ka një shoqëri të emancipuar dhe një grua të integruar!” mblodhi zonja demokrate të Vlorës, por edhe nga mbarë Shqipëria.

Ishin të pranishme në promovimin e këtij libri me vlera të rëndësishme dokumentuese e historike, znj. Liri Berisha, kryetare e LDG, deputetja Albana Vokshi, aktorja e njohur, ish deputetja e PD, znj. Rajmonda Bulku e dhjetëra zonja demokrate n ga Tirana, Fieri, Berati, Gjakova, etj.

Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Liri Berisha, “ka falenderuar zonjën Vranari për veprën e saj letrare dhe në veçanti për librin “Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë” dhe ka vlerësuar faktin që në “LDG Vlorë kanë kontribuuar ndër vite zonja të nderuara e me vlera, por edhe faktin që një libër i tillë është risi, pasi sjell në vëmendje figurat e ndritura të kombit dhe historinë e tyre që është historia e PD dhe e Shqipërisë.”

Zonja Vokshi ka shprehur kënaqësinë për praninë në këtë promovim dhe aktivitet të 30 vjetorit të LDG Vlorë, duke shprehur dëshirën dhe urimin që të gjitha degët e LGD nëpër rrethe të kenë nga një libër të tillë për historinë e tyre.

Kryetarja e LDG Vlorë, Alta Haluci ka shprehur krenarinë për trashëgimninë e PD dhe kontributin e zonjave demokrate të Vlorës.

Në fjalën e saj autorja e librit, Vilhelme Vranari Haxhiraj, e cila ka qenë themeluese dhe kryetare e parë e LDG- dega Vlorë, 1991- 1998, si dhe anëtare e Kryesisë së LDG të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka bërë një përmbledhje të shkurtër të historikut të krijimit të LDG Vlorë dhe ka evokuar figurën e të gjitha zonjave demokrate ndër vite, duke përkujtuar me veneracion të gjitha zonjat, të cilat nuk jetojnë më.

Në takim folën dhe përshëndetën shumë zonja të pranishme, intelektuale e drejtuese të LDG Vlorë ndër vite.

Në këtë ditëlindje të 30-të të LDG Vlorë gjej rastin të përshëndes të gjitha zonjat demokrate të Vlorës, pa të cilat demokracia nuk do të ishte e plotë, ndërsa zonjës Vranari i uroj jetë të gjatë dhe krijimtari të pasur e të begatë.

Urime dashamirëse

Safete Pojani: Më vjen pafund mirë, që vlerat e grave të emancipuara në radhët e PD-së përmenden dhe promovohen. Duhet thënë shumë për vlerën dhe forcën e vajzës dhe Gruas në Shqipëri, veçanërisht për gra të qëndresës si zonja Vranari. Respekt pafund!

Eduart Haxhiraj: Respekt për të gjitha zonjat pjesëmarrës në këtë takim.

Leonora Ndoja Sefgjini: Respekt për të gjitha gratë demokrate që kanë kontribuar për PD nder vite...respekte për gratë demokrate Vlonjate!

Tefta Vesho: Bravo.!!! Ka lezet!!! Për këto gra dhe vajza, ka nevojë sot, më shumë se kurrë, Shqipëria.!!!!Le të marrin shembull..!!

Altin Tafilaj: E kush tjetër përveç Zotit Leskaj ka bërë apo mund të bëjë histori arritjesh, vlerash, etj. Kush tjetër mund të promovojë e të mbajë gjallë frymën bashkëpunuese për të mirën e Vlorës dhe Shqipërisë.. Respekte e suksese Zoti Leskaj në punën e tanishme …

Ardian Spahillari: Respekte për të gjithë qendrestarët e Partisë Demokratike dega Vlorë dhe drejtuesi e saj

Agim Toro: Respekt dhe urime gjithë LDG dega Vlorë

Luan Cani: Z Leskaj , je një intelektual dhe një historian i madh .Ju falënderoj për të gjithë informacionin që na jep . Respekt pa kufi për ju .

Hatixhe Kola: Urime Znj.Vilhelme

Mika Vlorë: Bukur shumë zoti Bujar kënaqësi për Vlorën që të ka. Respekt

Anila Toto: Sa bukur! Urime!

Sulo Peshtani: Respekte për gjithë zonjat pjesëmarrëse në këtë takim

Armando Mustafa Mishgjoni: Respekte për të gjitha gratë demokrate  

Lumturi Veliraj Feimi: Me fitore Z Bujar

Arbi Sadiku: Urime zonja Vili! Respekt të madh për këtë grua intelektuale!

Ilir Begaj: Respekt për ju Bujar Leskaj që promovoni figura të nderuara edhe Respekt për Familjen Haxhiraj!

Ermira Kaca: Bravo     

Reshat Ibrahimi: Urime dhe suksese i nderuar deputet. Ngelesh fisnik gjithmonë. Bravo.

El Meskra: Kënaqësia që morra pjesë në këtë aktivitet kaq të bukur në 30 vjetorin e LDG - Dega Vlorë. Faleminderit Bujar Leskaj për organizimin në çdo detaj.

Alma Juniku: Këto Zonja te Madhe Fisnike dhe të mrekullueshme. Aty ku është Gjeniu Bujar  Leskaj behet mrekullia. Respekte

Lul Kola: Je i madh o Kryetar!

Sia Benedetta: Urime, por vendi është marrë peng: Si ty ka pak në Shqipëri dhe asnjë në PD.

Arjan Hoxhaj :I Gjithanshëm

Mill Shkëmbi: Koha për ndryshim

Caku Musta: Bravo Pr.Bujari ! Poliglot jeni, hata fare!

Agron Shehaj, Shpresa Lushaj, Olimbi Rakipaj,Eduart Canaj Ardian Spahillari, Kadri Çopja, Fehmi CiciFlamur ShehuNertil Cobaj, Albegy Tours Vlore, Maro Hoxha Salibasha, Bejkush Murataj, Farie Gjika, Shprehin: Respekte.

Mirënjohje!

Të nderuar miq të letrave dhe simpatizantë të LDG,Vlorë!

Megjithëse urimet i drejtohen z. Bujar Leskaj, unë si autore e librit dhe themeluese e Lidhjes Demokratike të Gruas, Vlorë, shpreh mirënjohjen time për nderimin dhe vlerësimin që më është bërë në këtë Jubile të tridhjetë të organizatës sonë, nga prania e znj. Liri Berisha, znj.Albana Vokshi, ish Deputetes znj.Raimonda Bulku, zonjave nga Tirana. Durrësi, Berati, Fieri, Gjakova, Saranda dhe gjithë anëtareve të LDG Vlorë, të kohës sime dhe bashkëkohëse të kryetares aktuale, znj Alta Haluci që morën pjesë në këtë ditë historike për Gruan Vlonjate. Mirënjohja i takon angazhimit financiar të deputetit, Ish Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe drejtor Politik, i Qarkut Vlorë, i cili e pranoi sugjerimin tim për një organizim të tillë, qysh që muajin dhjetor, 2021.

Gruaja është gjysma e popullsisë, është embrion i njerëzimit, segmenti më i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm historik, ndaj këtë tubim unë e quaj një ditë historike.

Le të vlejë ky tubim për një bashkim të demokratëve nën strehën e tyre të shpresës dhe zhvillimit kombëtar, si ajo PD vitit 1990, ku shqiptarët u ngritën për një jetë më të mirë, më të begatë, për të ardhmen e sigurt të fëmijëve dhe për një Shqipëri të integruar që të eci me hapat e Botës së zhvilluar!

Çdo grua që aderon në LDGSh  dhe merret me problemet politike e sociale, me  të drejtat dhe liritë e gruas, barazinë gjinore, si dhe që  jep kontribute në ndërtimin e  një shteti demokratik, shtetin e së drejtës, është nder dhe privilegj.      

Asnjë anëtare e LDG, nuk duhet të kërkoj më shumë se sa i takon nga PD, nga shteti dhe shoqëria, nëse nuk ka qenë faktor dhe aktor. Më parë secila duhet të shohi brenda qenies së saj, të njoh vetveten pastaj le të pyes cila jam unë, çfarë bëra, çfarë bëra të mirë dhe ç’nuk kam bërë të mirë? Duhet të tregojë me fakte të dokumentuara se cilat kanë qenë frutet e punës së saj. A ka marrë pjesë në media, a ka bërë ndonjë kërkesë për të drejtat dhe liritë tona të mohuara, ç’ka bërë për problemet sociale në Vlorë? A e ndien veten të integruar që të të ballafaqohet me burrat dhe t’i sfidojë ata, me intelekt, arsimim dhe profesionalizëm?

Urdhëroni zonja...rruga është e hapur, mendimi i lirë, fjala e lirë, por duhet vullnet, kurajo dhe guxim për të bërë gjënë e duhur, në kohën dhe vendin e duhur.

Për të gjitha “zonjat” që duan të jenë “Dikushi”, maja ka plot, ngjituni në to! Veçse të kërkosh vlerësim nga shoqëria, duhet kulturë dhe palodhshmëri. Pa fituar lirinë vetjake asnjë grua nuk mund të jetë vetvetja...Lini mënjanë smirën, mllefin dhe hakmarrjen ndaj atyre zonajve që japin vlera. Të punosh për ideal është fisnikëri, por kur aderon në PD për një karrige dhe kërkon ta mjelësh si lopën,  është hipokrizi dhe mashtrim ndaj demokracisë. Nga përvoja ime si themeluese dhe drejtuese për tri legjislatura, bashkë me ato zonja vitale dhe fisnike kemi punuar pa interes vetjak, kemi mohuar vetveten, vepruam në kushte të vështira, pa zyrë, pa mjete komunikacioni, pa pagë, pa fonde, pa djeta, pa telefon, megjithatë ne ia dolëm.

Me librin tim, “Lidhja Demokratike e Grua, Vlorë” 6 shkurt,1992-6 shkurt, 2022,  ne bëmë kaq, sa mundëm...ju po të doni ecni në atë rrugë që ecëm ne, pa përvojë pa i njohur proceset demokratike, vetëm donim të ndryshonim.Vramë frikën dhe ecën në rrugën e nisur më 1914 nga Marigo Pozio dhe Zehera Delvina bashkë zonjat fisnike të Vlorës, që themeluan të parën organizatë të gruas në Shqipëri dhe të parën gazetë të Gruas, me të njëjtin emër “Shpresa Kombëtare”, të cilat janë bërë pjesë e historisë së Shqipërisë. Jam e bindur se Gruaja do ta gjej veten do të fitojë ato drejta që i japin mundësinë për të qenë bashkëndërtuese të shtetit demokratik!

Image
Vilhelme Vrana Haxhiraj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat