Në Gjilan promovohet libri “Epitafet në gjuhën osmane – deshifrimi dhe përkthimi i tyre – regjioni i Gjilanit”

Libra

Në Gjilan promovohet libri “Epitafet në gjuhën osmane – deshifrimi dhe përkthimi i tyre – regjioni i Gjilanit”

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:56
Leonora Motina – Bunjaku

 Në Gjilan është promovuar të enjten libri “Epitafet në gjuhën osmane – deshifrimi dhe përkthimi i tyre”, regjioni i Gjilanit, i autorëve, Dr. Selim Selimi dhe Dr. Agron Islami, ngjarje në të cilën ka marrë pjesë nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, myftiu i Republikës, Naim Tërnava e personalitete të tjera.

Në emër të kryetarit Alban Hyseni ka folur nënkryetarja, Leonora Motina – Bunjaku, e cila tha se Komuna e Gjilanit dhe Fakulteti i Studimeve Islame kanë një bashkëpunim të vazhdueshm, duke e vlerësuar promovimin e këtij libri si vlerë e shtuar për komunën dhe regjionin Gjilanit.

“Në emër të kryetarit, Alban Hyseni, jeni të mirëseardhur gjthmonë për bashkëpunim. I përgëzoj autorët sepse ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe historike të hulumtimit dhe mbledhjes së epitafeve në gjuhën osmane për vendin tonë”, është shprehur nënkryetarja Morina Bunjaku.

Myftiu i Republikës, Naim Tërnava, tha se vepra që po promovohet sot, ka një rëndësi të vecantë për njohjen e së kaluarës së kësaj ane, duke thënë se për ne kanë vlerë historike.

“Njohjen dhe zbardhjen e të kauares e kemi për obligim sepse shoqëritë që nuk e njohin të kaluaren, e kanë problem ta ndërtojnë të ardhmen”, ka thënë myftiu Tërnava.

Historiani nga Gjilani, mr. Blerim Haziri, që është edhe referues i librit, ka theksuar se autorët kanë arritur të përfshijnë një histori të shkurtër për qytetet dhe fshatrat e Gjilanit me rrethinë, duke e cilësuar si një hulumtim të rrallë shkencor dhe me interes për oponionin e gjerë.

“Sipas autorëve, vetëm në rajonin e Anamoravës spikasim 179 mbishkrime mbi gurë, të cilat kanë arritur që t’í deshifrojnë në 19 fshatra të Gjilanit, në 9 fshatra të Dardanës, në 10 fshatra të Vitisë dhe në 5 fshatra të Artanës. Ndërsa, guri me mbishkrimin më të vjetër gjendet në fshatin Miresh të Gjilanit, i cili i takon vitit 1715”, ka thënë Haziri.

Në emër të autorëve ka folur dr. Selim Selimi, i cili ka shprehur falënderime për të gjithë ata që kontribuan në këtë libër, përkatësisht për Fakultetin e Studimeve Islame, ish-kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, për ndarjen e mjeteve për këtë libër, sikurse edhe kryetarin e Komunës, Alban Hyseni për organizimin e kësaj ngjarje.

Në këtë promovim është paraqitur me fjalë rasti edhe redaktori përgjegjës i librit, prof. dr. Fahrush Rexhepi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat