Libri që ndërton një të ardhme të bukur

Libra

Libri që ndërton një të ardhme të bukur

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 14:43
Kopertina e librit

Një libër i ri vjen pra lexuesve të Kosovës. Të gjithë e dimë se si komb aq më shumë edhe Kosova, si pjesa më e dashur e tij, kemi patur një uri të kahershme për shkronja. Për libra, shkolla deri te Universitetet pa folur për Akademitë.

Nuk dua ta besoj apo dhe ta them me zë të lartë se jemi mbase i vetmi komb në Evropë që kemi patur mësues të vrarë, poetë e shkrimtarë të vrarë e të persekutuar deri në pabeseshmëri. Kutimi I Petro Ninit Luarasit, Papa Kristo Negovanit, Ndrecë Ndue Gjokës, Babë Dudë Karbunarës etj është I gjallë.

E nuk do çuditemi që në shtëpitë e Kosovës të paktën në vitet e fundit që do i quaja Vitet e Lirisë ka mjaft libra të botuara, ani se shronja po i duket paksa e ftohtë leximtarëve të çdo brezi.

Mbase koha do të ndëshkojë këtë marrëdhënie. Këtu nuk ka gjyq shteti si nuk ka dhe lavdimëdhenj.

Libri është rrugëtimi i kulturës së një kombi. Është borxhi që një brez ia ka tjetrit, shumë më tepër se puset e ujit, se kullat e ngritura, se këngët për trimat, se varret e atyre që na kanë ikur nga jeta.

Hava Shabanaj ka marrë një mision bukur të dobishëm me këtë libër. Është një libër që në të njëjtën kohë ka disa lexues brezash dhe e bën atë një libër gjithëpërfshirës.

Kërkon që të mbjellë dashuri për Kosovën e shqiptarizmin në brezat e fëmijëve që janë jashtë atdheut të tyre e të baballarëve të tyre. që mbase edhe atje kanë lindir.

Kërkon t’ua vërë këtë libër në gjunjë prindërve shqiptarë. Vërtet vijnë të lodhur nga puna, po ata duhet ta gjejnë pak kohë të merren me ta e t’ua lexojnë, t’ua mësojnë më mirë atë që thuhet.

Se jo të gjithë mësohen në shkollë qoftë kjo edhe më e mira në botë.

Kërkon që të bëjë pak punën e Ministrisë së Diasporës që ka njerëz, telefona, para sekretarë, kanë naftë falas për makinat e tyre. Kanë tribuna ku flasin. Që ngrejnë dolli dhe ëmbëlsohen me ëmbëlsira në kohën kur Kosovën e mbushin refugjatët emigrantët, gyrbetlinjtë, mërgimtarët.

Oo, asnjë fjalë shqip nuk ka kaq shumë sinonime.

Ta lexojnë edhe politikanët se edhe ata janë pjesë e Kosovës. Kanë njerëz në mërgim. Mbase kanë qenë dhe vetë atje dhe të gjithë e dinë se sa e ëmbël është toka që i lindi dhe i rriti.

Vërtet kanë më shumë para atje. Kanë dhe makina më të mira. Kanë më shumë kostum e kollaro në shtëpitë e tyre. Kanë sapunë e shampo të zgjedhura. Kanë dhe email ku mund të kërkosh ditë takimi me zyrtarë, po duhen mjaft kohë ta realizosh. O kanë dhe nga një plis që e vënë nëpër festa, por ata duhet ta duan këtë libër.

Këtë libër e ka bërë një nënë, një grua, një çikë Kosove që në familje është rritur me zërin e atdheut dhe me dhimbjen e të rënëve.

Ndaj dhe fjala e saj duhet besuar, Duhet lexuar, duhet shpërndarë jo me detyrimin që nganjëherë të vjen për ta klikuar një këngë, një foto, një poezi. Jooo, poezia e saj ka një zgjim të bukur të shqiptarizmit me esetë e poezitë e saj.

Është një rrëfim që të emocionon që të bëj të mendohesh shumë që të lësh për pak kohë ekranet dritëzbardhëta të celularëve.

Sa bukur do ishte që ta preknin këtë libër edhe duart e njomzakëve të të gjithë shqiptarëve! Kanë parë plisat e baballarëve dhe gjysheve, kanë parë kulla të mbushura me plumba po dhe ky libër do i duhet që, në mos nën jastëk. ta kenë në oxhak e diku ku nëna ka vënë bukën e ditës së nesërme.

E ka shumë mësues Kosova. Me mjaft dashuri e kalojnë ditën para fëmijëve po shpesh ne na mbyt një lloj patriotizmi letrar, tribunash e pak po ua mësojmë fëmijëve atë që ne e pësuam e jetuam e ëndërruam dhe sot po e prekim kudo.

Jo gjithmonë ata mësues bëjnë punë fisnike që bën Havaja në këtë libër.

Ajo nuk vrapon pas lavdisë, po një copë lavdie i vjen me siguri pas vetes në këto që shkruan e në atë që bën në punë e saj të përditshme.

Kam kohë, shumë kohë që bashkëpunoj me auttorë të Kosovës. Mbase do të thoja i lumturuar se njoh mjaft vise të Kosovës, njerëz të thjeshtë familje dëshmorësh. Kam marrë pjesë në dhjeyra antologji poetësh. Kam heshtur para varreve të të rënëve.

Po bashkëpunimi me krijimtarinë e Havasë ka diçka të re, të veçantë. Ajo është nga ata intelektualë që si ka thënë Bill Klinton di të ndërtojë paqen ta dojë Kosovën e punës dhe të librit e ta mbjellë këtë dashuri kudo ku ka mundësi. Është një lloj heroinë e heshtur e fjalëpakët.

Me këtë libër ajo e ka mbushur me mjaft mentari Sofrën e Fjalës. I ka dhënë elementë të kombëtares jo vetëm për këtë brez por edhe për të tjerë. Flet për punën, flamurin, sofrën plisin, abetaren, kurbetin.

Është një gjë mjaft e bukur që në këtë libër jemi munduar dhe besoj se ia kemi dalë që të përdorim gjuhën e pastër letrare. Këndej e matanë kufinjve thuhet se gjuha zytare është shqipja letrare po për fat të keq akoma ajo është e dëmtuar. Le t’i rrisim fëmijët me këtë pasuri të madhe shprehëse të kombit tonë si një nga traditat më të vyera.

Është një filozofi në këtë dialog me fjalë të thjeshta, fjalë zemre, fjalë nëne që të japin edhe emocion, edhe mentari, edhe krenari.

Në pjesën e dytë të librit është një dialog me ata që sapo kanë hedhur hapat e parë të diturisë. Është kurora e së ardhmes që shpalos në çdo fjalë e varg.

Është vërtet lumturi dhe obligim të jesh pjesa bashkëpunuese e këtij libri.

Ka një titull pak hiperbolik ky libër.

Të duket një çast se je në një libër ku do të shpalosen pas teje tregime shkencore me fantazma. Jo, është ambicja që duhet të ketë secili shqiptar, po edhe si komb për të ecur fort, për të bërë të pabërat që varen nga ne. Për të gëzuar ato që na ka dhënë zoti.

Për të ecur krah më të rinjve. Të gjithë kemi forcë brenda vetes, qoftë edhe të gjeniut të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat