Një libër që sjell një të vërtetë ndryshe mbi historinë tonë

Libra

Një libër që sjell një të vërtetë ndryshe mbi historinë tonë

Nga: Isak Ahmeti Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 15:33
Kopertina e librit

Feri Arifi, poet dhe studiues/hulumtues i pasionuar i terrenit, ka botuar librin me titull: Antropogjeografia e fshatrave  të Malit të Zi, të Shkupit dhe të Moravës së epërme, Shkup, 2021,fq.437.

Në këtë vepër vëllimore, autori në fjalë ka për objekt hulumtimi vendbanimet shqiptare në një shtrirje të gjerë territori, me disa dhjetëra katunde siç janë:

Bllaca, Gornjani, Banjani, Çuçer-sandeva, Glluva, Brazda, Mirkovci, Kuçevishti, Papuzha, Brodeci, Lubanca, Luboteni, Rashtaku, Jazirca, Bullaçani, Radishani, Bilimbegova, Tanusha, Breza-malina, Goshinca, Llukari, Strima, Vitia, Kllokoti, Pozharani, Mogilla, Gjylekari, Vërbovci, Shoshara, Binça, Mjaku, Debelldehu, Podgorci, në shumucën e të cilëve aktualusht jetojnë banorë të asmiluar shqiptarë, të cilët, përveç asimilimit të egër  që kanë ushtruar sunduesit  sllavë gjatë shekujve përmes propagandës ,janë munduar që, opinionit  të brendshëm dhe të jashtëm, t'ia paraqesin të "vërtetën" e tyre ndryshe nga ajo që është në të vërtetë.

Në këtë libër ,autori  që tashmë ka një përvojë të lakmueshme , sjell një të vërtetë ndryshe ,natyrisht duke u bazuar në burime  dhe fakte të shumta ,por edhe në kujtime të ruajtura  nga disa banorë më të moshuar dhe duke marrë shënime nga një numër i madh i këtyre banorëve.

Duke u mbështetur në një metodë multidisiplinare , autori në fjalë , përmes shumë fakteve që janë mjaft të arsyeshme dhe bindëse , iu ka kundërvënë  autorëve  serbë dhe të tjerëve  që ishin në shërbim  të propagandës të egër  sllave , e cila për dekada (madje edhe sot e kësaj dite vazhdon !...) ,ka përhapur gënjeshtra kundër banorëve autoktonë të shqiptarëve  të këtyre viseve , jo vetëm në lidhje me vendbanimet  , banorët  dhe gjithë të kaluarën hustorike  të këtyre rajoneve.

Duke trajtuar problematikën në fjalë , autori i librit në fjalë ,Feri Arifi , njëkohësisht ka demantuar  , me fakte konkrete , "argunentet" e autorvë sllavë  sidomos të tipit të Cvijiqit , Tomiqit , Urosheviqit , Trifunovskit ,etj.(Parathënie,fq.6).

Vlen të theksohet se autori në fjalë , Feri Arifi , përnes rezultateve të hulimtimit të pasionuar në terren dhe të analizës së fakteve të shumta ,të dëshmive materiale nga terreni dhe burimeve historike të pakundërshtueshme ,ka arritur ta afirmojë mjaft bindshëm të vërtetën shkencore ndryshe nga autorët serbosllavë.

Siç shihet edhe nga përmbajtja r libti , në këtë libër trajtohen shumë çështje që ndërlidhen mes vete në mënyrë të natyrshme, që nga gjeografia e vendbanimve dhe rajonit , përshkrimi i karakteristikave të dallueshme mes vendbanimve dhe atyre të përbashkëta  në rajonin e Malit të Zi të Shkupit dhe të Luginës së Moravës(vep.e cit.fq.7).

Në këndvështrimin historik , siç shihet , janë shtruar edhe çështje të tjera  demografike , etnike , etnokulturore , etnografike dhe gjuhësore ,nga lëvizjet më të hershme të banorëve  të këtyre katundeve , identifikimi i toponomisë ,sidomos të katundeve  që disa autorë sllavë i kanë paraqitur dhe afirmuar, në veprat e tyre , të botuara ,si vebdbanime sllave, ndërsa elenentin etnik shqiotar e kanë paraqitur si të huaj,të ardhur nga vise të tjera kryesisht nga veriu i Shqipërisë.

Kjo tezë, siç e ka vërejtur edhe Abdullah Mehmeti,Parathënie,fq.5-9),e ka nxitur dhe frymëzuar autorin e kësaj vepre t'u referohet këtyre autorëve dhe veprave të tyre ,duke i ballafaquar ato me dëshmi,argumente  dhe burime origjinale , shumica e tyre e siguruar nga terreni , për ta demantuar këtë faksifikim dhe  propagandë  ,e cila dekada me radhë është përhapur  gjerësisht nga shkolla historiografike serbe.Për më tepër,autori ka identifikuar në terren  shumë lokacione  të hershme , kala dhe gjurmë vendbanimesh nga të cilat kanë mbetur gjurmë të mureve  të kalave , tumbave ilire , varrezave monunentale ,tempujve  fetarë dhe të ngjashme,që nga periudhat e hershne deri në ditët e sotme.Në bazë të hulimtimeve në terren, autori në fjalë ka nxjerrë konstatimin  mjaft bindës për praninë e vonshme të elementit sllavë në këto treva dhe njëkkhësisht ka argumentuar praninë e hershme të elementit autokton shqiptar.Këtë e ka dëshmuar përnes dëshmive materiale , gjetjeve arkeologjike dhe emërtimeve të hershme të vebdbanimeve , maleve , fushave , përrenjve,lumenjve , bjeshkëve etj.

Pa hyrë në ndonjë analizë më të thellë të këtij libri,krejt në fund le të theksojmë se ky libër me prurjet shkencore që ka ,është një kontribut mjaft i çmueshëm në historiografinë shqiptare edhe për faktin sepse sjell një të vërtetë ndryshe  mbi historinë ,gjeografinë  dhe etnokulturën tonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat