​Prezantohet romani “Ditë e Re”, Chyrsos: Heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve

Libra

​Prezantohet romani “Ditë e Re”, Chyrsos: Heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:29
Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u prezantua romani “Dita e Re”, e Nikos Chrysos

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u prezantua romani “Dita e Re”, e Nikos Chrysos. “Dita e Re” është një roman polifonik që tregon aventurat e një shoqërie të pastrehë.

Autori i romanit Nikos Chyrsos, i cili po qëndron për herë të parë në Prishtinë u shpreh i lumtur që prezantoi romanin në Bibliotekën Kombëtare duke theksuar se heronjtë e librit janë edhe bartës të rrëfimeve.

Chrysos: Heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve

“Prandaj për librin “Dita e Re”, biblioteka është një vend vërtet i përshtatshëm, para së gjithash sepse heronjtë e librit janë bartës të rrëfimeve, rrëfimeve që ruajnë kujtesën, rindërtojnë realitetin dhe së fundi ri-interpretojnë jetën, ashtu si bëjnë librat. Heronjtë e ‘Ditës së Re’ janë në këtë kuptim, libra të gjallë dhe për këtë arsye vendi i tyre natyror është biblioteka. Por lidhjet nuk ndalën këtu”, tha ai.

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Chryssoula Aliferi tha se aturoti nëpërmjet “Dita e Re” synon që të fuqizojë raportet kulturore e arsimore mes Kosovës dhe Greqisë.

Aliferi: Nëpërmjet “Dita e Re” synohet edhe fuqizimi i raporteve kulturore Kosovë-Greqi

“Sot jemi të lumtur që e mirëpresim z.Nikos Chrysos sot në Prishtinë për të prezantuar librin e tij, dhe në të njëjtën kohë, të ndihmojmë librin ‘Ditë e Re’ në të vërtetë që të jetë dhe t’i fuqizojë raportet kulturore dhe arsimore mes Greqisë dhe Kosovës”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci tregon për raportin e Kosovës me Greqinë. Madje ajo shprehet se ky organizim është i pari, por nuk do të jetë edhe i fundit. Ngavci u shpreh edhe se populli i Kosovës ndjenë një afërsi të veçantë me popujt grek, me të cilët siç tha ajo përveç që ndahet e njëjta hapësirë gjeografike, ndahet edhe historia e përbashkët dhe ngjashmëria kulturore.

Nagavci: Populli i Kosovës e ndjen një afërsi të veçantë me Greqinë

“Jam shumë e lumtur që marrëdhëniet edhe politike në mes të dy vendeve tona Kosovës dhe Greqisë janë shtuar dukshëm kohëve të fundit dhe besoj që ky organizim i sotëm është vetëm një dimension i ri i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Arsimit me Zyrën Ndërlidhëse Greke dhe se një ‘Ditë e Re’ do të jetë edhe një kapitull i ri në mes të bashkëpunimit jo vetëm të institucioneve por të Republikës së Kosovës dhe shteti Grek”, u shpreh Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat