“Meshari” i Gjon Buzukut

Libra

“Meshari” i Gjon Buzukut

Nga: Zymer Mehani Më: 20 mars 2022 Në ora: 09:23
“Meshari” i Gjon Buzukut

“Meshari” i Gjon Buzukut-një tekst organik në gjuhën shqipe për pjesën dërmuese të shërbesës së shenjtë e për lutjet themelore të doktrinës së krishterë.

Në faltoren e Krajës, që gjendet në mes rajonit të Cërrmnicës dhe Anës së Malit, me shtrirje nga fshati Skje deri në fshatin Shestan, në përbërje të së cilës hyjnë edhe fshati  Brisku i Poshtëm, Buzuku shkroi MESHARIN, që gjer më sot konsiderohet libri i parë shqip.

E filloi për ta shkruar më 20 mars 1554 dhe e përfundoi më  5 janar (kallnuer) 1555.

"Ù, Gjonih, biri hi Bdek Buzukut, tue u kujtuon shumë herë se gluha jonë nuk kish gja të ëndëgluom prej Së Shkruomit Shenjtë, prej SË DASHUNIT SË BOTËS S'ANË desha me u fegidun (per saa mujta me ditun) ME ZDRITUN PAK MENDET E ATYNE qi të ëndëglonjin (ndelgonjin). - Ënd vjetët 1554, njëzet dit ënd Mars, zuna fill, e e ëmbarova ënd vjetët 1555, ënd kallendor 5 dit. - Në kesh kun ëmb ndonjë vend fejyen, ù duo: tu'k të jetë fajtë, ata faj e lus t'a trajtonj ënd të mirë; perse nuk çuditem se në paça fejyen: 1. këjo tue klenë ma e para vepër [e ëmja], 2a. e fort e fështirë per të vepëruon ëmb gluhët t'anë perse ata qi shtamponjin kishnë të madhe fedigë, 2b. e aqë nuk mund të qellonjin se faj të mos banjin perse perherë ëndaj ta [unë] nuk mund të jeshë (ù tue ëmbajtun një klishë: ëmb të dy anët më duhej me sherbyen!!). E TASH, U JAM FALË GJITHËVE!, e lutni t'ynë Zotin ende per muo!"

At Gjon BUZUKU

Meshari i Buzukut është[ vepra më e gjerë e më e kompletuar prej orvatjeve të provuara për të futur gjuhën amë në liturgjinë katolike. I vetmi ekzemplar i mbetur, gjendet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, i zbuluar më 1740 e i rizbuluar 1909.

Nga kjo datë e fundit fillojnë edhe studimet që e përshkruajnë, përtej dy botimeve kritike. Ky studim ka për qëllim të ndriçojë aspektet që kanë të bëjnë me historinë dhe liturgjinë, që deri më tani u lanë nën hije nga studiuesit, deri sa priten rezultate të mëtutjeshme pranë arkivave të Vatikanit dhe gjurmëve eventuale të dokumenteve të mbijetuara.

Image
“Meshari” i Gjon Buzukut
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat