Një pasdite e këndshme letraro-artistike

Libra

Një pasdite e këndshme letraro-artistike

Nga: Dibran Demaku Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:47
Pamje nga takimi i këndshëm letraro-artistik

Në ambientet e mrekullueshme të restoranit “Rozafa” të vëllezërve Gashi, në Elmshorn të Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasditen e 16 prillit u organizua një takim i këndshëm letraro-artistik. Takimin në fjalë e organizoi Lidhja e shkrimtarëve artistëve dhe krijuesëve shqiptarë në Gjermani e përkrahur nga Konsullata e nderit të Republikës së Shqipërisë si dhe nga Konsulata e Republikës së Kosovës në Hamburg, respektivisht nga konsuli i nderit Kolë Gjoka dhe Arjola Caka, atashe për kulturë të konsulatës së Kosovës.

Në këtë manifestim kulturo-artistik u bë promovimi i tri veprave letrare të autorëve shqiptarë që krijojnë në diasporë, Flogerta Krypit:”Gjithçka rreth asgjës” dhe “Këmbënyjëtuarit”; Arif Molliqit” Im atë të shtunave më blinte këpucë llastiku” si dhe përmbledhja poetike kushtuar Azem Shkrelit ne titull: ”Karvani i përjetësisë”.

Për Flogerta Krypin dhe librat e saj foli vetë autorja (përndryshe me banim në Bochum të Gjermanisë) e cila edhe lexoi fragmente nga prozat e saj. Nga debati që u zhvillua pastaj nga të pranishmit,doli konstatimi se Flogerta me prozat e saj po sillte diçka të re dhe krejt origjinale në letrat shqipe. Me konstatimet që u dhanë gjatë kësaj pasditeje,ishte i kënaqur edhe vetë autorja,e cila premtoi se tash e tutje do të ishte pjesë e manifestimeve të tilla.

Image
Pamje nga takimi i këndshëm letraro-artistik

Libri i dytë i promovuar në pasditën lertaro-artistike në fjalë,ishte ai i Arif Molliqit”Im atë të shtunave më blinte këpucë llastiku, për të cilin referuan me mjaft sukses Enver Visoka dhe Sadik Krasniqi. Pas një debati në të cilin morën pjesë shumica e pjesëmarrësëve doli konstatimi se Arif Molliqi dhe krijimtaria e tij qoftë në prozë dhe në poezi,tashmë zë një vend të merituar në krijimtarinë e letrave shqipe.

Për përmbledhjen”Karavani i përjetësisë”, kushtuar poetit të njohur Azem Shkreli referoi Azem Xhafolli, meqë redaktori i këtij libri poetik, Pal Sokoli, për arsye objektive nuk mori pjesë në këtë takim. Edhe për këtë libër poetik(botim i Lshaksh,u zhvillua një debat i gjërë si për librin në fjalë ashtu edhe për autorët. Nga debati doli konstatimi se libra të tillë përkushtuesë do të duhej të botoheshin edhe për poetë e shkrimtarë të tjerë shqiptarë, të cilët kanë bërë dhe lënë emër në letrat shqipe.

Takimin në fjalë e përshëndeti edhe Isak Gutaj, i cili nga organizatori ishte paraparë që të bëhej edhe pronovimi i një libri të tij të radhës, por që me mirëkuptimin e të dy palëve,autorit dhe organizatorit, u la të bëhet në një takim letraro-artistik të veçantë.

Image
Pamje nga takimi i këndshëm letraro-artistik

Dhe në fund të këtij manifestimi letraro-artistik doli konstatimi të tilla manifestime u duhen shqiptarëve dhe krijuesve, të shumtë, në pjesën veriore të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat