Fragment nga romani “Kongresi i Majmuneve” , me autor Fatmir Lohja

Libra

Fragment nga romani “Kongresi i Majmuneve” , me autor Fatmir Lohja

Nga: Fatmir Lohja Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:11
Fatmir Lohja

Gorilla dhe gorillesha përballë televizorit po shihnin një seancë parlamentare. Para disa kohësh në mes të xhunglës kanë gjetur një shtëpi të braktisur.

Dikuth mbronte idenë se aty ka  banuar rojtari i xhunglës dhe kishte vdekur  papritur nga një sëmundje epidemike, pa u ndihmuar  nga njerëzit. Dikush mbronte idenë se aty kishte banuar një shkencëtar dhe pasi kishte mbaruar eksplorimet qe larguar në laboratorët e tij. Jo pa argument ishte edhe mendimi se aty kishte banuar një djalë i pasur dhe për disa vite kishte  bërë jetën e një murgu.

Me që i kishin ardhur mend ishte larguar përsëri pranë njerëzve të tij për të rishijuar jetën njerëzore.

Ka edhe mendime të tjera shkencor dhe jo shkencor. Fakti është se  gorillat prej disa muajve po banonin në  atë shtëpi, duke shijuar në xhungël edhe jetën  natyrale të majmunëve, por edhe komoditenin e njerëzve.

-    Duhet t’i ketë shkuar letra djalkës atje në qytet.- e nisi bisedën gorilla me telekomande në dorë.
-    Lëre djalin në punën e tij,- iu përgjigj gorillesha duke qëruar një banane.
-    Pse? Ai e ka për detyrë të na ndihmojë .Ne e rritëm.
-    Boll po na ndihmon. Qe kur filluam të jetojmë në këtë shtëpi ty të është prishur mendja. Dëgjoje gruan tënde, e mos u bë si disa njerëz që nuk i pyesin gratë. Mos u merr me punët e tyre se janë të vështira. Ne jemi majmunë brez pas brezi dhe nuk mund të krahasojmë jetën tonë me njerëzit.

-    Kush të tha se dua të ngatërrohem me njerëzit?! Unë kërkoj qe komuniteti ynë të organizohet për të bërë një jetë sa më të mirë. Po i  kërkoj ndihmë  Njegos, siç e quajnë tani njerëzit djalkën tonë. Në  jetën e re është bërë më i dutur se ne, duke lexuar libra. Unë po i respektoj dituritë e fituara pranë njerëzve.
-    Ti kujton se nuk ke punë me njerëzit!? Eh unë e mjera, për burrë qe kam! A e ke pyetur  ndonjëherë veten, se  si njerëzit  do të lenë ty të bësh organizime në dëm të tyre?!

-    Unë kërkoj të mbroj vetëm të drejtat e komunitetit tonë.
-    E cilat janë këto drejta si pas torollakes tënde?

-    Të organizohemi, që të shpërndajmë më mirë punët, të ruajmë dhe të mirëadministrojmë pasurinë në xhungël, të…
-    Lëri përrallat!
-    Pse përralla. A po i sheh me sytë e tu në televizor se sa bukur janë organizuar njerëzit.

-    Televizori ta prishi mendjen.
-    Ti je kokë shkëmb dhe nuk merr vesh nga kjo jetë,- dhe gorilla i nervozuar hapi derën dhe me hap të ngadaltë, duke u tundur sa majtas e djathtas, duke bërë gër-vërr me veten, u fut në thellësi të xhunglës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat