Ndërron jetë poeti francez Yves Bonnefoy

Libra

Ndërron jetë poeti francez Yves Bonnefoy

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 10:44
Yves Bonnefoy

Yves Bonnefoy, një nga poet më të shquar modern francez, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, bëjnë të ditura mediat franceze.

100 e më shumë libra të tij janë përkthyer në 30 gjuhë të ndryshme të botës, shkruan BBC.

Ai po ashtu njihej si përkthyes në versionin francez të veprave të autorit William Shakespeare.

Stili i tij ishte surrealist në një shkallë, por ai kërkonte që të shmangte paqartësitë, të cilat i izolonin lexuesit e tij nga çdo botë tjetër.

I lindur në vitin 1923 në Tours, ai po ashtu njihej edhe si kritik i artit, i cili kishte shkruar me mjeshtëri, si për Pablo Picasso, Alberto Giacometti dhe Piet Mondrain.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat