10 thëniet që do ju shtyjnë të lexoni libra më shpesh

Libra

10 thëniet që do ju shtyjnë të lexoni libra më shpesh

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 23:34
Ilustrim

Librat e mirë, si miqtë e mirë, janë të rrallë por të sjellin kënaqësi dhe janë besnik.

Ata hapin mendjen tuaj dhe u inspirojnë të ndryshoni jetën tuaj dhe botën rreth jush.

Gjithmonë mund të gjeni zgjidhje të mrekullueshme për problemet e juaja tek ta, dhe njëkohësisht e zhytni veten tuaj në një botë plotësisht të re idesh.

Libri i duhur mund të iu motivojë dhe t’ua jap shtytjen që keni nevojë për të vazhduar.

Për ata që janë të dashuruar kokë e këmbë me literaturën, këtu mund t’i gjeni disa thënie:

• Mëso dhe lexo libra seriozë. Jeta do e kryej pjesën tjetër. – Fyodor Dostoevsky

• Nëse lexon vetëm librat që të gjithë lexojnë, do të mendosh vetëm atë çka të gjithë e mendojnë. –Haruki Murakami

• Njeriu që nuk lexon libra të mirë, s’ka përparësi mbi atë që nuk mund t’i lexoj.- Mark Twain

• Leximi i librave të mirë, është sikur biseda me njeriun më të mirë të shekujve të kaluar. –Rene Descartes
• Kinemaja më e mirë është truri, dhe e di kur e lexon një libër të mirë. – Ridley Scott

• Të bëhesh i mençur duhet të lexosh dhjetë libra- por t’i gjesh ata dhjetë, ti duhet të lexosh me mijëra. – Autor i panjohur

• Të mësosh të lexosh është si të ndezësh një zjarr; çdo rrokje që germëzohet është një shkëndijë. – Victor Hugo

• Universiteti më i mirë është koleksioni i librave. – Thomas Carlyle

• Le të lexojmë dhe le të vallëzojmë – dy zbavitjet që nuk do ti bëjnë asnjëherë dëm botës. – Francois Voltaire

• Librat e mirë nuk i japin sekretet e tyre njëherësh. – Stephen King

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat