Peruroi dy monogradifi kushtuar thesarit kombëtarë në Suedi

Libra

Peruroi dy monogradifi kushtuar thesarit kombëtarë në Suedi

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 korrik 2016 Në ora: 10:29
Kryesia e punës të promovimit të dy librave kushtua thesarit kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi

Trungu ynë i lashtë, i larë me djersë, lot dhe gjak, nëntoka jonë po ri-zgjohet, prapë po lulëzon dhe gjallëron. Kjo është shenjë e qarë se Zoti ka plane me ne, dhe ne ato duhet t’i kuptojmë, pranojmë dhe zbatojmë, gjithnjë vëllazërisht dhe bashkërisht, të udhëhequr nga e Vërteta dhe Dashuria, që na mundëson këtë: T’i kthehemi vetvetes dhe të Vërtetës!

Shoqata e Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptarë “Papa Klemneti I XI Albani” pas Suedisë këto ditë për pjesëmarrësit e librit dhe dashimireve të tjere të “Guri i  Planes” në komunën e Drenasit, në rastaorantin “Bjeshka” në Rugovë të Pejës dhe në amifiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”  në Prishtinë u bë perurimi i dy vëllimeve  prej pesëqind e pesëdhjetë faqesh me titullin “Thasari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi. Këtë promovim e hapi dhe u deshiroi mirseardhje të gjithë të pranishmeve, kryetari Hysen Ibrahimi. Në vlerësimin e tij shkrimtari, publicisti dhe studiusi prof Frrok Kritaj në mes tjerash tha:”Shoqata e Shkrimttareve  në Suediapa rreth të cilit jami tubua këtu në amfiteatrin e Bibliotekës  ka të  bëjë me promovimin e dy vëllimeve me së njëmijë e pesëdhjetë faqe të botimit me titullin “Thesarit kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi”, që ditë më parë kanë arritur para lexuesve në Kosovë, sikurse edhe vëllimet tjera  të si pasuri e madhe që i shtohet literaturës shqiptare në diasporë dhe Kosovë.

Këto botime  na ofrojnë njohuri të bollshme për jetën, punën dhe aktivitetet e mërgimtarëve shqiptarë në Suedi. Kur kem parasysh këtë botim në dy vëllime, që bashkërisht përbëhen nga njëmijë e pesëdhjetë faqe të cilat na  ofrohen me dëshmi nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi të cilët bënë punë të shkëlqyer në angazhimin dhe afirmimin e bashkëvendasëve tanë me punë dhe qëndim në Suedi. Libri në fjalë përfshinë njëqin e dhjetë ngjarje  të shtrira në njëmijë e pesëdhjetë faqe, ngjarje  të shkruara nga  anëtarëve të vyshëm të Shoqatës “Papa Klimenti XI Albani” në Suedi, të cilat shërbejnë, siç do të thoshte Pjetër Bogdani “për ta mposhtur errësirën e injorancës, dhe për ta ndriçuar njerëzit anët e diturisë, të jetës. Në fakt, kujtesa që ringjallet nëpërmjet shumë librave e rrëfimeve tashmë të hapura, nuk lëshon thirrje hakmarrëse kundër të tjerëve; por, kjo thirrje i drejtohet ndërgjegjes sonë njerëzore e kombëtare për vetëdijesim. Fundja, këto botime që e pasqyrojnë punën e mërgimtarëve tanë në Suedi e më gjerë, e thërrasin ndërgjegjen tonë historike si mësuese e Jetës, për të cilën do ta thotë gjithësesi fjalën e saj, për t'i falë, por jo për t’i harruar kujtimet historike.

Këto monografi na ofrojnë njohuri të bollshme për jetën, punën dhe aktivitetet e mërgimtarëve shqiptarë në Suedi

Ngjarjet e shumëta, përkatësisht shkrimet brenda këtyre dy vëllimeve të librit pestë të “Thesarit kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi” paraqesin kujtesën e madhe brenda shqiptare në viset etnike shqiptare, përkatësisht kujtesën e ringjalljes kombëtare që kaloi kalvarin e jetës për të arritur aty edhe ku e kemi vendin – në botën europerëndimore.  

Këtë kujtesë të përjetësisë autorët e shkrimeve të librit pestë dhe gjashtë  të dy këto vëllimeve të “Thesarit kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi” e kanë regjistruar në kohë dhe në mënyra të ndryshme, zbulojnë por edhe lënë gjurmë të pashlyra në përpjekjet për të mbijetuar, gjë që edhe ia dolem të përkrahur nga SHBA-ja e BE-ja, por edhe nga faktori tjetër ndërkombëtarë.

 Libri nuk bie, libri nuk gjunjëzohet! Libri e ka fronin e tij të amshueshëm, e ai fron është i papushtueshëm nga të gjitha forcat e kësobotshme. Te e fundit, secila fushë thote në vazhdim Frrok Kristaj e jetës shoqërore, qoftë ajo politika, bujqësia, ekonomia apo kultura, i bëjnë kërkimet e veta për ta gjetur thelbin e faktorëve kompleksë e të ndërliqshëm të kohës në të cilën jetojnë e veprojnë njerëzit”.

Këto gjurmë të pashlyra ttë botuara në këto dy vëllime sot paraqesin dëshmi të përjetimeve, dëshirave e të synimeve të shpirtit tonë kombëtar. Në veçanti e ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare në Suedi dhe më gjerë, përkatësisht në librin e pesttë të “Thesarit kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi”  nuk kurseu asgjë për të dhënë kontributin e saj për të mirën e popullit dhe të atdheut.

Nga kjo del se puna dhe vepra e Shoqatës “Papa Klimenti XI Albani” në Suedi  dëshmon qartë se sa shumë mërgata shqiptare  në Suedi angazhohet në krijimin e urës lidhëse ndërmjet komunitetit shqiptar në Suedi dhe vendasve. Në fakt, botimi I librit pestë dhe gjjashtyë  të “Thesarit kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi” është vazhdimësi e librave të thesarit kombëtar që i kushtohet kontributit, angazhimit, veprimtarisë e sakrificës së bashkatdhetarëve tanë anekënd botës.  Nga kjo del se mërgata shqiptare ishte dhe mbeti pjesa më atdhetare  e  kombin shqiptar. 

Këto dy monografi  në veçanti e ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare në Suedi                                                                               

Pra, nuk thuhet kot se Shoqata e shkrimtarëve dhe Artisteve Shqiptarë  ”Papa Klementi XI Albani” është arma e zemrës dhe e mendjes së shëndoshë dhe se vlera e kësaj Shoqata matet vetëm nga atdhedashuria e anëtarëve të saj. Qëllimi kryesor i Shoqatës së Shkrimtarëve është të ndërtojë ura për ta lidhur mërgatën tonë me atdheun, por edhe për të ngritur ura në mes mërgatës tonë dhe popujve miq. Punën e madhe në ruajtjen e vlerave kombëtare, dokumentimin por edhe prezentimin si popull në një vend të zhvilluar skandinav, siç është Suedia, anëtarët e Shoqatës së shkrimtareve në Suedi këto ditë e kurorëzuan me botimin e librit pestë dyvëllimor të “Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi”, të cilin po e promovojmë sot.

Image
Profesor Mehmet Rukiqit i ndahet diploma si anëtarë ndëri

Thesarët tanë botohen duke u falënderuar sponsorëve dhe donatorëve shqiptarë në diasporë

Në fjalën e tij kushtua perurimit të dy librave prej njëmijë e pesëdhketë faqe pro. Farat Bahtiri në fjalën e ti të rastiit në mes tjerash tha:Librat  me titulllin” Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi të nummmrit pesë dhe gjashtë në tërësi përfshijnë aktivitetet dhe veprimtaritë e bashkatdhetarëve tanë në mërgatën shqiptare, e në këtë rast me theks të veçantë në Suedi në shërbim të atdheut. Para njëzet e pesë vjetësh, të pakët kanë qenë suedezët ata që kanë pasur njohuri  të pakta se ku ndodhet Kosova, dhe më të pakët kanë qenë ata që kanë pasur dijeni për problemet e Kosovës së okupuar dhe të sunduar nga Serbia. Por, ndodhi mrekullia! Ndodhi një Vis major - ishte ardhja e shqiptarëve të shkolluar, të aftë, të përkushtuar që t´i shërbejnë atdheut dhe popullit  shqiptarë.

Erdhën në trojet suedeze, gati po aq ambasadorë të Kosovës të cilët vepruan atje, duke falënderuar në radhë të parë mirëkuptimit të shtetit demokratik suedez dhe popullit të Suedisë. Ne iu përvishëm punës vrullshëm dhe Suedia e kuptoi shpejt të vërtetën për Kosovën. Shifni, tani për veprimtarin e begatshme të intelektualët shqiptarë, anëtarëve dhe jo anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi ku çdo ditë po shkruhen dhe po botohen shumë libra dhe dokumentarë duke ndriçuar ngjarjet dhe të vërtetat e kësaj veprimtarie. Mbi të gjitha qëndron libri i Thesar kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi, numrin pesë dhe gjashtë. Kur e nisëm këtë punë në vitin 2011 ne e kemi pas paraparë që t´i nxjerrim dhjetë numra me materiale e dokumente të ndryshme nga kjo veprimtari.

 “I mençuri shënon, i marri mban mend”...

Demantojnë bindjen, tezën, paragjykimin, fatkeqësisht shpesh edhe faktet dhe të vërtetën, që Shqiptarët mbajnë në mend, nuk shënojnë, nuk shkruajnë dhe nuk  dokumentojnë, gjë kjo që na ka dëmtuar shumë, na ka kushtuar tepër shtrenjtë, e kemi paguar me çmim shumë të lartë, që kanë shkaktuar edhe shumë dëme dhe mangësi

Ja! E kaluam gjysmën e rrugës! Gjer më tani i kemi botuar gjashtë numra dhe, secili numër është më i pasur se tjetri, secili numër më i mirë se i mëparshmi!  hesarët tanë botohen duke u falënderuar sponsorëve dhe donatorëve bujarë shqiptarë, të cilët me shpirtbardhësinë dhe kuletat e tyre mundësojnë botimin e këtyre librave dhe veprimtarinë  e suksesshme të Shoqatës sonë. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi është prodhuar shkrimtarëve, krijues dhe artistë të rinj! Kemi disa shkrimtarë që veprimtarinë e të shkruarit në prozë dhe poezi e kanë filluar si anëtarë të Shoqatës dhe pastaj kanë dalur edhe me tituj librash. Në numrat pesë dhe gjashtë të Thesarit kombëtar hasim edhe shkrimtarë të rinj që për herë të parë dalin me krijimet e tyre artistike. Pra, mund të nënvizoj se Shoqata e Shkrimtarëve në Suedi nëpërmjet botimit të librave të të gjitha gjinive letrare, e në mënyrë të veçantë është duke e kryer misionin e vet në mënyrë të përkyer. Dhe e tëra kjo ëështë meritë  shtetit suedez i cili shqiptarëve u ka dhënë të gjitha mundësit të cilat  ndihmuan zhvillimin e veprimtarisë letrare.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Suedi është prodhuese e shkrimtarë, krijues  dhe, artistë të rinj

Don Lush Gjergji në  vlerësimin e tij kushtua promovimit të dy vëllimeve me titulllin “Thesari Kombëtar i Mërgatës shqiptare në Suedi”  kontribut i “Shoqata të Shkrimtarëve në Suedi. Ne mund të parafrazojmë kështu: deri sa të ndodhin ngjarje kulturore dhe shpirtërore, dhe ato  shënohen me botimin, domethënë se  “Shqiptarët janë mbushë mend”, përkujtojmë të kaluarën, historinë, jetojmë me të tashmen, dhe investojmë për të ardhmen. Kjo është mënyra më e mirë për ta përballuar sfidën e madhe të mërgimit, për të jetuar me përgjegjësi, përkushtim dhe dashuri të tashmen, duke mos harruar të kaluarën dhe duke përgatitur të ardhmen më të mirë dhe më të ndritshme. “Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, në Suedi me veprimtarin e saj të suksesshme, na ka begatua dhe pasurua me këto dy vëllime, që në titull ka një plan-program, përmbajtje, kuptim dhe domethënie vërtet kulturore dhe shpirtërore.

Image
Para godinës së Bibliotekës Kombëtare në Prishtin një foto e përbashket të anëtarëve të shoqatës së shkrimtareve nga Suedia dhe të tjerë

Elementi i parë dhe pikësynues është ky: Thesari Kombëtar, në dimensionin e trefishtë, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë, si dhe në përfshirjen gjeografike, kombëtare gjithë shqiptare. Mërgata Shqiptare në Suedi, ata që ishin të detyruar nga mungesa e lirisë dhe barra e dhunës, si dhe nga varfëria dhe papunësia, t’i braktisin trojet e tyre stërgjyshore,  pa e harruar kurrë identitetin dhe personalitetin tonë të dikurshëm dhe të sotshëm. Janë “Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, në Suedi, të themeluar më 26 nëntor të vitit 2011, me synime dhe qëllime tejet fisnike, bujare, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, krijimtarisë,  traditës, kulturës, botimeve në gjuhën shqipe, si dhe njoftimi ynë me botën jo-shqiptare, pra, i botës me ne.           

“I mençuri shënon, i marri mban mend”...

Ky shkëmbim ndër-kulturor dhe shpirtëror në mes Shqiptarëve,  dhe të tjerëve, është shumë i dobishëm dhe frytdhënës, sepse përfshinë jo vetëm Suedinë, por edhe  Gjermania, Zvicra, Austria, Shqipëria, Kosova, SHBA-ja, Norvegjia e shumë vende tjera. Pra, përpos dimensionin kohor gjithëpërfshirës, edhe ana hapësinore apo gjeografike, paraqitet mjaft mirë. Ky bashkëpunim tashmë ka dhënë fryte të dukshme dhe të çmueshme, konkrete, me punë vërtet grupore dhe vëllazërore, që dëshmon që ne dimë, duam dhe mund të bashkëpunojmë, si parakusht jetësor dhe përplotësim vëllazëror. Paraqitja e tyre me emrin “Papa Klementi XI Albani” kësaj jete, pune dhe veprimtarie të palodhshme dhe të vazhdueshme i jep shije dhe domethënie të veçantë, krijon besueshmëri dhe bashkëpunim me botën e kulturës dhe të qytetërimit evropian, na paraqet ne në mënyrë të dinjitetshme dhe shumë pozitive. Puna, paraqitja dhe botimet e tilla dëshmojnë dy gjëra tejet të rëndësishme:  rrënojnë dhe demantojnë bindjen, tezën, paragjykimin, fatkeqësisht shpesh edhe faktet dhe të vërtetën, që Shqiptarët mbajnë në mend, nuk shënojnë, nuk shkruajnë dhe nuk  dokumentojnë, gjë kjo që na gjatë historisë na ka dëmtuar shumë, na ka kushtuar tepër shtrenjtë të cilat i kemi paguar me çmim shumë të lartë, që na ka shkaktuar edhe shumë dëme dhe mangësi. Thënia popullore thotë: “I mençuri shënon, i marri mban mend”.

Image
Don Lush Gjergji

Shqiptarë mos u ndalni, mos u lodhni, mos u ngatërroni, sepse metodologjia juaj është e drejtë dhe mirëfilltë

Për këtë historia jonë është ende nëpër arkiva të botës, e copëtuar dhe cunguar, me interpretime të llojllojshme, sipas parimit: “Pa histori nuk ka as ardhmëri”.  Që Shqiptarët janë të mirë vetëm individualisht, por jo edhe si popull, bashkësi, sipas asaj thënie tejet të hidhët dhe pjesërisht edhe të vërtetë: “demantojnë bindjen, tezën, paragjykimin, fatkeqësisht shpesh edhe faktet dhe të vërtetën, që Shqiptarët mbajnë në mend, nuk shënojnë, nuk shkruajnë dhe nuk  dokumentojnë, gjë kjo që na ka dëmtuar shumë, na ka kushtuar tepër shtrenjtë të cilën e kemi paguar me çmim shumë të lartë, gjë që na ka shkaktuar edhe shumë dëme dhe mangësi. Këto dy vëllime dhe botime të cilat i promovuam, me materiale mjaft interesante dhe të rëndësishme tha Don Lush Gjergji, janë pasqyrë shumë e mirë  dhe dëshmon bindshëm që së fundi ne Shqiptarët, pasardhësit e Ilirëve dhe Arbërorëve të dikurshëm,  jemi të vendosur dhe të përcaktuar për të shkruar, shënuar dhe dokumentuar ndodhitë, ngjarjet, rrethanat, njerëzit, përvjetorët, pra, për t’i dhënë hapësirë dhe përkrahje  historisë, rrënjëve tona, si dhe krijimtarisë, kulturës dhe artit, që na fisnikëron, bujaron dhe vëllazëron me njëri-tjetrin dhe me botën bashkëkohore.

Kjo për mua është shumë domethënëse, se po e rimarrim vetveten dhe hapin, pas vonesave dhe harresave shekullore, duke ecur përpara në këmbë tona, me mendje dhe zemra tona. Përgëzoj Kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi, në krye me Hysen Ibrahimin-n dhe bashkëpunëtorët  e tij për këtë “Sofër” kaq të pasur dhe llojllojshme të vlerave dhe virtyteve historike dhe aktuale, për punime dhe shënime, krijimtari dhe shtrirje gjithë shqiptare, me urim dhe falënderim:  Shqiptarë kudo që jeni përpara, mos u ndalni, mos u lodhni, mos u ngatërroni, sepse metodologjia juaj është e drejtë dhe mirëfilltë. Emri që e bartni me nderim dhe përkushtim, “Papa Klementi XI Albani” është dhe mbetet një ndër figurat me madhore të popullit shqiptar, tash së bashku me “Nënën Terezë Bojaxhiu” dhe me “Martirët Shqiptarë” në krye me Imzot Vinçenc  Prennushin. Trungu ynë i lashtë, i larë me djersë, lot dhe gjak,  po zgjohet, prapë, po lulëzon dhe gjallëron. Kjo është shenjë e qarë se Zoti ka plane me ne, dhe ne ato duhet t’i kuptojmë, pranojmë dhe zbatojmë, gjithnjë vëllazërisht dhe bashkërisht, të udhëhequr nga e Vërteta dhe Dashuria, që na mundëson këtë: T’i kthehemi vetvetes dhe të Vërtetës! Gjatë këti muaji promovimeve të këtyre dyveprave do të behen edhe nnë Ulqin dhe Mitrovicë.

Në këtë promovime me fjalet e tyre u paraqiten edhe pjesëmarrsit dhe mysafiret nga Kosova, Shqipëri dhe diaspore. U ndanë deshmi për anëtaret e nderi dhe mirënjohje për poezi  me të mira të ekzekutuara e të tjera...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat