Në Viti u promovuan tre libra të rinj të autorit Marjan Sebaj-Sopit

Libra

Në Viti u promovuan tre libra të rinj të autorit Marjan Sebaj-Sopit

Nga: Aziz Zuka Më: 2 tetor 2016 Në ora: 14:54
Njera nga tri veprat e promovuara “Dritë Shprese” e autorit Maarjan Sebaj-Sopi

Në Viti, para një numri të madhë të aderuesve të fjalës së shkruar u përuruan tri  vepra të autorit-shkrimtarit dhe veprimtarit Marjan Sebaj-Sopit : “  Dritë Shprese”, “Njeriu në mes Lirisë dhe Përgjegjësis” si dhe “Jehona e Folesë  II”,  kjo e fundit në  bashkëautorësi me historianin  vitias Nazif Laçin, janë titujt e tri veprave të shkrimtarin Marjan Sebaj-Sopi, që u propovuan në këtë ngjarje kulturore .

I pranishëm në këtë ngjarje kulturore ishte edhe kryetari I Komunës  së Vitisë  Sokol Haliti icili  në fjalën e tij vlerësoi lartë krijimtarinë dhe opusin letrar të autorit. Kurse Vikari i Ipeshkvisë së  Kosovës,  Dom Lushë  Gjergji ndër të tjera,  tha se te gjitha ata që shkruajnë,  janë shërbëtorë të së vërtetës dhe dashurisë.

E shkrimtari  dhe  redaktori  Muzafer Ramiqi, paraqiti një kumtesë të librit “Dritë Shprese” ,  ndërkaq, Dr.  Don Mikel Sopi foli për librin “Njeriu në mes Lirisë dhe Përgjegjësisë”,  aty ku autori ka pasqyruar historinë tonë kombëtare dhe jetën e tij personale. Kurse, veprimtari  dhe shkrimtari  Isak Ahmeti,  i bëri një vlerësimë  veprës “Jehona e Folesë II”. Sipas tij,  autorët në  faqet e këtij libri,  kanë bërë një botim të plotësuar për ngjarjet dhe njerëzit  e historisë të cilat i referohen Rajonit të Anamoravës.

Më pas, koautori Nazif Laçi, shprehu mirënjohje për të gjithë  ata që ndihmuan  në botimin e veprës “Jehona e Folesë II”.  E veçanta e këtij promovimi,  ishte momenti kur autori Marjan Sebaj Sopi  lexoi para auditorit,  një  poezi të përzgjedhur të krijimtarisë  së tij letrare. Në këtë  ngjarje  kulturore,  të organizuar nga Drejtoria e Kulturës në Viti, u vlerësuan  lartë  veprat e propovuara,  pasi  ato shfaqinë  kontributë të çmuar në fushën e letërsisë, historisë e monografisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat