Përgatituni të shpenzoni në nëntor nëse jeni të apasionuar pas kuzhinës, jo vetëm për të blerë librin e ri të Renato Mekollit, por edhe përbërësit e recetave të tij, edhe pse kuzhina e mirë bëhet edhe me përbërës të thjeshtë dhe chef Renato e ka dëshmuar që i pëlqejnë edhe recetat e thjeshta bio. Megjithatë ai është gjithashtu edhe një mjeshtër i kombinimeve të rralla dhe shijeve ekzotike. Kështu që ju do zgjidhni vetë, e rëndësishme është që libri që e ka paraprirë disa herë me deklaratat e tij, po bëhet gati dhe recetat e para do të dalin në nëntor.
“Në Nëntor...Recetat e librit tim të parë! Me më të mirët. Nga shtëpia botuese Dudaj”, shkruan ai.
Nëntori nuk është zgjedhur rastësisht, duke qenë që atëherë organizohet Panairi i Librit. Botuesja Arlinda Dudaj dhe autori i këtij libri Chef Renato kanë zgjedhur ta promovojnë ndoshta në Panair duke pritur edhe shifra rekord shitjesh.
Me ç’kuptohet provat e kërcimit në Dance with me nuk e kanë penguar aspak Renato Mekollin të vazhdojë punën me librin që është duke u bërë gati…përgatisni tavolinën!