Dhjetë femrat që shkruan me emra burrash

Libra

Dhjetë femrat që shkruan me emra burrash

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 13:15
J.K. Rowling

Në historinë e letërsisë janë shumë shkrimtare femra që kanë shkruar me pseudonime burrash. Ka disa arsye përse ato zgjidhnin të fshiheshin nën emrin e një burri, duke nisur nga paragjykimet për shkak të gjinisë, apo faktin që terreni letrar ka qenë gjithnjë i dominuar nga burrat. Më poshtë kemi zgjedhur 10 shkrimtare femra që hynë në letërsi me pseudonime burrash duke nisur nga Louisa May Alcott e deri tek J. K. Rowling.

Motrat Brontë

Sot ato konsiderohen si romancierët më të mira të jo vetëm të kohës së tyre. Janë tre motrat Charlotte, Emily dhe Anne Brontë që në fillimet e krijimtarisë së tyre zgjodhën të shkruanin me emrat Currer, Ellis dhe Acton Bell. Charlotte ka shpjeguar se të zgjedhurit e shfaqjes së tyre të parë publike me pseudonime meshkujsh , kishte të bënte me faktin se donin të shmangnin paragjykimet jo vetëm ndaj tyre si femra, por edhe ndaj letërsisë që kishin shkruar.

Louisa May Alcott

Shkrimtarja Louisa May Alcott është e njohur më së shumti me romanin «Gra të vogla». Ajo zgjodhi emrin A.M. Barnard për të shkruar thrillera letrare, një lloj letërsie shumë pak e njohur në fund të shekullit të 19-të. Dy vjet para se të shkruante librin «Gra të vogla» ajo botoi nën pseudonim romanin «Një dashuri e gjatë dhe fatale»,në qendër të së cilit, ishte një histori dashurie e errët. Pseudonimi i saj sekret do të zbulohej nga librarja Leona Rostenberg në vitin 1940.

Amantine Lucile

Emrat 1Aurore Dupin E lindur në Paris më vitin 1804 Amantine Lucile Aurore Dupin është e njohur për lexuesin me emrin George Sand një nga emrat më të rëndësishëm të letrave franceze të shekullit të 19-të. Me një elegancë gjithë letërsia e saj ishte një kritikë ndaj sistemit në të cilën jetoi duke nxjerrë në pah anët negative. Ajo kujtohet sot dhe për jetën e saj të shfrenuar, duke jetuar krejt e lirë në një shoqëri që vuante ende nga konservatorizmi, me një jetë të lirë seksuale e duke pirë cigare në publik.

Mary Ann

Evans Mary Anne (Marian) Evans (22 nëntor 1819 – 22 dhjetor 1880) e njohur me emrin letrar George Eliot është shkrimtare, gazetare dhe përkthyese angleze, një nga emrat kryesorë të letrave në epokën viktoriane.Ajo është autore e shtatë romaneve, të cilat dallohen për një depërtim të guximshëm psikologjik. Mary vendosi të shkruante nën emrin e një burri, e bindur pasi vetëm kështu, shkrimet e saj do të merreshin seriozisht. Ajo nuk donte të përfundonte si ato femra që guxuan të shkruanin me emrat e tyre, shkrimet e të cilave mbetën në sirtarët e shtëpive të botimit, apo në dhomat e tyre të shkrimit. Ajo donte që zëri i saj të dëgjohej, edhe pse mund të ishte i fshehur nën trupin e një burri. Një tjetër arsye pse ajo përdori një emër burri për ta vendosur në librat e saj, ishte edhe për të mbrojtur jetën private dhe për të parandaluar një sërë skandalesh që ndoqën më pas lidhjen e saj me George Henry, me të cilin jetoi më shumë se 20 vjet. Në vitin 1872, ajo u konsiderua si një romanciere e shkëlqyer.

Violet Paget

Gjatë fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit XX, Violet Paget e njohur me pseudonimin Vernon Lee e lindur më vitin 1856 në Francë nga prindër britanikë, ishte një nga shkrimtaret më prodhimtare të kohës. Një udhëtare e jashtëzakonshme ajo u përpoq ta shkrinte udhëtimin në librat që shkroi, duke futur dhe elementë të fantastikoshkencores.

Karen Blixen

Shkrimtarja e njohur daneze Karen Blixen , autore e librit «Udhëtim në Afrikë» një libër i shkruar me kujtime gjatë kohës që jetonte në Kenia përdori disa pseudonime gjatë karrierës së saj si shkrimtare.NJHë nga pseudonimet e saj më të njohura ishte Isak Dinesen. Një tjetër emër letrar i saj është dhe Pierre Andrézel.

Katharine Burdekin

Dhe pse kishte botuar disa vepra që ishin pritur mirë nga publiku në vitin 1920,më vonë ajo do të botonte disa romane nën emrin e Murray Constantine. Romani i saj «Swastika Night» (1939), është një qëndrim i fortë feminist ndaj realitetit. Identiteti i saj i vërtetë u zbuluar nga profesori dhe autori Daphne Patai në vitin 1980.

Alice Bradley Sheldon

E njohur si shkrimtare fantastikoshkencore, nën emrin e James Tiptree Jr., Alice Bradley Sheldon ka një karrierë dhe si artiste pamore dhe kritike arti. Në një intervistë ajo do të shprehej se «të shkruaje nën emrin e një burri do të thoshte se ishe e maskuar mirë, e ndjeheshe e sigurtë».

June Tarpé Mills

Emrat 2E lindur në Brooklyn në vitin 1912 , ajo do ta niste karrierën si ilustruese pas studimeve në një shkollë prestigjioze arti . Më vonë ajo nisi të shkruante pjesë komike nën emrin e Tarpé Mills. Në vitin 1941, ajo krijoi Miss Fury, librin e parë komik të parë për femra shkruar nga një femër. Ajo konsiderohet si një nga pionieret e para të personazheve me kartona.

J.K. Rowling

Një nga shkrimtaret më të njohura të kohës sot, J.K Rowling zgjodhi të vendoste inciale përpara mbiemrit, duke e lënë të paqartë për një kohë të gjatë gjininë e saj. Kjo, pasi ajo nuk donte të paragjykohej nga lexuesi, pasi një grua që shkruan thriller për adoleshentë mund të paragjykohej. Ajo lindi më 31 korrik të vitit 1965 në Bristol. Fama e saj është e lidhur me serinë e romaneve për Harry Potter, që i ka shkruar me pseudonimin e J. K. Rowling (ku «K» qëndron për Kathleen, emrin e gjyshes), e cila është arsyeja se pse shkrimtarja është identifikuar si Joanne Kathleen Rowling. Pas martesës në vitin 2001, emri i saj ligjor është Joanne Murray.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat