"T’u lexojmë që të lexojnë”, nisma që bëri për vete të rinjtë

Libra

"T’u lexojmë që të lexojnë”, nisma që bëri për vete të rinjtë

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 16:58
Adi Krasta

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë mirëpriti nxënësit e klasës së 12-të të Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë, në takimin letrar ”T’u lexojmë që të lexojnë”, nismë e Shtëpisë Botuese “Pegi” e mbështetur nga Ministria e Kulturës, me pjesëmarrjen e veçantë të Adi Krastës.

Si një nismë që synon nxitjen e leximit te të rinjtë, Krasta kishte përzgjedhur për t’u lexuar të rinjve veprën ”Mosmarrëveshja: Shqipëria përballë vetvetes” të Ismail Kadaresë, vepër të cilën ai e cilësoi si ”doktrina e munguar”.

Në vijim të takimit, në formën e një leksioni të hapur, nxënësit u prezantuan me mënyrën e funksionimit të Bibliotekës, procesin e regjistrimit, shfrytëzimin e materialeve me vlerë të fondit të saj, të sallave të leximit, të aksesimit të shërbimeve online që ofron Biblioteka Kombëtare përmes faqes së saj zyrtare, si Katalogët online, Katalogët e digjituar, Biblioteka digjitale, e-Bibliografi, etj. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat