“Pushteti” i Blendi Fevziut shet 1 mijë kopje në dy ditë

Libra

“Pushteti” i Blendi Fevziut shet 1 mijë kopje në dy ditë

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 16:10
Blendi Fevziu

Panairit të librit nuk i ka munguar asnjëherë si vizitori i rastësishëm edhe dashamirësi i të lexuarit. Të rinjtë e kryesisht nxënësit e studentët përbëjnë edhe blerësin kryesor, që këtë vit vijnë të shtuar në numër.

Kontribuesit e të bërit të lexuarit pjesë të përditshmërisë, si të letërsisë së përkthyer edhe asaj shqipe, janë edhe autorët. Prania e tyre në stendë bën që njerëzit të kenë edhe një arsye më shumë për të blerë një libër të nënshkruar dhe shpesh herë i shoqëruar edhe me një foto të çastit.

 Blendi Fevziu: “ E shton shumë vëmendjen e publikut sa lexuesit vijnë vetëm për të marrë librin, ka lexues të tjerë që vijnë dhe për të takuar autorin, ka lexues që tërhiqen rastësisht nga prania e autorit.”

E përkthyer në shifra, përgjatë të mërkurës dhe të enjtes, kopjet e shituara të “Pushteti” i Blendi Fevziut e kanë kaluar shifrën e 1 mijë.

Blendi Fevziu: “Çdo libër vlen të lexohet.”

Edhe pse është ende herët të bëhet një parashikim se cili do të jetë libri më i shitur, autori më i preferuar, botimi më i mirë, pasi fundjava është ajo që shënon edhe pikun e frekuentimit, shkrimtarët dhe shtëpitë botuese kërkojnë nga organizatorët të ofrojnë lehtësi dhe orientim të lexuesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat