Në kuadrin e shënimit të 37-vjetorit të larimit të Nënës Terezë, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në pranin e dashamireve të librit dhe adhuruesve të Nënës Terezë solemnisht u shënua data e dhjetë dhjetori, ku u bë dorëzimi i Çmimit Nobel, përkatësisht u shënua 37-vjetori i larimit të Nënës Terezë me çmimin Nobel për Paqe. Kjo datë ishte kur për herë të parë u laureua një shqiptar me Çmimin Nobel. Tani dihet se Nëna Terezë është nobelistja e parë në botë që u shenjtërua. Po ajo është edhe autorja e parë shenjtëreshë në botë e uratave, që do të thotë se ajo e shenjtëroi edhe lutjen, e shenjtëroi lutjen që ne na gjason me poezinë.
Njëherësh, Nëna Terezë është simboli i Nënës së parë në botë që u shenjtërua. U shenjtërua Nëna që lind, rritë dhe edukon bezet e reja. Motrat e nderit pjesëtare të ‘Misionareve të dashurisë” pas Nënës Terezë e cila ishte dhe ka mbetur përgjithmonë shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare, që u ngrit në një figurë të një shenjtore për të gjithë njerëzimit. Me shpalljen e Nënës Terezës shenjtëreshë-me katër shtator të këtij viti, ajo u ngrit në eterin e mbarë njerëzimit pa dallim feje, race apo etniteti. Për këtë edhe mund të pohohet se ndër personalitetet më të ndritur që pati njerëzimi, ishte figura e Gonxhe Bojaxhiut - Nëna Terezë. Me këtë rast u promovua edhe vepra e Frrok Kristajt me titullin “Si e njoha Nënën Terezë”.
Nëna Terezë ishte, është dhe do të mbetet simboli i Nënës së parë në botë që u shenjtërua
Në fjalën e tij profesorit, shkrimtarit - Pren Buzhala rreth librit me titullin "Si e njoha Nënën Terezë" në mes tjerash u tha:” Ky autor, gazetar, shkrimtar gjatë veprimtarisë se tij letrare ka botua tri vëllime kushtuar Nënës Terezë dhe veprimtarisë së saj humanitare e bamirëse të cilat ndërlidhen me emrin e saj. Në këtë libër ka shkrime të autorit, që arrin në mbi njëqind e dhjetë njësi, siç janë artikuj publicistikë, shkrime nga puna si ajo gazetareske, kronika, raporte, lajme, intervista, pastaj poezi, kumtesa dhe shkrime tjera me karakter studimor e monografik. Ky vëllim, i cili u botuar dhe u promovua sot në vitin e shenjtërimit të Nënës Terezë quhet Shën Tereza, vjen i ndryshëm dhe i veçantë nga shumë vëllime të tjera. Më shumë se dyzet e pesë autori të librit me shkrime autoriale shquhet si njeri i kulturës në cilësinë e organizatori, në cilësinë e përgatitjes për botim të almanakëve dhe në cilësinë e organizimit të shumë sesioneve shkencore e tribunave shkencore, kushtuar personaliteteve të shquara ilire, arbërore e shqiptare. Andaj, të ky vëllim e gjejmë përgjigjen aq të thjeshtë e aq të dokumentuar: Si e njoha Nënën Terezë. Janë shtigjet e gazetarisë ato që e kanë shtyrë Frrok Kristajn që ta gjejë rrugën e takimit e të intervistës me bijën më të shquar shqiptare a me Nënën e botës, sikundër thuhet për Nënën Terezë. Andaj si dihet, gazetaria në dekadat e përparshme nuk ishte ajo që bëhet nëpër kabineteve, apo pranë kompjuterit, mbyllur në një lokal a zyre. Jo. Ajo ishte një gazetari tejet dinamike.
Nënën Terezë, që në shkrimin e parë “Bijtë e “Rilindjes” i quan bijtë e mi
Andaj, të gjitha këto vëllime i gjejmë te ky vëllim që u promovua sot, në mesin e lexuesve tha në vazhdim të fjalës së tij prof. Buzhala- na vjen si një shkëputje ecejakesh e fragmentesh të shkëputura nëpër kohë te një varg shkrimesh. Kësisoj, kjo aventurë takimesh e njohjesh me Nënën Terezë, evokohet që në shkrimin e parë “Nëna Terezë: e cila “Bijtë e ‘Rilindjes” kombëtare i quajti bijtë e mi”. .
Përveç evokimit gazetaresk, ndërthuren edhe ngjarjet e kohës, ku përshkruhen angazhimet e autoriteteve të larta shtetërore e kishtare, me gjithë pengesat që ato atëherë u sillnin lëvizjet e gazetarëve. Dhe gazetarët, me shumë përpjekje, arrijnë të kontaktojnë e zhvillojnë intervista me Nënën Terezë e afirmuar në relacionin ndërkombëtare. Kësisoj, ky vëllim vjen me shkrime të larmishme zhanresh nga gazetaria, publicistika, reportazhi, kronika, lajmi e deri te zhanri poetik, dhe nga kumtesa e artikulli tjerë shkencor e deri te eseja, e shkrimi kritiko-letrar e recepsionisteve.
A ndaj, mjafton të përmenden jo pak vlerësimet e angazhime të kësaj Nëne për shpëtimin e Kosovës, të njohura botërisht. Vijnë artikuj me karakter studimor, si “Viset etnike shqiptare- toka të shenjta të shenjta të krishtera”, si dhe kumtesa të gjera me gërshetime të rëndësishme dokumentare, si “Shoqata humanitare bamirëse “Nëna Terezë’” apo “Nëna Terezë” – sofër e popullit të Kosovës
Shenjtëria më të madhe për një populli është t’i hiqen prangat e skllavërisë kombëtare
Ky Libër me titullin”Si e njoha Nënën Terezë” të lexuesit vjen si një homazh i bukur kushtuar në vitin e shenjtërimit të Nënës Terezë. Në leksikun e krishterimit, në liturgjinë e krishterë, ekziston koncepti për personin e shenjtë, që ngërthen forcë të jashtëzakonshme hyjnore e shpirtërore: që bën mrekullia shëruese a mrekulli bamirësie në dobi të Njeriut e të Njerëzimit.
Së këndejmi, autori Kristaj jep dëshmitë e tij për të dy këto vlera ilir-arbërore-shqiptare ndër mileniume e shekuj. Ai me këtë libër e nderoi dhe lartëson këtë figurë edhe nëpërmjet vargjesh të njëzet poezive. Në të vërtetë, krishterimi e legjitimoi martirizimin si veprim dhe si sakrificë njerëzore kundër padrejtësisë skllavopronare, politike a kundër forcave shtypëse.
Dhe nuk ka shenjtëri më të madhe që një populli t’i hiqen prangat e skllavërisë kombëtare deri te heqja e prangave të skllavërisë dhe varfërisë.
Autori i këtij libri është në shtegtim me shkrimin dhe me angazhimet e tij. Të gjithë jemi pjesëmarrës në këtë shtegtim-pelegrinazh, për ta çliruar sa më shumë këtë hapësirë nga muret dhe prangat, çfarëdo ofshin ato. Libri është në shërbim të këtij humanizmi të thellë njerëzor, kombëtar e gjithsesi kulturor.
Nëna Terezë ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare, që u ngrit për gjithë njerëzimin
Në fjalën e tij përfundimtari autori i librit Kristaj pasi i përshëndeti të pranishmit tha:” Së të gjithë ne që jemi tubua këtu sot për ta shënua 37-vjetorin e larimit të Nënës Terezë me çmim Nobel për Paqe. Pra, u dashtë të kalojnë 37-vjet që Nëna Terezë të shenjtërohet dhe kështu u bë nobelistja e parë në botë e këtij shpërblimi. Po ajo është edhe autorja e parë e uratave të lutjeve në botë që u shenjtërua, që do të thotë se ajo e shenjtëroi edhe lutjen, e shenjtëroi uratën që ne na ngjason me poezinë. Nga kjo del se Nëna Terezë ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare, që u ngrit në një figurë të një nënoje që të shenjtërohet për të gjithë njerëzimin. Libri me titullin “Si e njoha Nënën Terezë” e cila u promovua në Bibliotekën Kombëtare përbëhet nga takimi i parë i autorit të librit me te, pastaj mbi njëqind e tridhjetë shkrime për Nënën, mbi tridhjetë shkrime për aktivitetet kulturore dhe njëzet poezi kushtua kësaj nëne. Në këtë promovim edhe Avdullaj Zeneli foli për librin, autorin dhe kontributin e Nënës Terezë, kurse Shaqir Hoti i cili u bie njëzet e katër veglave muzikore me frymë për të pranishmit ekzekutoi melodi me fyell për të cilat u përshëndet me duar trokitje.