9 metoda për të mos harruar ato që keni lexuar

Libra

9 metoda për të mos harruar ato që keni lexuar

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 22:12
Ilustrim

Sipas Business Insider, metodat e listuara më poshtë janë të dobishme që të mos i harrojmë ato që kemi lexuar sidomos nëse jemi në sezon provimesh. Këto metoda i vijnë shumë në ndihmë studentëve, që ata të mund të kujtojnë me lehtësi numrin e madh të faqeve të lexuara të librave universitarë.

1. Si fillim hidhini një sy tekstit

Ideja në këtë fazë është të anashkaloni procesin e leximit. Kjo metodë do ju ndihmojë të mbani mend gjërat e veçanta pa u futur thelë në tekst.

2. Mbani shënime mbi faqe

Mos lexoni kurrë pa patur një laps në dorë. Në brendësi të tekstit do të gjeni fjali të rëndësishme që mund t’i vijëzoni poshtë për t’i kujtuar më lehtë.

3. Bëjini pyetje vetes në lidhje me materialin

Në këtë mënyrë ju do mund të nxirrni idenë kryesore të asaj që lexuat duke ndërvepruar me tekstin.

4. Imagjinata, lidhja, përsëritja

Memoria është një proces me disa faza. Faza e parë është imagjinata. Mund ta rrisni memorien tuaj duke imagjinuar veten në një situatë të ngjashme me atë që po lexoni. Faza e dytë është lidhja e asaj që doni të mbani mend me diçka që ju e keni të lehtë ta kujtoni. Faza e tretë është përsëritja e asaj që mbani mend nga materiali. Kështu ju do e keni të ngulitur në kujtesën tuaj.

5. Rrëfejani informacionin të tjerëve

Nëse mund ta kryeni këtë fazë atëherë ju e keni nënshtruar informacionin që donit të mbanit mend. Duke ia rrëfyer të tjerëve jeni të sigurt ne atë çfarë thoni.

6. Lexojeni me zë të lartë

Zëri i lartë bën që ajo që keni thënë të jetë e qartë për memorien tuaj. Kjo strategji mund të funksionojë më së miri kur keni disa gjëra kyçe që doni t’i mbani mend.

7. Do ishte mirë që informacioni të ishte në letër

Sipas një studimi për provimin e memories, personat që e kanë informacionin që duan të mbajnë mend në celular, e kanë më të vështirë për ta kujtuar atë që kanë lexuar.

8. Mos mësoni përmendësh

Është humbje kohe të mësoni çdo gjë që përmban faqja. Përpiquni të mbani mend konceptet kryesore duke i mësuar me logjikë.

9. Përdorni diagrame ose shigjeta në tekst

Duke përdorur shigjeta ose diagrame për të përmbledhur ato që keni lexuar do mund t’i mbani mend më mirë gjërat kryesore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat