Frankfurter Rundschau: Ky roman i Kadaresë është më aktual se kurrë

Libra

Frankfurter Rundschau: Ky roman i Kadaresë është më aktual se kurrë

Nga: Fitim Dika Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 17:05
Ballina e romanit Gjermanisht

Të shkruash në diktaturë: Frikë, përndjekje. Romani autobiografik i Ismail Kadaresë, Muzgu i Perëndive të Stepës (gjermanisht: Die Dämmerung der Steppengötter) tregon jetën e autorit shqiptar në institutin moskovit letrar Maksim Gorki, shkruan fillimish prestigjiozja gjermane Frankfurter Runschau.

Si jetojnë dhe punojnë shkrimtarët në sisteme totalitare? Romani autobiografik i Ismail Kadaresë “Muzgu i Perëndive të Stepës”, merret me përgjigjen e kësaj pyetje. Në Shqipëri ishte i njohur që nga koha e rinisë, ku në 1958 shkoi për studime në institutin letrar në Moskë, Maksim Gorki.  Në shkollën elitë për shkrimtarë, autorë dhe gazetarë ai do bëhet dëshmitar i një fushate të ashpër kundër Boris Pasternak, që nuk ju lejua të marrë çmimin NOBEL. Kadare kthehet në Tiranë në 1962, për të shkruar romanet e para që menjëherë u përkthyen edhe në gjermanisht.

Në Bashkimin Sovjetik ekziston cenzura dhe duhet të shkruash vetëm ashtu si të urdhëron partia, në rast të kundër ke emrin e tradhtarit ose llagëpin-‚Juri Gontscharoë!‘. Nën pushtetin e Hrushovit, Kadare gjithmonë e më tepër do shikohet si i dyshimtë. Ky roman na paralajmëron për rrymat e vjetra dhe të reja totalitare dhe andaj libri është shumë aktual edhe sot e kësaj dite./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat