Katërvjeçarja ka lexuar mbi njëmijë libra

Libra

Katërvjeçarja ka lexuar mbi njëmijë libra

Më: 16 janar 2017 Në ora: 07:38
Daliyah Arana

Daliyah Arana nga Shtetet e Bashkuara, që është katërvjeçare, ia ka dalë të lexojë më shumë se njëmijë libra.

Para se të mbushte tre vjet, ajo e ka lexuar librin e parë të ilustruar dhe që atëherë nuk e ka ndaluar këtë pasion.

Lexoi më shumë se njëmijë libra edhe pse shumë e vogël

Nëna saj e ka regjistruar në një program përmes të cilit fëmijët lexojnë shumë libra para se të hyjnë në shkollën fillore. Mirëpo, Daliyah e ka bërë këtë shumë më herët. Për këtë arsye, e ëma Haleema i ka shkruar një letër Kongresit të Bibliotekave, ku i ka treguar titujt dhe shifrën e librave  që i ka lexuar e bija.

Për këtë arsye, vogëlushja është shpallur si Bibliotekistja e Ditës dhe ka pasur mundësi që të vizitojë të gjitha kthinat e ndërtesës dhe të qëndrojë në sektorin e fëmijëve. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat