“Ekskomunikimi si histori e fshehur” format e komunikimit ndër ilirë, të arbërve dhe të medies shqipe, libër i prof. Dr. Milazim Krasniqi

Libra

“Ekskomunikimi si histori e fshehur” format e komunikimit ndër ilirë, të arbërve dhe të medies shqipe, libër i prof. Dr. Milazim Krasniqi

Më: 25 janar 2017 Në ora: 22:54
Kopertina e librit

Libri i prof. dr. Milazim Krasniqit “Ekskomunikimi si histori e fshehur”, është për studentët dhe  për gazetarët të cilët duan të hulumtojnë dhe të thellohen në studimet për format e komunikimit ndër ilirë, arbërve në mesjetë dhe të medies shqipe. Libri ka 224 faqe dhe  redaktor është prof dr. Sali Bashota, sikurse recensues është prof dr. Haqif Mulliqi.

Autori librit, prof. Dr. Milazim Krasniqi është ligjërues, poet, dramaturg, publicist dhe komentues politik. Ka qenë njëri ndër protagonistët kryesor të komunikimit publik në rezistencën e shqiptarëve të Kosovës në vitet e 90-ta dhe aktivist në strukturat e poltikëbërjes në procesin e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Atëbotë ishte intervistuar dhe cituar shpeshherë herë nga gjigantet mediatike botërore: BBC, CNN, Zëri i Amerikës, Evropa e Lirë, RTK, RTV 21, RTSH, TV Klan, etj, dhe nga mediume rajonale të shkruara dhe elektronike. Si komentues politik ka marrë pjesë në shumë programe e debate televizive.

Prof. Dr. Milazim Krasniqi  aktualisht është profesor i asocuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë.  Ligjëron lëndët:  Hyrje në gazetari I;  Hyrje në gazetari II;  Histori e gazetarisë evropiane;  Histori e gazetarisë shqiptare; Hyrje në letërsi;  Hulumtimi i gazetarisë së shtypit.

Ka shkruar afër 30 libra që përfshijnë poezi, romane, drama dhe studime. Është autor i tekstit universitar Hyrje në Gazetari dhe mentor i shumë studentëve të nivelit master. Ka një numër të punimeve akademike të botuara në revista vendore e ndërkombëtare. Ka prezantuar kumtesa në sesione të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë Kosovës.

Akterët e ekskomunikimit përgjatë historisë

Autori, në librin “Ekskomunikimi si histori e fshehur” ka shkruar:” Vlera e të mësuarit të kësaj historie të gjatë, e përshkuar nga ekskomunikimi i gjatë i gjuhës shqipe dhe folësve të saj, ka ta bëjë edhe me kohën në të cilën edhe ne po jetojmë. Kombi shqiptar ende trajtohet me stereotipat e ngulitura nga akterë që e kanë zbatuar diskriminimin dhe ekskomunikimin e shqipes dhe të shqiptarëve ndër shekuj. Fjala vjen, Kosova e sotme është shteti i vetëm në Evropë që e ka të ndaluar lirinë e lëvizjes së lirë. Paragjykimet për shqiptarët janë të rrënjosura në mendësinë e shumë grupeve sociale dhe elitave anekënd kontinentit tonë. Mezi pritet të bëjë ndonjë paudhësi ndonjë shqiptar, që etiketa për prirje kriminale t’i ngjitet gjithë kombit. Prandaj, duhet të mësojmë jo vetëm kush kanë qenë akterët e ekskomunikimit përgjatë historisë, por edhe kush sot mbështetet edhe më tutje në stereotipat që ata kanë prodhuar në përpjekjet e reja që kombin shqiptar dhe kulturën e tij ta mbajnë nën kontroll dhe t’ia imponojnë një kompleks inferioriteti të pashërueshëm. Si minimum, pa dalë nga kjo shtjellë e stereotipave të rrënjosura, është e pamundur të rehabilitohet historia e vërtetë e ilirëve, si njëri nga popujt më të vjetër dhe më domethënës të Evropës. Ndërsa, pa rehabilitimin e historisë së tyre, e cila shqiptarët e sotëm do t’i prezantonte si njërin nga kombet po ashtu më domethënëse në truallin evropian, për kontributet mijëravjeçare për kontinentin tonë e njerëzimit në përgjithësi, është e vështirë që të shpalosen edhe vlerat e reja të kultivuara në gjuhën shqipe nga shqiptarët, veçmas në kohën e globalizmit, që është gllabërues i gjuhëve, kulturave dhe identiteteve të brishta. Ne na duhet t’i zbulojmë e kultivojmë rrënjët tona, që të mbahemi në këmbë edhe në kohërat më të turbullta që mund të vijnë”. Ka shkruar prof dr. Milazim Krasniqi.

Përmbajtja e librit “Ekskomunikimi si histori e fshehur” përbëhet nga: KOMUNIKIMI (ME GOJË E PA GJUHË) NË PERIUDHËN ILIRE;  Shtrirja gjeografike e Ilirisë antike; A shkruan ilirët në gjuhën e vet; “Hipoteza gjeografike” duhet të rishikohet; Hipoteza institucioneve – me më shumë përparësi; ILIRIA (DHE JETA E SAJ E HIJSHME) PARA PUSHTIMIT ROMAK; Sa ishte Iliria pararomake një shtet i mirëfilltë; Përshkrimi i Ilirisë nga Pseudo-Skymni; Çka dëshmon Aristoteli për begatitë e Ilirisë; Shkaqet e luftës ilire-romake sipas Polibit dhe plaçkitja sipas Livit; Koloseumi si simbol i fuqisë së pushtuesit romak; Paraja si mjet komunikimi nën sundimin romak; Pasojat kulturore dhe demografike të sundimit romak; SUNDIMI BIZANTIN ILIRËT I GJETI TË GJUNJËZUAR; Hipodromi si medium i komunikimit dhe i politikës bizantine; Ikonoklazma si medium i tronditjeve fetare e kulturore; Pasojat kulturore të Kryqëzatës së Katërt (1204) dhe luftës civile në Bizant (1341-1357); SUNDIMI MESJETAR SERB: PASOJAT DEMOGRAFIKE, FETARE E KULTURORE; PERIUDHA E SHKURTËR E PËRPJEKJEVE PËR KONSOLIDIMIN ARBËR;  KOMUNIKIMI GOJOR SI MBIJETESË NË ROBËRITË E GJATA; Këngët majëkrahu si formë unike e komunikimit ndër shqiptarë; Oda si instancë e komunikimit publik; Komunikimi zyrtar me anën e kasnecëve, tellallëve dhe komunikimet e fshehta;

KOMUNIKIMI DHE MEDIET SHQIPEN NËN SUNDIMI OSMAN;

SHTETI OSMAN SI VAZHDIMËSI E PERANDORISË BIZANTINE; Paraja si mjet komunikimi nën sundimin osman; Sfondi social dhe kulturor i pashallëqeve të mëdha shqiptare; Ndikimi i kultusprotektoratëve fetare mbi kulturën dhe komunikimin shqip;

KOMUNIKIMI DHE MEDIAT NËN PERIUDHËN E RILINDJES KOMBËTARE;

NDIKIMI I LIDHJES SË PRIZRENIT MBI MENDIMIN DHE GAZETARINË SHQIPTARE;  Faktorët që ndikuan në formimin e lidhjes së Prizrenit; Fryma romantike e publicistikës së Rilindjes Kombëtare; Larmia gjuhësore si qëllim strategjik; Gazetari shqipe e mërgatave; Programi i revistës “Albania” si shembull; Mungesa e shtypit shqip në Kosovë;

MEDIAT SHQIPE NË SHTETIN E TRAZUAR SHQIPTAR (1912-1939);

TRIUMFI FINAL I GJUHËS SHQIPE NË KOMUNIKIMIN PUBLIK; Cili ishte ndikimi i mediave shqipe në këtë sfond tragjik; Dëshmitë rrëqethëse të Tucoviqit mbi gjenocidin serb; Disa nga mediat në Shqipërinë e pavarur dhe në diasporë;

GJEBNDJA E SHQIOTARËVE NË SERBI/ MBRETËRINË S.K.S./ JUGOSLLAVI (1912-1999); SERBIA E PARË DHE MBRETËRIA S.K.S. PËR SHQIPTARËRT ISHIN FERRI MBI TOKË; Projekti i Drazha Mihajloviqit dhe i Vaso Çubrilloviqit; Mediat shqipe në Jugosllavinë komuniste; Mediat në gjuhën shqipe që dolën në Kosovë në vitet 1942-1990; MEDIAT SHQIPE NË PERIUDHËN E OKUPIMIT KLASIK 1990-1999; Ndihmesa e medieve dhe personaliteteve botërore në lidhje me Kosovën; Konferenca e shtypit si formë e komunikimit publik në robëri;

TRIUMFI I DYTË (ENDE I PJESSSHËM) I SHQIPËS MBI EKSKOMUNIKIMIN);

MEDIA NË KOSOVË PAS ÇLIRIMIT NDËRMJETË LIRISË FIKTIVE DHE KONTROLLIT FAKTIK;

SHTOJCA I;

NEOKOLONIALIZIMI MEDIA ‘KOSOVAR’; Rrënjët e taktikave neokoloniale mbi mediat shqipe në Kosovë; Shija e hidhur e një përvoje personale; Mburrja mazohiste; Çfarë forme mediale na duhet;

SHTOJCA II;

TRANSFORMIMET QË SOLLËN EMRIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE;

SHTOJCA III;

DATA E NGJARJE TË RËNDËSISHME TË KOMBIT E TË MEDIAS SHQIPE; DATA E NGJARJE TË RËNDËSISHME NË HISTORINË BOTËRORE TË KOMUNIKIMIT DHE MEDIAS.

LIBRA TË BOTUARA NGA PROF. DR. MILAZIM KRASNIQI: Imazhi gri (1982); Pirg vegimi (1985), Qeshje sardonike (1987), Formula e Katonit  (1990), Kurs për pantomimë (1994), Dalja e atdheut edhe nga ëndrrat (1996); Dritë në kujtime (2008), Rigjetja e vetes (2013), Fijet e shpirtit (1998); Fotografitë e kujtimeve  (2002); Zbulimi (1990); Mos me merrni në qafë (1990); Punë Sizifi (1990), Kush i bie fyellit  (1997); Bryma e vdekjes (2001); Kosovë në ndërgjegje (2001) Monedha e Gentit (2003); Rulet rus për Ali Pashën (2004); Një Antigonë e re (2004); Kësulëkuqja e shekujve (2004); Horrat në krye të detyrës (1998); Kosova pas 22 janarit 1998 (2000; Në çfarë Kosove do të jetojmë (2008); Ankthi i vjetër në shekullin e ri ( Presionet e Serbisë ndaj Kosovës pas vitit 1999)   2011;  Soneti në poezinë shqipe (2005); Dhuna dhe qytetërimi perëndimor: Islami si fillim i historisë (2006); Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore (2007);  Hyrje në gazetari (2008); Letërsia dhe besimet fetare (2010); Nacionalizmi shqiptar (2014); E kujt është kjo kulturë (2015);  “Poezia dhe vdekja” dhe libri i fundit është “Ekskomunikimi si histori e fshehur”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat