Poezia si koncept dhe mesazh lirik

Libra

Poezia si koncept dhe mesazh lirik

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 11:15
Ballina e librit

Këto  dite doli nga shtypi dhe u promovua libri me ri i poetes  Leonora  Lokaj me titullin  “Vrapoj gjurmëve të diellit”. Sipas  recensenti Agron Sheles dhe autores së librit mësuam së:” Muza dhe  shpirti i kësaj poete, e cila nuk njeh kufij, as hapësira, por rend e rend në kërkim të së bukurës, të  përkryerës, të vlerave shpirtërore dhe atyre njerëzore, të përzgjedhjes fjalë dhe  ngritjes së tyre në art. Që në fillim ndeshesh me një mendim të konsoliduar, me një memorie që ka fituar vetësigurinë dhe  luan me fjalët, sendërton vargje dhe rilind një botë përafruese me imazhe dhe  ngjyrime që tërheqin  pareshtur.  Kontakti me këtë lloj poezie kapërcen traditën e krijuar, atë traditë që  ishte më se e domosdoshme për vetë fatet dhe kohezionin që përjetonte një popull i tërë, traditë më se e domosdoshme që siguronte risinë e mbijetesës por dhe identitetit kombëtar dhe hap tiparin e ri, atë të unifikimit dhe njehsimit me post modernizmin kohë. Shfletimi i këtij vëllimi poetik të shëtit në shumë lëndina muzash, nga agimet e mëdha plot dritë tek perëndimet e përflakura, nga inspirimet më të thella shpirtërore tek konvencionet e përplasjes me botën e jashtme, nga natyrat e gjalla plot  dritë e jetë tek dritëhijet dhe mistizmi i të padukshmes realitet, nga gjendjet e dyzuara dhe që shpesh shoqërojnë karakteret tek sentenca e reflektimit të tyre në raport me konceptin filozofik e psikologjik.

Poezia e kësaj autoreje të re dhe te vyeshme nuk mund të shmangë pjesën e dhimbshme të historisë dhe dramës që përjetoi Kosova dhe  nën këtë lajtmotiv ajo shkruan jo thjesht për të kujtuar, por apeluar që krime të tilla të mos përsëriten më kurrë. Leximi me vëmendje i poezive dhe depërtimi në brendësi të tyre, bëjnë të kuptosh mesazhin që kërkon të shprehet, idetë dhe nën idetë që përcillen, strukturimi i plotë i gjithë veprës letrare dhe boshtin poetik përshkrues. Figuracionin dhe format e sjella me kapërcimet nga thjeshtësia tek procesioni më i thellë i mendimit e bën këtë lloj arti sa intrigues po kaq  edhe inspiruese për lexuesin. I gjithë vëllimi poetik ndahet në tetë  cikle:  (Dashuria nuk ka kohë, Poezia ime nudo, Edhe lirisë i rrjedh loti,  Me thikë gris vetminë, Stinë malli, Kjo botë të çmend, Koha memece po më flet dhe Mëkati i ëndrrës), cikle që konfigurojnë edhe njëherë hapësirën dhe gamën e gjerë krijuese, larminë e sjellur, të cilat sikurse vijnë plot sharmë, figuracion, stil dhe emocion, përforcojnë jo vetëm një vepër të qëndrueshme dhe me baza letrare, por rritin ndjeshëm dhe kreativitetin krijues të autores. Pavarësisht numrit të cikleve poetike këndvështrimi letrar duke u mbështetur në metafizikën e vargjeve  përfshin tre plane kryesore: Lirika vjen si prelud shpirti dhe përcjellje emocionesh, të cilat i thurin himn ndjenjave më të sinqerta dhe dashurisë së pastër njerëzore.

“Dashuria nuk ka kohë

Pritjen murosur e lë

Mbuluar me gjethet e saj

Sy përmalluar kupton

Se të ka puthur një pranverë”

Këto vargje flasin për  atë fuqi të përbrendshme shpirti, që nuk ka as  kohë e limit, por ka veç blerimin e përjetshëm të ndjesive më kuptimplote, të syve që shndrijnë dhe errësirat më të gjata të netëve dhe për stinën e çelur në mijëra ngjyra.

Poezia si koncept i ndërgjegjes liri dhe mision i transmetimit tek e nesërmja

Për lirinë aq të kërkuar dhe djegur në shekuj, sa plagë në trup ju hapën atdheut, sa lot përmbushën lumenjtë  dhe kripën detet dhe sa shumë martirë e lanë tokën e të parëve me gjakun e tyre. Kjo është më tepër se sublime, prandaj vargjet shkruhen dhe mbishkruhen me shkronja gjaku, që të  mos shlyhen kurrë nga kujtesa e popullit dhe të mbeten përjetë në shpirtin e tij.  zbritur në shpirt” Fjalën LIRI e ruajtëm thellë

Poezia si nocion filozofik dhe përsosje e mendimit

E gjithë vepra është strukturuar dhe përfshihet nga qëllime dhe ide metafizike, të cilat autorja ka ditur t’i ndërthurë me elementët bazë jetësore e natyrale dhe të krijojë gjetje poetike, formatime këto që identifikojnë dhe stilin e saj krijues. Herë nga përditësim jetë dhe herë me çiltërsinë e mendimit ajo përqas dhe shpreh atë botë të pasur që e karakterizon, ashtu sikurse është, plot dritë dhe ndjesi, e cila bart në vetvete zërin autentik dhe të një shprese për më shumë kredibilitet premtues.

“Vrapoj gjurmëve të diellit” i autores Leonora N. Lokaj vjen në letërsinë shqipe  për të sjellë dimensionet dhe hapësirën e madhe e të pafundme të artit të saj dhe si i tillë përpos vlerave letrare që bart, vendos dhe një gur më tepër në kalanë e fonotekës tonë kombëtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat