Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor gjatë viteve 1889-1944 në prefekturen e Prizrenit

Libra

Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor gjatë viteve 1889-1944 në prefekturen e Prizrenit

Nga: Aziz Bytyqi Më: 5 mars 2017 Në ora: 10:07
U përurua libri “Shkollat dhe arsimi në Prefekturën e Prizrenit 1889-1944”

Në qytetin e Lumë bardhit , në Prizrenin e lashtësisë në vigjilje të 7 Marsit ditës së mësuesit u përurua libri “Shkollat dhe arsimi në Prefekturën e Prizrenit  1889-1944” të profesor Metë Shatrit.Në këtë përurim të librit moren pjesë profesor Universitar të Prishtinës,Tiranës e Shkodrës , deputet ,familjar të familjeve Spahiu , Xhevori dhe Fehmiu,poet,mesimdhënës të shkollave të mesme e fillore si dhe qytetar.Fillimisht para hapjes së përurimit të librit para pjesmarrësve mysafir të pranishem me një pikë muzikore doli nxënësja e shkollës së Mesme të muzikës “Lorenc  Antoni” me flaut Eda Kantarxhiu.Pas kësaj pike muzikore përurimin e librit e hapi Musa Bushrani i cili pos pershendetjeve ai shkëputi disa citate të librit si dhe foli për biografin e autorit të librit profesor Metë Shatrit.Pastaj u ftua të flaës me kumtesen e tij për librin , recenzenti i librit profesori  i Universitetit të Prishtinës  ,  prof.dr.Demë Hoti.

Libri “Shkollat dhe arsimi në Prefekturën e Prizrenit 1889-1944” i autorit Metë Shatri është hartuar e sistemuar qartë , me përkushtim e përgaditje të duhur profesionale.Qasja e autorit për hartimin e librit është zgjedhur me kujdes , e kjo vërehet edhe gjatë shtruarjes dhe trajtimit të temave.Autori i  librit ka dëshmuar një sens  e përvojë të mjaftueshme për trajtimin e temave të tilla nga fusha e historikut të arsimit . Të gjitha këto përvoja i kanë mundesuar atij që t’i shtrojë për studim dhe t’i analizojë me kompetencë profesionale temat dhe çështjet e caktuara nga fusha e arsimit në Prefekturën e Prizrenit , brenda një harku kohor prej pesë dekadash e gjysmë (1889-1944). Prof.dr.Demë Hoti tha se : - Pas gjurmimeve të vazhdueshme dhe analizave të hollësishme , autori i librit ka arritur që në Arkivin Shtetnorë të Kosovës – Fondi i mikrofilmave t’i gjejë 81 dokumen-te të mikrofilmuara me listat emërore të nxënësve dhe dokumente të tjera pedago-gji-ko-didaktike të shkollës së parë shqipe të Prizrenit (1889).Në fund profesori Universitar njëherit recenzenti i librit Demë Hoti  para të pranishmëve tha se : - Konstatimet e theksuara më lart i mbështesim mbi punën e pakursyer të autorit në hulumtimin e dokumenteve arkivore dhe fakteve e materialeve të tjera burimore që janë paraqitur , sidomos në kapitullin e dytë dhe të shtatë të librit,autorit i uroj jetë të gjatë e të lumtur dhe suksese.

Image

Pastaj nga udhëheqësi i këtij manifestimi aqë madhështor u ftua me kumtesen e tij prof.dr.Fevzi Berisha, ai nuk u eksagjerua shumë port ha se, autori i librit ka bërë një punë kolosale i cili ka dëshmuar një sens e përvojë të mjaftueshme për trajtimin e temave të tilla nga fusha e historikut të arsimit.Me gjithë materialet dhe temat e shumta që janë shtruar, autori i librit respekton kriteret e metodologjisë profesionale për hulumtime të çështjëve të tilla nga fusha e historikut të arsimit.Dorshkrimin e karakterizon një gjuhë e pastër , e rrjedhshme dhe e pajisur me larmi fjalësh e shprehjesh të zgjedhura.Mendimet  e  autorit janë të artikuluara drejt dhe të kuptueshme për lexuesin.Një vlerë të veçantë e kanë edhe komentet autoriale lidhur me dokumentacionin arkivor të hulumtuara , e sidomos për atë që publikohet tani për herë të parë,Në fubd prof.dr.Fevzi Berisha autorit i dëshiron jetë të gjatë dhe suksese.

Vertet në këtë manifestim aqë madhështor të këtij promovimi të librit për arsimin e viteve 1889-1944 ku po promovohej në vigjilje të 7 Marsit të vitit 2017 në qytetin e dative historike me praninë e shumë pjesmarrësve i dhanë jehon këtij libri aqë të qëlluar për breza e breza me radhë që do ta lexojnë si dhe me kumtesa të profesorëve Universitar kushtuar këtij libri.

Më radhë u ftua me kumtesen e tij redaktori i librit profesori Bajram Shatri.Jamë i priviligjuar që jamë redaktor i këtij publikimi me vlerë shkencore dhe shoqërore.Ishte kënaqësi të jem redaktor meqë Meta këtij studimi iu ka qasur në mënyrë kritike e shkencore në vazhdimësi sipas periudhave të caktuara kohore prej vitit 1889 deri në vitin 1944.Autori me këtë publikim e pasuroi fondin library shkencore të individëve dhe institucioneve kulturore e shkencore të Kosovës.Për Prizrenin si një ndër qendrat më të zhvilluara të Kosovës , një qytet me një histori  aq të lavdishme dhe të bujshme, një qytet me traditë të gjatë arsimore .

Autori ka arritur me së miri qëllimin që i ka vënë vetes në këtë punim.Autori ka shfrytëzuar më së miri shënimet dhe dokumentet e shumta , të mbledhura në Arkiven e Kosovës dhe në Arkiven Ndërkomunale të Prizrenit  si dhe në studimet e botuara.Me vizita kërkimore të realizuara në institucione  të ndryeshme ai jep të dhëna dhe fakte që krijojnë tablonë e zhvillimit të arsimit , me mjaft vështirësi , në periudhën e viteve 1889-1944.Meta vjen me një vepër madhore që vlen jashtëzakonisht shumë për studijuesit , pedagogët ,studentët , historianët , ekspertët e politikave arsimore dhe të gjithë të interesuarit e tjerë që duan të njohin ecurinë dhe perpjekjet e një populli të tërë për të ruajtur dhe zhvilluar arsimin kombëtar si mjet mbijetese në kushtet në të cilat e vendosi historia.Në fund profesori njëherit redaktori i librit Bajram Shatri i uroj shëndet dhe jetë të gjatë duke i dëshiruar dhe shpresuar që të vazhdoi përmbylljen e projektit Arsimi dhe Shkollat në komunën e Prizrenit.

Image

Gjatë këtij manifestimi  u ftua  Arsim Fehmiu i biri i Ibrahim Fehmiut dhe vëllau i aktorit botëror Bekim Fehmiut.Ai para të pranishmëve shpalosi shumë kujtime dhe foli rreth librit të autorit i cili me punen e tij shembull dhe tani në moshë të shtyer e qiti në dritë këtë liber shkencore për Arsimin e viteve 1889-1944. 4 Marsi i vitit 2017 do të jetë ditë e veçantë  për promovimin e librit të Zhvillimit të  Arsimit në Prefekturen e Arsimit në Prizren të viteve 1889-1944, në këtë qytet historik e kombetar.Pasi që unë jamë edhe më i vjetri i familjeve Spahiu,Xhevori dhe Fehmiu mu dha rasti që të flas para të pranishmëve dhe për autorin i cili ka bërë një punë shumë madhështore ku do ta kenë edhe shumë e shumë gjenerata të ardhëshme këtë liber në duar,unë autorit i dëshiroj jetë të gjatë e të lumtur dhe suksese.Pastaj para se të  merr fjalën krejt  në fund autori ,u ftua nxënësja e shkollës së muzikës “Lorenc Antoni”nxënësja Viola Leta ta interpretoi një pikë muzikore me flaut

Në fundë si zakonisht nëpër promovimet e librave I takon fjala edhe vetë autorit.Pra para të pranishmëve u ftua autori i librit “Shkollat dhe arsimi në Prefekturën e Prizrenit 1889-1944” profesori Metë Shatri. Ai pos pershendetjev që i pershendeti të gjithë të pranishmit një pershendetje të veçant ia bëri drejtoreshes  së shtëpisë botuese “KOHA” Flaka Surroit për kontributin e dhënë për librin.Gjithmonë , në jetën e njeriut , para se të fillohet një punë , së pari krijohet një motiv i caktuar , e pastaj vihen në levizje mekanizmat e tjerë.Që në fillim , do t’i përmend shkurtazi tri pika nxitëse , të cilat më kanë motivuar e më kanë bërë për vete që t’ia filloj punës për hartimin e këtij libri.E para është karakteri i pathyeshëm i mësuesit Shkodran Mati Logoreci dhe ngulimi i tij për hapjen dhe mbajtjen gjallë të shkollës së parë shqipe në Prizren.

E dyta shpjegimet dhe kujtimet që i kisha ruajtur nga rinia ime e hershme, të cilat lidheshin me rrefimet e kusheririt të parë të familjes sime , Halil Sylë Shatri (i lindur në dekadën e parë të shekullit të kaluar) si dhe pika e tret kureshtja ime për ta zbërthyer edhe analizuar kuptimin e mirfilltë të togëfjalëshit “Tri ditë Shqipni”që e kishim dëgjuar aq shpesh në odat tona.Lexuesit të këtij libri , le t’i mbetet që ta vlerësojë se  a ia ka vlejtur ky angazhim.Autori foli edhe më tej duke i falenderuar të gjithë për ndihmen e dhënë që ky liber të dalë në dritë.Pas përfundimit të promovimit të librit po thuajse të gjithë e moren nga një ekzemplar libri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat