A të bën të zgjuar e të ditur leximi i librave?

Libra

A të bën të zgjuar e të ditur leximi i librave?

Nga: Sali Leka Më: 18 mars 2017 Në ora: 08:42
Sali Leka

Kam botuar katër libra dhe lexuesit e arsimuar, të kulturuar i kanë pëlqyer poezitë dhe tregimet dhe kanë kërkuar të botoj libra të tjerë.

Nga shpërndarja e librave në Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Librazhd, Pogradec, Korçë, Fier, Vlorë jam njohur me shumë lexues të apasionuar me dëshirë dhe vullnet të aftësuar për letërsinë dhe kulturën njerëzore shembullore.

Kurse shkrimtarët nuk lexojnë, dhe nuk njihen me njëri-tjetrin.

Unë i njoh shkrimtarët e Shqipërisë se u lexoj librat e tyre.

Unë kam lexuar dhe lexoj librat e shkrimtarëve të Europës dhe të botës. Librat e shkrimtarëve Suedez, Norvegjez, Çek, Slloven,  Austriak, Belg, Hollandez, Zviceran, Francez, Italian, Spanjoll, Portugez, Rus, Gjeorgjian, Armen, Rumun, Serb, Bullgar, Grek dhe shkrimtarë Aziatik, Amerikan, Kanadez, Meksikan, Kubanez, Kolumbian, Brazilian, Argjentinas, Kilian, Australian, Arab, Iranian, Indian, Egjiptian, Algjerian dhe Kinez, Japonez, Korean, Vietnamez, Birmanez, Nepalez, Kamboxhian, Tailandez, Filipinas, Sudanez, Libian.

Njeriu bëhet mendimtarë i kulturuar, filozof i ditur erudit i plotësuar, i aftësuar duke lexuar dhe studiuar me pasion, vullnet dhe me vision vitalitet libra me tregime dhe ngjarje që kanë ndodhur, në jetën njerëzore, mbarë botërore, dhe jo duke shkruar ngjarje personale, dhe duke u mbyllur në guaskën e mendimeve të tij.

Duke mos ditur, çfarë ka ndodhur në botë, çfarë kanë shkruar filozofët, shkrimtarët, psikologët dhe teologët për jetën njerëzore, qindra shekullore, nuk mund të bëhesh shkrimtarë i tregimeve të mira të mrekullueshme të dobishme.

Fatkeqësisht në Shqipëri shkrimtarët dhe gazetarët nuk lexojnë librat e shkrimtarëve të tjerë, edhe të atyre që nuk jetojnë, por vetëm shkruajnë broçkullat, proçkat dhe gëlbockat e tyre personale me sajime dhe trillime të rëndomta nga mendja e tyre e skremuar, e mykur, nga mos leximi i librave të mrekullueshme të dobishme.

Leximi i këtyre librave të mahnitshme të vitalizon shpirtin, të gjallëron trupin, të shëndosh dhe të viganizon mendjen, të ripërtërin, të rinon, por edhe të iradon psiqikën dhe llogjikën edhe kur ke arritur moshën 85 vjeç, të bën të ri 25 vjeç dhe të freskët flladik, aromatik nektarik.

Në kohën e diktaturës enveriste u ndalua me ligj leximi i librave të shkrimtarëve të botës, me pretekstin se janë libra të verdha, të padobishme për njeriun e ri që ka formuar partia dhe shoku Enver. Kështu shkrimtarët dhe gazetarët 46 vjet kanë lexuar vetëm librat e Enverit, të Marksit, Leninit dhe Stalinit të kuq.

Kurse pas vitit 1967, u ndalua edhe leximi i librave fetare Bibla, Ungjilli, Kurani. Mosleximi i këtyre librave ishte masakra më e tmerrshme, më e llahtarshme e diktaturës mizoriste, antihumaniste, antifetare, dhe antidemokratike.

Në vitin 1961 unë shkrova dhe paraqita për botim librin e parë me titull: “JETA MERRET NË KOMPLEKS“ por nuk e botuan dhe më thanë: partia i ka caktuar shkrimtarët dhe gazetarët. Mos shkruaj Sali Leka se nuk i botojnë, por unë nuk ndalova, shkrova dhe paraqita për botim 2 libra në vitin 1962 dhe 2 libra në vitin 1963, por edhe këto katër libra nuk i botuan.

Unë vazhdova përsëri të shkruaj dhe në vitin 1966 paraqita për botim 5 libra, në vitin 1967 5 libra dhe në vitin 1968 edhe 5 libra të tjerë në shtëpinë botuese Naim Frashëri Tiranë. Edhe këto 15 libra me poezi dhe tregime të mrekullueshme nuk i botuan dhe më kërcënuan. Mos Sali Leka, mos shkruaj libra se do të burgosin njëzet e pesë vjet. Partia dhe shoku Enver i ka caktuar, zgjedhur, privilegjuar dhe emëruar shkrimtarët e artit revolucionarë të realizmit socialist dhe janë Dhimitër Shuteriqi, Llazar Siliqi, Aleks Cali, Andrea Varfi, Fatos Kongoli, Ismail Kadare dhe të tjerë të përkushtuar për revolucionin, komunizmin dhe marksizmin.

Ty Sali Leka librat e tua i ka daktilografuar në makinë shkrimi redaktori Dhimitri Fullani. Mos i jep tani e tutje shkrime dore redaktorit Dhimitri Fullani se nuk e lejojnë me i shtypur në makinë librat e tua dekadente, mikroborgjeze reaksionare dhe degjeneruese, për njeriun e ri socialist që ka formuar partia dhe shoku Enver.

Kurse unë censuristëve zuzaristë obskurantistë u fola, u tregova: Shkrimtarët, nuk caktohen, nuk zgjidhen, nuk emërohen as nga Enveri dhe partia, as nga Ahmet Zogu dhe monarkia, as nga Hitleri dhe borgjezia, as nga Stalini dhe Rusia.

Shkrimtarët mendimtarët dhe guximtarët humanistë modernistë, demokratë të betuar lindin dhe rriten, duke mësuar, duke dëgjuar çfarë ka ndodhur, duke i lexuar me vullnet dhe duke shkruar si mendimtarë me admirim dhe vitalitet ashtu si i lind Zoti. Guximtari i lindur eposik nuk bëhet kurrë frikacak skurrik. E pse? Sepse e ka lindur Zoti guximtarë eposik dhe ashtu do të jetojë fisnik, kreshnik dhe do të vdesi besnik teuratik.

Njeriun që e lind Zoti mendimtarë me psiqikë me llogjikë të shkëlqyer iradike, filozofike, apostolike, nuk bëhet kurrë i paditur, injorant obskurant, as naiv regresiv, negativ, destruktiv, por akoma më shumë diturohet, filozofohet me betim, ibadin vital, edhe kur e hedhin në mjerim, dikskriminim  dhe përsekutim vandalist monstruozist.

Mos e cënoni redaktorin e talentuar të kulturuar Dhimitri Fullani, intelektualin mendimtarë filozof i lartësuar, humanist modernist, i përkushtuar, i betuar se ashtu e ka lindur Zoti dhe ashtu do të jetojë, do të punojë dhe do të kontribojë për letërsinë humaniste, moderniste eposike historike.

Redaktori Dhimitri Fullani bashkë me shokët dhe shoqet e mia letrare shembullore, në 20 Mars 1967 kanë filluar duke daktilografuar poezitë dhe tregimet e librave të mia. Këta redaktorë të talentuar shembullorë të kulturuar, duhen vlerësuar, ndihmuar dhe shpërlblyer, por drejtori i shtëpisë botuese Naim Frashëri me urithkit e tij më thanë: Ty Sali Leka shkrimtari dhe poeti reaksionarë , dekadent mikroborgjez bashkë me redaktorin Dhimitri Fullani dhe shokët dhe shoqet e tua, që daktilografojnë poezitë e tua, lirike erotike teuratike, do të burgoseni të tërë nga 25 vjet burg në Spaç dhe Burrel. Kurse unë për të mbrojtur redaktorin besnik Dhimitri Fullani, që punonte edhe jashtë orarit edhe natën duke u lodhur për të shtypur në makinë shkrimi poezitë dhe tregimet e librave të mia e rraha fort drejtorin zuzarist narcizist, duke e zvarritur, ngjeshur dhe përplasur nëpër korridoret dhe muret e shtëpisë botuese “Naim Frashëri“ Tiranë.

Më shpëtuan pa i rrahur katër gazetarë gelbock, zgërdheck të jargosur që i puthnin prapanicën me buzët e tyre të pista drejtorit monstruozist, i rezilosur.

Katër gazetarët nuk arrita me i rrahur se u fshehën nëpër zyra dhe mbyllën dyert nga brenda.

Pastaj shkova në policinë e Tiranës dhe i tregova: Nga viti 1961 dhe deri tani në 1968, kam dërguar për botim në shtëpinë botuese “Naim Frashëri“ 20 libra me nga 300 deri në 350 faqe. 20 libra me poezi dhe tregime të vëreteta, të mrekullueshme, të dobishme për jetën njerëzore të shekullit 20, por nuk i kanë botuar, gelbockit e të ligave mizore.

Këta gelbock dhe urithk skurrik të përshtirosur kanë shkelur dhe shtypur me këmbët e tyre shtrembalucke, punën e madhe kolosale, për të mirën dhe dobinë kombëtare shqiptare, të redaktorit brilant Dhimitri Fullani atdhetarë konseguent i betuar, letrarë elokuent i shkëlqyer, i kulturuar. Dhimitri Fullani intelektuali humanist modernist i përkushtuar i betuar, por duan ta burgosin dhe ta mbyllin në biruckat e skëterrit zgërdheckit, spekullantët dhe intrigantët e shekullit 20.

Unë shkrimtari Sali Leka eposik, teuratik e kam rrahur fort drejtorin e shtëpisë botuese “Naim Frashëri“ dhe do ta rrah për së dyti drejtorin urithk skurrik kur të dal nga burgu.

Mbasi dëgjuan fjalët e mia të vërteta hetuesi dhe operativi i sigurimit e thirrën urgjentisht drejtorin e rrahur si gomari në duhan, drejtori erdhi në hetuesi, por fjalët që i tha hetuesit dhe operativit të sigurimit, unë do ti tregoj ditë tjetër në një shkrim me shumë kujtime edhe për shokët dhe shoqet e tjera daktilografiste humaniste moderniste, por edhe fisnike, besnike dhe guximtare eposike vitale viganike.

Kurse sot e kam obligim të theksoj: Ditën e 20 Marsit 1967 e kam festuar çdo vit me shokë dhe shoqe me lexues të kulturuar, me intelektualë dhe specialistë të aftësuar.

E kam festuar me shumë vullnet, gëzim, vitalitet dhe admirim si dita shembullore, e paharruar si dita triumfatore njerëzve humanistë të admiruar, modernistë të përkushtuar, demokratë, guximtarë të betuar për drejtësi mbarësi dhe mrekulli me blerim dhe shkëlqim.

Tani jemi në muajin Mars 2017 dhe do ta festoj 50 vjetorin e kësaj dite të paharruar, Jubileun eposik 20 Mars 1967-20 Mars 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat