Një vepër dramatike për Nënën Terezë që është lutur për ne dhe për të tjerët...

Libra

Një vepër dramatike për Nënën Terezë që është lutur për ne dhe për të tjerët...

Nga: Tefik Selimi Më: 8 qershor 2017 Në ora: 14:21
Ballina e veprës në fjalë

Abdullah Zeneli (1952), është poet, prozator, dramaturg dhe editor i Shtëpisë Botuese “Buzuku” në Prishtinë. Është njëri nga intelektualët e dalluar të jetës kulutore. Me kohë ka kryer studimet e larta në Fakultetin Filologjik në Universitetin e  Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Ai nga viti 1973 ka punuar në Shtëpinë Botuese "Rilindja", duke kontribuar në përhapjen e librit shqip kur qenia shqiptare ishte nën trysninë e tmerrshme të diktaturave së një kohe.

Abdullah Zeneli, shkrimtar prishtinas, ka bashkëpunuar në shtypin dhe periodikun shqiptar. Ka botuar poezi, tregime, proza të gjata e krijime të tjera. Kohës së fundit, ai ka botuar tri drama. Njëra prej tyre është “Nëna lutet për ne” - me temë Nënën Terezë, e cila temë është aktuale jo vetëm për kohën sot, por aktuale do të jetë për të gjitha kohërat e njerëzimit.

Një Nënë të tillë shqiptare, si Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë, “jeta” asnjëherë nuk do ta lind më. Ajo lindi për t’mos vdekur kurrë në zemrat e popujve skamnorë. Ishte një humaniste e madhe e jetës njerëzore. Figura e saj, si nënë e si njeri humane, i ka frymëzuar me qindra e mijëra krijues të të gjitha gjinive letrare. Pse jo? Ajo bëri mrekulli të rrallë tek njerëzit e botës. E jetoi jetën në mesin e të varfërve, të cilën jetë ua fali atyre duke iu ndihmuar dhe përkrahur gjatë tërë jetës së saj. Ky ishte misioni i saj i madh dhe i shenjtë.

Prandaj, vepra e Nënës Terezë hyri në artin letrar, pikturë, skulpturë, dramë, poezi, prozë e madje edhe në fushën publicistike dokumentare. Pra, ajo u bë Personazhi më i pranuar i artistëve, shkrimtarëve dhe krijuesve dramaturgë të kësaj kohe. Në këtë mënyrë, edhe gjinia dramatike, këtë figurë madhore shqiptare nuk e ka anashkaluar, përkundrazi, e ka pasqyruar mjaft bukur jetën e saj, në vazhdimësi. Andaj, ndonëse arti dramatik është forma më e vështirë për mbarështrim, prapëseprapë, krijuesit tanë po e kultivojnë për të ndriçuar personalitetet e dalluara të jetës shqiptare.

Siç dihet, gjerë më sot, për Nënën Terezë kanë shkruar disa emra të dalluar të jetës shkrimore, siç janë: Dom Lush Gjergji, Ibrahim Kadriu, Demir Behluli, piktor, Abdullah Zeneli e shumë të tjerë.

Kësaj here, Abdullah Zeneli, shkrimtar, na vjen me veprëne tij kushtuar Nënës Terezë me titull: Nëna luet për ne”. Një vepër jo vetëm e këndshme për ta lexuar e vlerësuar, por një vepër që e kthen si të “gjallë” në këtë kohë, këtë figurë të madhe humnaste shqiptare. Nuk ka më krenari se populli ta ketë një figurë të tillë, e cila u shqua për veprimtari humaniste në tërë botën e civilizuar.

Në veprën në fjalë veprojnë disa nga personazhet. Këto pesonazhe e rrumbullakësojnë veprën e A. Zenelit, me veprimet e tyre skenike. Ngjarja zhvillohet në tri kohë: në Shkup, më 1918, në Kalkutë,më 1959 dhe Oslo, më 1979. Prologu zhvillohet jo spontanisht, por para një mase njerëzish që presin ngjarje, zhvillime dhe, vende-vende, edhe pjesë dramatike e fot të dhimbshme.

Fillohet me këlthitje njerëzish që kërkojnë ujë, ujë në momentet e fundit të jetës, në anën tjetër, gazetashitësi shpëndan gazeta në qendër të  Shkupit. Ai bërtet se është fundi i luftës botërore, fitore e aleatëve në frontin perëndimor, ku ka dhjetë  miliona të  vdekur, njëzet milionë të plagosur, të sëmurë, invalidë të përjetshëm etj.

Mandej, gazeta shkruan për luftën në Kosovë, për tmerret e luftës në Kosovë, urinë e madhe në Kosovë, kolonat e mëdha të cilat janë mbushur trenat me njerëz për Anadoll..., mandej mbahet meshë e përshpirtshme për 450-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut etj., etj. Këto janë “rrethanat” nëpër të cilat ka kaluar populli ynë shqiptar. Të duket se gjithçka po vlon, po ndjell zymtësi, ethe, parandjenjë jo e mirë apo zi tek njerëzit. Por, jo!

Kola, babai i Gonxhe Bojaxhiut, alias, Nëna Terezë, kthehet i sëmurë. Atij i shihen njolla gjaku në rrobat e përparme, sepse e kanë helmuar. Është skenë me rrënkime e dhembjeje. Ai (Kola), edhe ashtu i sëmurë rëndë, u thotë ta lëshojnë se kishte ardhur fundi i jetës së tij. Ai dergjet. Ai e do vajzën në të Bardha dhe shton që të mos e ndajë nga engjulli. “Engulli im, ma jep dorën. Ti je  bija ime...sugarja jonë e popullit tonë të shkelur..., të  varfër dhe të mjerë..., e mbanë njerëzimin... Ti je e njerëzimit, engjulli im! Lutu për mua, për ne, për të gjithë, sepse tije e pafajshme...ty Zoti të dëgjon...”(f.18).

Veprimet e dramës “Nëna lutet për ne” vazhdojnë. Janë veprime të ndjeshme dhe të dhimbshme. Në kohën e dytë, skena e tretë, përsëri njerëzit kërkojnë ndihmë tek Nëna Terezë, bija e madhe shqiptare. Ajo është personazh kryesor i veprës në fjalë. Vepron dhe dashuria e saj nuk shuhet dot ndaj masës, së cilës i ka për “borxh” t’ua lehtësojë e pakësojë dhembjet në jetë. Drama i ka efektet e saja me muzikë, herë të qetë e herë të dhimbshme. Krijohet atmosferë e gjendjes jo normale. Ka zëra rrënkimi. Skena me të papritura. Tek shikuesit krijohet gjendje e rëndë psikologjike, por dhe gjendje medituese...

Nëna Terezë “paraqitet” në skenë. Ajo mundohet ta bëj të pamundurën për t’u dalë ndihmë gjendjes kaotike të njerëzve. Një pesonazh i drejtohet Nënës Terezë: “Nënë, po ç’vlerë ka jeta ime e pasur me kaq skamnorë rrugëve të qytetit tim.. me kaq fëmijë pa njomur buztët shkrum... pa i përkëdhelur kush Nënë... se bota është e madhe Nënë...?”(f.26).

Figura e Nënës Terezë në veprën e Abdullah Zenelit paraqitet si një misionare e madhe e botës njerëzore. Ajo, në vitin 1950 krijoi rregullin e ri “Misionarët e dashurisë”, i cili më 1965 u pranua si kongrecacion papnor nën mbrojen e Vatikanit. Mandej, Komiteti norvegjez për Çmimin Nobel për paqë është i kënaqur që shënon këtë fushëveprim mbresëlënës që gjithnjë është në rritje e sipër. Ajo (Nëna Terezë) gjithnjë ka folur për paqë dhe për “gjërat” që e shkatërrojnë paqën dhe njerëzimin në përgjithësi. Sipas saj, shkatërruesi më i madh i paqës është dështimi (aborti) tek njerëzit. “Aborti është luftë e hapur, është vrasje e drejtpërdrejtë. Krim i bërë me duart e vetë nënës”.

Edhe në shkrimin e Shenjtë, pos tjerash, thuhet se, “Edhe se nëna mund ta harrojë fëmijën e vet, unë nuk e harroj!”(f.46). Sipas lutjes së Nënës Terezë, bija shqiptare, shkatërruesi më i madh i paqës është aborti. “Dhe ne, që qëndrojmë këtu, kemi ardhur në jetë me dëshirën e prindërve” (po aty f.46). Personazhi “E sëmura 1”, shton: “Nëna që shëron me buzëqeshje. Nëna ëngjëllore”. Pra, Nëna Terezë ishte e mbeti sinonim i dashurisë ndaj botës njerëzore. Ajo tërë jetën punoi duke i ledhatuar ballin e  të sëmurëve. Ajo nuk ua ndau sytë kur fëmijët patën zjarmi. Ajo gjer në mëngjez qëndroi mbi fytyrat e fëmijëve të sëmurë.

Deri sa ajo punoi për të mirëqenien e popullit, dikush ia përkujton Shqipërinë, Shkupin, Kosovën, refugjatët që ikën nga lufta e fundit 1999. Në një vend, Nëna Terezë, kur i viziton fëmijët në shtrat kah lëngojnë, ajo shton: “Pa ju jam e varfër. Unë dhe ju mund të bëjmë të bukur për Zotin dhe Njeriun”(f.59-60). Ky ishte misioni i shenjtë i Nënës Terezë, bijës së madhe shqiptare.

Edhe Elvi Sidheri, recensionist i veprës në fjalë, shton: “Shkrimari, dramaturgu, më parë sesa thjesht botuesi prishtinas, Abdullah Zeneli, qe njëri ndër ata, të  cilët e patën ndier dhe përthithur fort rrezatimin Terezian, dashurinë e pashtershme të kësaj Nëne shqiptare që lutej (edhe) për ne...”. Vërtet, A. Zeneli e kreu një borxh të madh ndaj kësaj Nëne të Madhe Shqiptare, të cilën e “ngjalli” për jetë të jetës me veprën e tij në fjalë. Aferim, autor i  veprës!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat