Rënkime zemre, për një dashuri të paharruar…

Libra

Rënkime zemre, për një dashuri të paharruar…

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 20 korrik 2017 Në ora: 11:16
Kopertina e librit

Dalëngadalë u bënë njëzetë vjet, Por tek unë ke hedhur rrënjët thellë, Jargavanët në shpirt m’i ke mbjellë vet. Dhe ngulitjen përjetësisht në shpirt, të dashurisë së parë, poetesha e nënvizon qartë në këto vargje: Thonë, dashuria e parë, është Yll në ballë, Kështu ndodh me mua, i dashur, gjer në përjetësi.

Nga ajo jetë, pse s'shkëputem dot, vallë, fajin e kam unë apo, para kohe, ike ti?: Unë, si përherë, ty do të kujtoj,Do trokas te porta e qiellit dhe për dashuri do të ftoj...

Në recesion e Vullnet Mato, redaktor dhe bisedës të cilën e zhvilluam me autoren e librit Luljeta Pashallarin e cilët bashke me shoqe e shok nga Shqipëria ishin në një promovim në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Më duhet të pohoj, qysh në fillim se në këtë përmbledhje poetike, kemi të bëjmë me një talent femëror, që zotëron një perceptim figurativ mjaft interesant për jetën, që i shpalos çiltërsisht ndjenjat e saj njerëzore, në disa dhjetëra poezi, të thjeshta e të qarta për t’u kuptuar. Autorja e librit në librin e saj ia përcjell lexuesit tingujt e një poezie, jo vetëm të çiltër, por edhe plot aromë jete, sidomos në paraqitjen e mbresave jetësore, nga lidhjet e ngushta shpirtërore me ish bashkëshortin e saj, të ikur nga jeta para kohe. Dhe këtë e bën me një lirizëm të ngrohtë e plot dhimbje, ku shpesh poezitë tingëllojnë me ndjesinë e vajeve të poetit të madh, Çajupit, për evgjeninë e tij të dashur. Në poezitë e saj, Luljeta Pashollari vizaton mbresa, që iu përgjigjen tablove të plota jetësore, me çaste intime familjare, të paharruara për dashurinë e parë e kryesore, në jetën e saj.                                                                                 

Me prit si ngaherë, më prit se do vi,
Kur të çeli manushaqja e me aromë të na mbulojë.
Unë si përherë ty do të kujtojë . 
Do trokas te porta dhe për dashuri do të ftojë.

Me puthjet e mia të zjarrta do të mbuloj,
Derisa të bjeri muzgu, deri natën vonë,
Në kraharori tim fort do të shtrëngoj,
Mallin që kam për ty ta shuaj përgjithmonë.


Të rrugëtosh në poezinë e kësaj zonje, do të thotë të ndjesh se je një grua e pushtuar nga rënkimet e zemrës, për një dashuri të madhe e të papërsëritshme për burrin. Kjo ndodh sidomos në pjesën e parë të librit të ndarë në tre kapituj. Madje, dua të nënvizoj një fakt shumë domethënës: poezia e kësaj poeteshe për burrin, merr vlera të epërme, kur mendon se ka shumë gra, të cilat, ende pa u ftohur shtrati bashkëshortor, kanë gati tjetrin ose martohen brenda vitit?! Ndryshe Luljeta, në poezitë e kësaj teme, lë të nënkuptohet, se për të ka vetëm një dashuri të madhe e të vërtetë në jetë, e cila nuk mund të harrohet, derisa njeriu të ketë frymën.

Rënkime  zemre për një dashuri të madhe

Më duhet të pohoj se në këtë përmbledhje poetike, kemi të bëjmë me një talente femëror, që zotëron një perceptim figurativ mjaft interesant për jetën, e cila i shpalos çiltërsisht ndjenjat e saj njerëzore, në disa dhjetëra poezi të thjeshta e të qarta për t’u kuptuar. Ajo i përcjell lexuesit tingujt e një poezie jo vetëm të çiltër, por edhe plot aromë jete, sidomos në paraqitjen e mbresave jetësore nga lidhjet e ngushta shpirtërore me ish bashkëshortin e saj, të ikur nga jeta para kohe. Dhe këtë e bën me një lirizëm të ngrohtë e plot dhimbje, ku shpesh poezitë tingëllojnë me ndjesinë dhimbshme të vajeve të poetit të madh Çajupit, për evgjeninë e tij të dashur. Luljeta Pashollari vizaton mbresa që iu përgjigjen tablove të plota jetësore, me çaste intime familjare të paharruara për dashurinë e parë e kryesore në jetën e saj. Të rrugëtosh në poezinë e kësaj zonje, do të thotë të ndjesh se je një grua e pushtuar nga rënkimet e zemrës për një dashuri të madhe e të papërsëritshme për burrin. Kjo ndodh sidomos në pjesën e parë të librit të ndarë në tre kapituj.                                                                                                              

Më mungon komunikimi që kishim të dy,
Më mungon fjala jote e ëmbël në telefon,
Më mungon aq sa ti nevojën time nuk ma di, 
Me mungojnë pëshpërimat e zjarrta në dashuri.

Më mungon qenia jote, oh, sa më mungon,
Më mungon aq shumë, sa zjarri gjirin ma përvëlon,
Më mungon ëmbëlsia e shikimit të çiltër në ata sy,
Më mungon aq, sa s’di si ta shuaj zjarrin në gji...”

“Vallëzo me mua, i dashur,
Mbështillmë me flakë të flakëruar,
Mes pishtarëve me dritë të artë, 
Më mbaj të zjarrtë natës zgjuar.

Gjakun në deje të shkrijmë,
Nga muzika jone e preferuar,
Afrohu pranë meje i dashur.
Kur të kam në zemër shtrënguar.”

Madje dua të nënvizoj një fakt shumë domethënës: poezia e kësaj poeteshe për burrin, merr vlera të epërme, kur mendon se ka shumë gra, të cilat, ende pa u ftohur shtrati bashkëshortor, kanë gati tjetrin, ose martohen brenda vitit. Ndryshe Luljeta, në poezitë e kësaj teme, lë të nënkuptohet, se për të ka vetëm një dashuri të madhe e të vërtetë në jetë, e cila nuk mund të harrohet, derisa njeriu të ketë frymën. Ju lutem lexojini këto vargje: Së fundi, duke mbyllur këto pak reshta për librin e zonjës Luljeta Pashollari, duhet thënë se kjo poeteshë, karakterizohet nga një frymëzim dhe punë e pandalshme, për të publikuar me poezitë e mirëpritura nga lexuesit dhe ngulmon pareshtur për rritjen e nivelit artistik të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat