Mbindërtim motesh në motive epokash

Libra

Mbindërtim motesh në motive epokash

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 30 korrik 2017 Në ora: 12:14
Dashamirët e librit në salllën e shtëpisë së kulturës në Podujevë - duke përcjell promovimin e librit “Këngë e këputur”

Libri me titullin “Kënga e këputur”, të Ramë Oracës, jehona dhe malli i të cilave legjitimohet në të tria zhanret që nuk dalin përtej tekstit në mëvetësinë e tyre, shtrihet mbi tri ligjërime këngëtimi, kallëzimi dhe deklamimi me amplituda të ndryshme dhe të mëvetësishme për secilën nga ato dhe adekuate e paraleliste me to, epokat në mote ose shkurtimi i hallit në këngën e mallit

Në sallen e shtepisë së kultures në Podujevë në pranini e  dashamireve të librit u promovua librit me poezitë, tregimet te  shkurtra apo proza poetike dhe skicat eseistike të përmbledhura në nentitullin e përbashkët “Kënga e këputur” të shkrimtarit Ramë Oracës.  Ne recesionin e Lutfi Lepajes në mes tjerash u theksua se merita e këtij poeti dhe librit në fjalë është  për  lexuesin prodhoi  ballafaqime  të medaljes, ku përjetësisht mbahen  të  fshehur fati derisa  ai te behë taksirati dhe kjo është medalja për merita që na i mohon jeta dhe na i shpërblen përjetësia. Në pjesët, njësitë tematike, në tërësinë perceptuese të këtij libri, gjithkund dominon malli që as nuk pretendon më tej por krejt këtë ta zgjidhë halli, përpos se me të shtrirë nëpër figuracion e metaforizim të plotë të lëndë, që nganjëherë edhe prek kufirin e autokurës (autoshërimit), por që në çdo kohë edhe ky gjest i poetit e ka taksativën e vet ideoartisike, ideologjike e ideomatike. Ndërmjet hallit dhe mallit pehatet pamja e subjektit poetik njësoj sa edhe ngulfatja e objektit fluid me nxitim kah perëndimi, kah ramja e perdes dhe përmbyllja e njërës medalje që quhet jetesë që me iu mshefë hënës në natën pa gjumë e cila i takon vetëm shpirtit të trazuar poetik, lirik të leximit mbi përjetimin e shkrimit. Moti shteron në gjysmën e të munguemes si obsesion dhe si përkatësi e tërësisë totale të “ik tutje ti, o mot, se mbeta pa eshtra në mishtë e epokave, o zot”. Kështu flet moti e heshtin mallkueshëm epokat në taksativën poetike të kësaj poezie. Këtë e mora si hyrje në participim me shkrimet e tri përcaktimeve zhanrore të librit “Kënga e këputur”, e  Ramë Oracës, jehona dhe malli i të cilave legjitimohet në të tria zhanret që nuk dalin përtej tekstit në mëvetësinë e tyre, shtrihet mbi tri ligjërime këngëtimi, kallëzimi dhe deklamimi  me amplituda të ndryshme dhe të mëvetësishme për secilën nga ato dhe adekuate e paraleliste me to, epokat në mote ose shkurtimi i hallit në këngën e mallit.                                                                                                                    

“Kënga e këputur”, e  Ramë Oracës, jehona dhe malli i të cilave legjitimohet në të tria zhanret që nuk dalin përtej tekstit

Pason ndarja në rrjedhime e të tri zhanreve që e komponuan librin, si të tillë, por e dekompozuan shprehjen, si Adea Aedën në individualitet të të folurit poetik të derdhur në prozaizëm endemik. Krejt ajo që ndihet dhe përjetohet si art apo si anë e artit, në këtë libër, është rrjedhojë e krijimit të shkakut, që me gjeturi frazeologjike ligjëruese i largohet pasojës dhe në këtë mënyrë del tekst i ndërtuar artistikisht. Pra në të gjithë shkrimet e përmbledhjes kemi thënie dhe domethënie të krijuara ad hok, që gjithsesi shkojnë kah shkaktimi i kureshtjes dhe vijnë prej mallëngjimit të të jetuares, të përjetuarës, nga subjekti krijues lirik, apo edhe nga ligjëruesi epik, që këtu e në raste shumë të shpeshta dalin famijlarë të poetit, sidomos tek prozat poetike, në rend të parë babai, të cilin Rama poet, babën e vet e pranon për profet.

Andaj amplituda poetike e transmeton besnikërisht plagën e humbjes së atdheut për të mos u përmbyllur ideologjikisht në rehati të mëmëdheut, si zëvendësim, që as nuk është plagë e përkohshme as shërim i pakufishëm dhe në këtë mënyrë arti poetik por edhe ai narrativ në këtë libër na del me dimensione largpamëse dhe me papajtueshmëri shkencore historike. Kur më sipër thashë librin si tërësi e përbëjnë njësitë komplementare të shprehjes artistike, por edhe që në bërthamë dhe amzë apo edhe në anamnezë përmbajnë elemente dhe cilësi të secilës dhe u komplomentuan tek poezia, tek tregimi dhe tek eseu, kam parasysh ndërthurjen e tyre në huazime komponentash e konotacionesh, në njërën anë, por edhe braktisje të asaj që parandjehet si të folur të fjalëpërfjalshëm, të metaforzuar si nëntekst por edhe si mbitekst, varësisht prej intonimit të notes në gramatikën e ligjërimit gojor, krejt si tekst i prolonguar gjatë ekspozeut dhe i determinuar në përcaktim ideor apo ligjvënës në të kuptuar pragmatik.

Në këtë botim lexuesi takon specifika krijuese atraktive, të cilat absorbohen me ëndje 

Ne vazhdim te ketij promovimi ne fjalen e tij Xheladi  Citaku kushtue vepres me titull “ Vargetimi i keputjes” ne mes tjerash tha:“ vazhdimësia, ëndrra, kënga, por jo dhe vaji. ai zgjatohet tutje në rrugët e parrugë, në horizonte të padëshiruara, në hapësira ku s`gjen dot prehje shpirti i vrarë; edhe pas kaq kohësh ai endet në eterin ku merr stimulin shtytës për ta sjellë nëpër ndërdije përjetimin e ish-kohës, për ta formësuar imazhin imagjinar të hapësirës. E gjithë kjo përmes dy linjëzimeve; kujtimit dhe vegimit, jo strikt të ndara, por fërkimtare mes tyre, që ndërlidhen në jetë dhe në vdekje. Edhe vazhdimësia emërore s`është vetëm trashëgim brezash, por edhe brengash, është si ripërtrirje e gjurmërimit të vërragënimit deri këtu, që nga Oraca; është si një linjë transmisioni tensioni të lartë emocional, që transformohet në stade kohe dhe shpërndahet në shpirtrat e rinuar. “kush je ti që po i ngjall të vdekurit m`tha shpirti im, prit mos u ngut i thash, një ditë do të fluturojmë bashkë në vendlindjen tënde”. Kështu, Rama nuk i ngjason askujt, del me fotografinë e pikturuar me ngjyra sa reale, sa ëndërrimtare, sa t`përziera në shumë nyancime vegimore. Vetëm impulset vesore të dëshirimit vijnë si palë shtresore të bartura nga Rama i parë (apo nga ai paraprak), të cilat sajojnë dimensionin e vrojtimit, jo vetëm t`sotmen, por dhe prapavajtësen.

Rrëfimtar i jetës nëpër shkallët e saj; tërësi tregimore e poetizuar që përfaqëson vetëm një individualitet përshkrues, një personalizim të mënyrës, formës, synimit: “Mat me kali” Edhe shprehshmëria shtrihet në llojshmëri, “sipas vendit-kuvendi”, sipas shenjëzimit motivor edhe mjetet shprehëse, jo vetëm verbale, por edhe t`ilustruara në portrete përshkruese që linjëzohen përmes fjalës, profilohen n`ca rreshta artistikisht, si meritorë t`momentit: “Kënga e këputur”, “In memoriam”e te tjera.

Të gjitha këto “fërkuar” për Mollën e Kuqe, n`kujtim t`mollës së kuqe, si fanar orientimi të udhëve letrare të Ramës. Këtyre rrugëve ai mbledhë ëndrra, dëshira, vese, ambicie për t`i futur brenda një titulli të caktuar. Kështu, autori i këtyre “të këputurave” këngëve, ëndrrave kapton me hapat e tij gogja terren, piketon terrenin që i duhet për të shtrirë sajimet artistike në përmasat adapte: “në këtë tokë edhe shi i zi ra e unë pritja valën e detit me të bukurën e dheut...” Rama hapëron përskaj legjendash, që ua mveshë petkun e ndodhisë reale, duke imazhuar skenën me simbolet përkatëse, ofron pamjen letrare të ambientit a subjektit që trajtohet përmes skicimit të idesë bazë në sintetizimet shprehës të përmbajtësisë së thellë. Sikur rilindet në çdo çast impulsimi shpirtëror aty ku këputshmëria zë e rrëfehet. Në këtë botim lexuesi takon specifika krijuese atraktive, të cilat absorbohen me ëndje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat