Promovohet libri “Evropa në udhëkryq – Lindja dhe ngritja e Rajhut të tretë në Gjermani 1918-1939”

Libra

Promovohet libri “Evropa në udhëkryq – Lindja dhe ngritja e Rajhut të tretë në Gjermani 1918-1939”

Nga: Bota sot Më: 9 gusht 2017 Në ora: 07:11
Zëvendës- ambasadori i Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj

Zëvendës- ambasadori i Kosovës në Berlin, Astrit Zemaj, do të promovojë sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, librin e tij “Evropa në udhëkryq – Lindja dhe ngritja e Rajhut të tretë në Gjermani 1918-1939”.

Përmes këtij libri autori sjellë studimin e gjendjes në Gjermani nga këndvështrimi politik, ushtarak dhe ekonomik, ndërmjet dy luftërave botërore, 1918-1939.

Përmes këtij libri autori sjellë studimin e gjendjes në Gjermani nga këndvështrimi politik, ushtarak dhe ekonomik, ndërmjet dy luftërave botërore, 1918-1939. Pas një studimi shumëvjeçarë, autori Astrit Zemaj (aktualisht zv. Ambasador në Berlin) arrinë të sjellë këtë libër shkencor, të dytin me radhë për lexuesit, por pse jo edhe për vetë studiuesit. 

Sipas kritikëve letrarë rëndësia e këtij studimi shkencor është trajtimi i periudhës kohore më të dëbatuar dhe kontradiktore jo vetëm në historinë e popullit gjerman, por në gjithë historiografinë gjermane. Në fakt kjo periudhë kohore njihet si faza e rimëkëmbjes dhe forcimit të Gjermanisë, e cila kishte dalë me humbje të mëdha njerëzore, politike dhe ekonomike nga Lufta e Parë Botërore.

Sipas tyre, autori i librit "Evropa në udhëkryq, Lindja dhe ngritja e Rajhut të Tretë në Gjermani, 1918-1939", me një metodologji të pasur shkencore pasqyron këtë periudhë të historisë gjermane për të cilën kishin gjurmuar edhe shumë historianë, politologë, juristë dhe diplomatë me renome evropiane dhe botërore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat